FAKSIMILE / Veliaj u bëri rrugën pas 68 vitesh, PS fiton 70 % të votave në Krrabë

27 Qershor 2017, 10:37Sociale TEMA
FAKSIMILE / Veliaj u bëri rrugën pas 68 vitesh, PS fiton 70 % të

Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë në njësinë e Krrabës në këto zgjedhje duke siguruar 70 për qind të votave nga 34 për qind që ka qenë rezultati në zgjedhjet e vitit 2013.

Premtimi i mbajtur i kryebashkiakut Erion Veliaj për të rikonstruktuar për herë të parë rrugën pas 68 vitesh është shpërblyer më së miri edhe në rezultatet e arritura në këtë njësi.

Brenda një kohe të shkurtër, falë investimit të kryer nga Bashkia e Tiranës u rikonstruktua rruga Mushqeta-Krrabë, e cila lidh autostradën me Krrabën.

Rruga i shërben pjesës më të madhe të banorëve të Njësisë Administrative Krrabë, qoftë në lëvizjen më të mirë dhe të shpejtë të njerëzve, por edhe të produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt Tiranës.

Puna e bërë në këto dy vite nga Bashkia e Tiranës duket se është një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në fitoren e thellë të Partisë Socialiste në Tiranë.

1 komente në “FAKSIMILE / Veliaj u bëri rrugën pas 68 vitesh, PS fiton 70 % të votave në Krrabë”

  1. Rrushi says:

    E bere rrugen per 3 mije banoret e Krrabes, ndersa per Yzberishin me 50 mije banore vazhdo trajtoje si Kalkuten.
    Vetem pallati ku banoj une ka mbi 1 mije banore,pra llogarite se cfare trajtimi mizerabel dhe diskriminues u ben ti zonave te ndryshme te Bashkise se Tiranes ,qe ti me poshtersi iquan rrethina.
    Turpi te mbulofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje