Kukan: Partitë politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve

26 Qershor 2017, 15:15Politika TEMA

Erurodeputeti Eduard Kukan bëri thirrje që partitë politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve.

Gjatë raportit paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Kukan tha se Shqipëria qëndon lart në axhendën e Parlamentit Europian dhe tregoi mbështetje për raportin e OSBE-ODIHR.

“Jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj gare që përbën një hap të rëndësishëm në procesin politik. Shqipëria qëndron shumë lart në axhendën e PE-së.

Delegacioni i PE i qëndron deklaratës së koordinatorit të OSBE-së, zotit Batelli në emër të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Dëshirojmë që rezultati të njihet nga të gjitha partitë politike.

PE mbështet kërkesën e Shqipërisë për hyrje në BE me kusht që kërkesat të plotësohen.

Thelbësore që qeveria e re të bëjë progres.

Shpresojmë që besimi dhe konfidenca në procesin politik të rivendosen nëpërmjet pjesëmarrjes konstruktive nga të gjitha partitë në parlament”, tha Kukan.

1 komente në “Kukan: Partitë politike të njohin rezultatin e zgjedhjeve”

  1. ''ai qe per 500vjt i sherbeu turkut dhe u hoq si turk,sot nuk mund te quhet shqiptar..............! says:

    FALEMINDERIT Greece,vendi ku lindi DIMOKRATIA: ora 7mbyllet votimi,7 e 1 min exitpoll nxjerre partine fituese,ne 7 e 10min partite humbese falenderojne votuesit dhe i urojne pune te mbare partise fituese.
    po c’them edhe une ,ketu ne Albanistan flitet per arabe…………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje