“Anti-amerikanizmi mori në Tiranë një goditje thuajse mortale, ranë të gjithë. Rruga drejt Brukselit, e hapur...”

27 Qershor 2017, 16:03Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Antiamerikanizmi mori dje në Tiranë një goditje thuajse mortale:

Ranë me radhë të gjithë antireformistët – liderët e PD-së, gazetarë dhe analistë, redaktorë, pronarë dhe kryeredaktorë televizionesh…

Por edhe mbështetës të Athinës, Beogradit; Shkupit apo Moskes.

Por pati edhe një përfitues: për Metën votuan 800 maqedonas sllavë në Pustecit, sipas udhëzimeve të Gruevskit, sigurisht.

Këto zgjedhje i rrëzuan të dy: edhe Berishën edhe Bashën; dy kundërshtarët më seriozë të Reformës në Drejtësi.

Shqipëria e siguroi më në fund rrugën drejt Brukselit me ndihmën direkte të politikës amerikanë.

Tani, kryeministrit aktual fitues i zgjedhjeve, i bëhet vetëm një pyetje: a do të jeni në gjendje, zoti kryeministër, që bashkë me Reformën në Drejtësi të dish të koordinosh dy reformat e tjera të mëdha që i duhen Shqipërisë?

Reformën legale dhe reformën politike.

Koha ka ardhur që asnjë forcë ë brendshme nuk e ndalon dot më ecurinë perëndimore të Shqipërisë.

Nuk ka fitore, aktualisht ka vetëm angazhim solemn për reformën shqiptare drejt moralitetit në qeverisje.

Këtë presin shqiptarët.

Garancia amerikane për suksesin e saj, tani është e sigurt.

18 komente në ““Anti-amerikanizmi mori në Tiranë një goditje thuajse mortale, ranë të gjithë. Rruga drejt Brukselit, e hapur…””

  1. siciliani says:

    Ka ngelur edhe nje funderrine neper kembe Zoti Ngjela, Vangjel Dule qe PD ja beri peshqesh Vlores ne 105 Vjetorin e Pavaresise.
    Dhe Lulushi kerkon te marr votat e Patriotve vlonjate qe kane dhene jeten dhe pasurine per Shqiperine! Veprim i pamenduar mire apo provokim!!!!
    Vlonjatet e dhane pergjigjen
    Rrofte Shqiperia Etnike

    1. Lugati says:

      o take na lodhe mer burr..ke 1 vit te njejtat gjona thu..ndrroje kaseten mer burr se je bo gore ..per zoti je tu na lodh fort..po nuk te vje i cik keq per shqiptaret

  2. kombi says:

    POPULLI I DHA timonin ,me qellim qe Rama ,te mos kete asnje justifikim ,per REFORMAT . JEMI NE PRITJE .

  3. Simon Vrusho says:

    TANI TABELËS SË GJATË DO T’I PRIHEN DRUTË SHKURT…

    “Koha ka ardhur që asnjë forcë ë brendshme nuk e ndalon dot më ecurinë perëndimore të Shqipërisë.
    Nuk ka fitore, aktualisht ka vetëm angazhim solemn për reformën shqiptare drejt moralitetit në qeverisje.
    Këtë presin shqiptarët.
    Garancia amerikane për suksesin e saj, tani është e sigurt.”

    Tani do të shihet se antiperëndimori Nr.1. i mbetur, është Garr Garipi, Kryeministri, i cili as që ia ka idenë as qeverisjes normale e morale, as seriozitetit të shtetit, as reformës në drejtësi, ai që me konçesionet është tallur, aë që ka mbushur parlamentin me garipaxhinj që dinë vetëm të bëjnë gallatë me shtetin dhe t’i pinë gjakun këtij populli mjeran… Tani ai duhet rrëzuar. Shumë shpejt do të kuptohet që kryeministri me brekushe të Shqipërisë së mesme, nuk është veçse një gjysmak nga intelekti, një garrip që shartoi brekushet me T-shirt evroipiane a amerikane, një karagjoz, një instalacion shqiptar i hedhur në kuti në një ditë me vapë, me drogë, me para, me të nxehtë dhe gazep… Por tani tabelës së gjatë do t’i prihen drutë shkurt…

  4. Agimli says:

    Nuk u votua LSI ne pustec . Po punoi spiuni I sllaveve ne juglindje Guri Pejo qe eshte miku I ngushte I Kapuraneve.Korcaret jane me te zgjuar se shulet ia dhane pergjigjen .Po kjo eshte nje mesim I mire per Niko Peleshin po ka mend ti lexoje keto vota.Eshte mesim per gjithe korcaret dhe Shqipetaret.

  5. Arber Iliri says:

    Ngjela, duhet me thene se shqiptaret jane jo vetem proamerikane por edhe nje popull i mencur dhe kjo jo vetem tani, ne 27 vite kane zgjedhur me mencuri pamvaresisht manipulimeve me voten e bere nga lideret e politikes Berisha- Nano – Meta.Keta te tre kane dashur gjithmone te deligjitimojne vullnetin e popullit dhe te bejne pazar midis tyre.Respektoj mencurine e popullit shqiptar, gjithnje ka pasur tendencen per te gjetur me pozitiven ne politiken e pjerdhur te partive.
    Vizioni properendimor dhe proamerikan as qe eshte diskutuar ndonjehere si fryme e shqiptareve.Respekte per kete popull.

    1. paradoxal says:

      bravo per komentin

  6. Eri says:

    Ngjelam praoe me Daci Bao ti?

  7. boom says:

    O Tak lere Ameriken se eshte e zene me spiunin rus qe ka uzurpuar shtepine e bardhe. Kur kllouni portokalli te debohet atehere dhe amerika do te rikthehet perseri ne lider e botes dhe vlerave perendimore.

  8. asdreni says:

    Rama e mori timonin por qe te drejtosh automjetin duhet te jesh shofer . Besoj se shum shpejt si nje timonjer me pervoj do thyej qafen por ishalla vetem dhe nuk merr njeri ne qaf.

    1. boom says:

      Ha ha ha. Jane bere gjithe keta parazitet e PD-LSI-Libra per te vrare veten.

  9. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shume e sakte,Fari Balliu i kerkoi votat perfaqsuesit te komunitetit maqedonas,po porosite ishin per LSI !

  10. Paqesori says:

    Me vjen mire qe gjithe kohen ishe me syte nga perendimi dhe u mundove te na e tregoje dhe ne cfare ishte me e drejte te benim.
    U lodhe por tu shperblye ! Faleminderit

  11. Balena blu says:

    Asdren,merre me qetesi dhe dashuri,sic thote dhe miku “yne ” i perbashket.Rama s’ka patente por patente per drejtimin ne rrugen e duhur e kane 74+ deputetet e grupit parlamentar te PS-se dhea ka patente me te mire se gjykimi i ketij populli qe nuk pyet as per mua,as per ty,as per liken dhe as per Lyl-Berishen e cdo lloj langoje te ketij vendi qe kane marre daullen si puna jote mbase bejne ndonje grup “na bashkoi deshtimi popullor”?ik e bej ndonje l.shurre!

  12. rilindja ME BYTHE PERPJETE says:

    po cili antiamerakanizem or krimb po trampi u takua me lulin e jo ramen ,rama eshte takuar me erdoganin -rrofte erdogani rama

  13. Lili says:

    o spartak zeza, halla nuk e kuptuar se luli pashaporten amerikane e mori per ‘services rendus’!
    Halla nuk e ke kuptuar se Luli humbi zgedhjet me urdherin e amerikaneve!
    halla nuk e ke kuptuar se kunder ketij urdheri do fitoje imunitetin per veti ,e per Berishen!
    ma idiot se ti ne keto 27 vjete nuk kam pare…

  14. Shefi says:

    O Spartak Mavria, Greqia ka qene e eshte partnere e ShBA pa nderpreje ketu e 80 vjet. Ti kujton se ShBA ka me preference per Shqiperine se per Greqine? Lexo te pakten ndonje liber historie, mbase ka shpresa te kultivosh dijen tende te pocaqisur.
    Mendimet e tua jane copa te shkeputura pa asnje lidhje, si puna e nje “profiti”. Mundohu te shkruash dicka qe ka hyrje, levrim te argumentave dhe permbyllje. Merua te ben dem te madh qe riboton gjithe endrat e tua te cuditeshme.

  15. Pukjan says:

    Ngjela eshte antiamerikan i terbuar dhe ben diversion duke thene te kunderten! Amerika e vertete ka PD-ne favorite. Anglo-Amerikanet vonojne,po nuk harrojne! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje