Fshati Gërdec i përgjigjet Fatmir Mediut, PD përfundon forcë e tretë

26 Qershor 2017, 15:47Politika TEMA

Partia Demokratike ka pësuar një humbje të thellë që pasqyrohet nga numërimi i më shumë se gjysmës së kutive. Një nga goditje që ka marrë partia më e madhe e opozitës ka qenë rezultati në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë.

Nga numërimi i kutisë së QV-së Nr.1560, rezulton se PD është forcë e tretë, thonë burimet për JavaNews.

Fshati i cili njihet për shpërthimin e vitit 2008 ku mbetën të vdekur 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë i është përgjigjur kështu kandidaturës së Fatmir Mediut që Basha kishte vendosur për zonën në fjalë.

Kështu nga numërimi rezulton se Partia Socialiste ka marrë 81 vota. Lëvizja Socialiste 78 vota dhe PD 71 vota. Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluar, Gërdeci ka votuar për PD-në pavarësisht tragjedisë, por në 2017 duket se fshati ka vendosur të refuzojë kandidaturën e Mediut.

1 komente në “Fshati Gërdec i përgjigjet Fatmir Mediut, PD përfundon forcë e tretë”

  1. Kapedani says:

    Po pse beheni budallenj me zor , ne zgjedhjet e kaluara ka vjedhur sa te mundin,jo vetem ne gerdec por ne gjithe Shqiperine.PD-ja po mos te vjedhi votat nuk fiton kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje