Shaqiri: Roma? Jam i lumtur në Premierligë

26 Qershor 2017, 17:14Sport TEMA

Mesfushori, Xherdan Shaqiri, ka përsëritur se nuk po mendon për asnjë skuadër tjetër dhe se ka ende kontratë me Stoke Cityn.

Ish lojtari i Bayern Munich e Interit kërkohet nga Roma, por 25 vjeçari thotë se momentalisht është i lumtur në Premierligë, teksa e pranoi se në të ardhmen dëshiron të luajë për një klub që garon në Ligën e Kampionëve.

“Ju dini më shumë se unë. Nuk kam dëgjuar asgjë për Romën”, iu drejtua Shaqiri gazetarëve.

“Unë kam kontratë të gjatë me Stoke dhe ndihem shumë mirë në Angli. Cdo futbollist dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Unë dua ta bëj këtë përsëri në të ardhmen dhe të ‘luftoj’ për tituj. Por unë jam i lumtur që luaj në Angli, është ligë më e mirë në botë”, shtoi shqiptari.

“Çfarë rezervon e ardhmja? Askush nuk e di. Por e përsërisë së unë jam shumë i lumtur në Stoke dhe kam një kontratë deri në vitin 2020”, theksoi mes tjerash Shaqiri, që e nisi karrierë në Zvicër te Basel.

Sezoni që lamë pas ishte i pafat për shqiptarin, që më shumë qëndronte në infermieri se në fushë – për shkak të lëndimeve të shpeshta.

Ai luajti 22 ndeshje në gjithë garat, duke kontribuar me katër gola.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje