Artan Fuga replikon në distancë me Henri Çilin: Dje i fuste thikën Bashës, sot i lëpin plagët

27 Qershor 2017, 12:18Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Kandidatët e opozitës që kanë humbur thonë se elektorati u ka ikur sepse është paguar dhe e ka shitur votën.

Por nuk japin asnjë rast, asnjë emër, kush bleu kë?

Ata që nuk u kandiduan kërkojnë revansh dhe lënë të nënkuptojnë se opozita humbi dhe u fundos sepse nuk ishin ata në listë.

Por nuk na sjellin asnjë njësi matëse për ta vërtetuar se elektoratit i digjej zemra vetëm për ta dhe nën këtë Qiell e mbi këtë Tokë nuk ka tjetër veç tyre.

Elektorati opozitar nëpër kafe është i trishtuar, deprimuar dhe bën hamendje se të dhëna nuk ka.

Ndjehet i tradhëtuar.

Ca bizhdila pa shtyllë kurrizore, kalorës të xhepit të tyre, grabitës të parave të publikut, që deri dje hidhnin anatema në emër të dihet se pse kundër Lulzim Bashës, sot i dalin me hipokrizi në mbrojtje atij.

Dje i fusnin thikën sot i lëpijnë plagët.

Vetë zoti Lulzim Basha deklaron se komentet do t’i bëjë pasi të dali rezultati, a thua se rezultati nuk ka dalë tashmë dhe se prej tij priten thjesht komente.

Pasivitet i pakuptueshëm diskursiv dhe braktisje e hapësirës publike pa u kuptuar se përse.

Ata që kanë siguruar vendin në Kuvend heshtin dhe nuk deklarojnë humbjen e partisë dhe fitoren e tyre personale duke marrë përsipër opozitën.

Ca prehin “thikat” për të ekzekutuar fajtorin që e personalizojnë duke mos parë nga vetja se çfarë mëkatesh kanë!

Sa thjesht t’ja veshësh vetëm një njeriu mëkatin kolektiv, pa ja hequr askujt mëkatet personale!

Dikush mund të thotë se janë çaste hutimi. Pse more çfarë është politika? Bast personal?

Po keni mbi shpatulla përgjegjësi publike që nuk mund ta dorëzoni. Jeni fëmijë të hutuar që keni rrëshkitur mbi një lëkurë bananeje mbi trotuar?

Nuk kishit një plan B, apo nuk e kishit kuptuar se po shkonit drejt disfatës elektorale!

Qindra mijra njerëz të trullosur politikisht në transmetimin absurd live të numurimit të votave.

5 komente në “Artan Fuga replikon në distancë me Henri Çilin: Dje i fuste thikën Bashës, sot i lëpin plagët”

  1. qemal says:

    Sikur do futeshe ne çader zotrote?

  2. Haka Tekizoti says:

    S’ka fat Shqipëria të kish edhe ca të tjerë si ky. Ah, ah!…..

  3. Arber Iliri says:

    A e din se si thote frangaj per kete Fugen;Ore ky k.. ka qene gjithmone por tani ka ik per lesh fare.hahahaha

  4. Laura says:

    Pse ti profesori of my ass e kishe kuptuar qe PeDe-ja po reshqiste drejt disfates elektorale??? Prandaj jargaviteshe te cadra dite e nate. Ik ore palaco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje