Faktet: Kush është përgjegjësi për humbjen e PD

27 Qershor 2017, 18:44Politika TEMA

Humbja e zgjedhjeve të 25 qershorit, tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm. Shifrat flasin vetë për katastrofën ku e çoi Lulzim Basha Partinë Demokratike.

Një PD që ndoshta pritej të humbte, për shkak të paaftësisë dhe sjelljes të kryetarit të saj. Paaftësia për të riorganizuar dhe për të ndërtuar struktura serioze dhe solide.

Sjellja për shkak të braktisjes së kauzave dhe futjes së kërkesave klienteliste dhe korruptive, deri në akuzat për shitjen e listave të kandidatëve  për deputetë duke paguar të afërm të tij.

Më poshtë po sjellim një video, por edhe analizën e plotë të shifrave krahasuese të PD në 2013 dhe në 2017.

Video për të treguar se kush është shkaktari dhe përgjegjësi për humbjen, analizën për të treguar me fakte dhe shfra të vërtetën e rezultatit.

Askush nuk mund të akuzohet dhe të marrë përgjegjësi pa fakte e prova. Identifikimin e ai bën vetë në video, rezultatet po ia sjellim një e nga një.

Në vitin 2013 PD dhe aleatët e saj siguruan 681 mijë vota ose 39.5% dhe 57 mandate.

Në 2017 PD ka rreth 450 mijë vota dhe vetëm 43 mandate deputetësh. Në total diferenca është 14 mandate dhe rreth 200 mijë vota, po të kemi parasysh largimin e PDIU dhe futjen e PBDNJ në koalicion me demokratët.

Krahasuar me 2015,  PD dhe aleatët e saj kanë rreth 508 mijë vota, rreth 60 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2017.

Në vitin 2013 PD ka pasur 40% të votave të shqiptarëve që morën pjesë, në 2017 kjo shifër ka shkuar në 32%.

Në vitin 2013, demokratët kanë pasur rreth 529 mijë vota të vetëm, rreth 80 mijë vota më shumë se sa sot, kur PD e drejtuar nga Basha është në koalicion me një tufë partish.

PD dhe aleatët kanë sot afërsisht 450 mijë vota, të cilat në rast se do t’ju zbrisnim rreth 120 mijë vota të aleatëve, të cilët në fakt në 2013 kanë sjellë shumë më tepër,  Basha fatkeqësisht e ka çuar forcën politike që drejton në këto 4 vite në rreth 190 mijë vota më pak se në vitin 2013. Në rast se do t’i jepnim PD të vetme rreth 340 mijë vota, ajo do të kishte afërsisht 32 deputetë, rreth 14 më pak se në vitin 2013.

Pra shifrat flasin vetë, numrat tregojnë një katastrofë elektorale që ka ardhur për shkak të një kryetari që nuk inspiron, i cili në 4 vite nuk mundi dot të riorganizonte degët e PD në Shqipëri, i cili në 4 vite ndërtoi një strukturë me servila dhe të paaftë, që herë i afronte, herë i largonte, disa i mbante dhe disa i shkarkonte.

Fillonte kauza dhe i linte përgjysmë, skandalin e ÇEZ, e përmendi vetëm njëherë në fushatë, kanabizimin e vendit e harroi, koncensionet i përmendi vetëm dy herë, korrupsionin e qeverisë aspak, ministrat e korruptuar të Ramës, nuk i përmendi asnjëherë, dekriminalizimin e la pa autor.

Në fund nxorri edhe një foto më Presidentin e SHBA-ve Donald Trump, ndërkohë që prej shumë kohësh po tregonte një program të mbështetur nga Merkel.

Me gjithë favoret dhe mundësitë që kishte nga kauzat që i nisi dhe nuk i përmendi, nga mbështetja e Trump dhe Merkel, siç ai pretendonte, Lulzim Basha që në fillim e tha se ishte ai autori i programit, ishte ai ndërtuesi i koalicionit, ishte ai përgjegjësi për fitoren, ishte ai përgjegjësi për listat, ishte ai që e kishte ndërtuar Republikën e Re, e cila në fund rezultoi dështim dhe i dështuari është Lulzim Basha që nuk mundi ta ngrinte partinë që drejton, vërtet aty ku e meriton Partia Demokratike.

Këtë nuk e bëri thjesht dhe vetëm nga paaftësia, por nga fakti se forcën më proeuropiane dhe pro perëndimore në Shqipëri, e nxorri kundër ndërkombëtarëve, nga fakti se shtëpinë e lirisë e trajtoi si pronën e tij dhe të familjes. Nga fakti se i zhduku logot, simbolet, ngjyrat dhe u shfaq si një zgjatim i Edi Ramës me ngjyra mavi.

Vulën e vuri me marrëveshjen e tij dhe në tre orë pazar me Edi Ramën, mori gjysmën e qeverisë në tavolinë, garantoi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe humbi.

Jo për faj të demokratëve, por vetëm për faj të tij, nuk janë përgjegjës demokratët për bëmat dhe gjëmat e Bashës. As për paaftësinë, klientelizmin dhe korrupsionin e tij.

Aq më keq akoma kur sheh se po akuzohen shqiptarët për votën, por faji nuk është i tyre, për humbjen përgjegjësinë e ka Lulzim Basha, të cilin shqiptarët nuk e shohin si një lider të besueshëm, por si një interesaxhi dhe pazarxhi të rëndomtë, që kur shet idealet dhe kauzat e demokratëve, vaj halli çfarë mund t’i bëjë shqiptarëve.

E më poshtë video tregon, lehtësisht kush është njeriu që e çoi PD në rezultatet e mësipërme. Por ashtu siç kemi raportuar shpesh në CityNews, ne kemi qenë të bindur që Lulzim Basha nuk është PD dhe fatmirësisht, kjo e vërtetë dhe largimi i tij do të jenë fillimi i ringritjes së PD, mbi vlerat dhe parimet që ajo përfaqëson dhe shpirtin e demokratëve.(Citynews)

12 komente në “Faktet: Kush është përgjegjësi për humbjen e PD”

  1. boom says:

    Gjithe ky artikull dhe askund nuk thoni qe pergjegjesi kryesor per humbjen eshte Sali Berisha. Basha eshte thjesht nje kukull e tij.

    1. Entela R. says:

      Ehh more i dashur boom. Te gjithe ne PD e dine qe citynews dhe lolita jane blere nga Shkelzen Berisha.
      Lolita merrej çdo dite me Arminen ka 6 muaj asnje llaf.

    2. Kujtimi says:

      Basha eshte nje llapaqen
      Qe do humbiste nuk diskutoshe
      Basha cthoshtte ne mengjes nuk thoshte me dark
      Basha hyri ne cader dhe nuk po dilte dot
      Dhe mendonte se cadra do ti jap pushtetin
      Cadra e vdekjes ju plasi buzen njerzeve
      Bashes nuk ke cfar te thuash me pare
      Basha beri nje liste deputetesh shum te keqe
      TE tipit Muli, Berisha ,Strazo, Ristani etj
      Qe e kan bere gojen si byth turp
      Basha e Berisha I vjedhin votat vet dhe ju thon te tjereve ju na vithni votat
      RAMA DUHET TE QEVERIS I VETEM

  2. Beni says:

    Kur te vdese Berisha, atehere do ngrihet pedeja. Te tjera, Jane per anal-istet e opinion-it. Te fala Sandrit.

  3. Xen deledashi says:

    Sali Berisha & Familja CO.
    Lulzim Basha

    E gjithë PD, pa përjashtime, është çerdhe antishqiptaresh !

  4. Shigjeta says:

    Per humbjen ka shume arsye , veret se nga ckendveshtrim do ta shikosh humbjen , per mendimin tim humbja erdhi per dy arsye baze , e para per pregatitjen dhe fushaten e dobet , kujtojme cadrat , kundershtimet kembengulese qe u benin te huajve , dhe e dyta dhe me kryesorja eshte se ata sali i biri , luli dhe te gjithe kryesoret drejtues te pd , nuk hariten te bindnin popullin qe do i votonte , per pasurimin e tyre te shpejte , dhe te pandershem , keshtu qe humbja ishte e padiskutueshme , thjesht luli hidhte zaret e fundit te destabilizimit , mirpo kohet ndryshuan , kaluan dhe ecin shume shpejt , dhe ata ( drejtuesit e pd ) mbeten mbrapa , megjithate kam mendimin se nuk a kane prekur fundin , ai do te jete akoma me i hidhur per ta , sic duket vettingut nuk i shpetojne ………..

  5. pjeter says:

    Pergjegjesi kryesor nuk eshte Basha, por Sali Berisha, ai humbi ne 2013, dhe nuk beri nje zgjedhje demokratike ne pd, por vendosi Bashen qe e dinte shume mire qe nuk kishte bolet per te mbajtur nje parti me elemente te vendosur po prej tij nder shume vite, te gjithe ata me dy gram ment e dinin,egoizmi i Saliut nuk ka kufi, ai humbi njehere,dhe per syte e botes u menjanua , vuri ne krye te pd-se nje qe te humbte per ti dhene vlere kthimit te tij me pas, por ka bere nje gabim te rende ne planet e tij, nukka llogaritur vetingun ne mes, tani i duhet te japi llogari familjarisht per demet qe i ka bere ketij kombi, falenderimet e Rames per Bashen,nuk jane te sinqerta, sepse Basha nuk vendosi vete ate marrveshje, ai u detyrua nga i derguari i departimentit te shtetti usa,ju be e qarte qe te mos luante me zjarrin. Rama e ka perseritur kushedi se sa here, shprehjen”eshte nje loje shahu”por asnje ne kete fushate nuk e analizoj si duhet, thjete e injoruan, dhe ne fund?shah mat te gjitheve, ne menyre absolute te gjithe kundershtareve, dhe sidomos atij xhevairit te lsi-se,presidentin e L.S.I. sh.p.k. ai qe filloi qe ne janar shantazhin, duke nzjerre kolonelet per te deklaruar qe kryeministri i ardheshem do jete Meta,mbas pergjigjes se Rames Like shpkja i frynte zjarrit ne cader ashtu, me qetesi me dashuri. Rama eshte 1000 here i pa arritshem nga te gjithe te tjeret, nje politikan i madh, sot nuk do ta kishte problem te uronte Ramen per fitore, per fat te keq per ne shqiptaret, Rama ka kundershtare te rendomte.

  6. DETARI [email protected] says:

    VETEM LULZIM BASHA NUK ESHTE PERGJEGJES PER HUMBJEN NE KETO ZGHEDHJE !

    MENDONI SE KUSHDO QE TE ISHTE KRYETAR I ASAJ BANDE ,NUK MUNDE TE FITONTE ME SHUME.

    LULIT I DHANE SHUME VOTA ,GRA QE E SIMPATIZONIN SE NE REALITET ESHTE NJI BUKUROSH !

    KOLERJA [PD] DUHET CMONTUAR NGA FILLIMI .

    LULIN E PERDOREN KEQ !!!

  7. Futjani kot says:

    Skypion ku jeee….Na mbyten kamunistat.

  8. Kanina e Ismailit says:

    Pergjegjesi kryesor jane vuajtjet e shkaktuara NDAJ SHqiptareve nga agjentet e udb-s Serbe…SALI SERBI DHE LULZIM BEOGRADI, DHE TE GJITHE ATA TE ASHTEQUAJTURIT Demokrat ne drejtimin e partis DEMON-KRATIKE!PARTIA SERBE AKOMA NUK ESHTE NDAR NGA PERGJEGJSIT DERISA KOLERA SERBE TE DALE PERPARA DREJTESIS!Nese duam SHQIPERI te lire dhe demokratike atehere duhet te dalen perpara drejtesise gjakpiresit e SHQIPTAREVE!….I pari SALI SERBI,I DYTI LULZIM BEOGRADI,I TRETI ILIR FLORIR ATHINA!(KA PLOT EDHE NE RADHET E PARTIS SOCJALISTE).

  9. Theo says:

    o Artikullshkrues, faji i humbjes se PD eshte fare i thjeshte per popullin dhe shume i komplikuar per PD, ku eshte e thjeshta, PD ka nje vit qe rreshtohet se bashku me LSI kunder Vewttingut amerikano-gjerman dhe sidomos kunder ministrit te jashtem gjerman duke e konsideruar ate qe nuk e njeh situaten ne Shqiperi ( kur ne fakt ai e njihte me mire se Basha situaten), mirpo populli eshte me zgjuar se te gjithe te mencmit vec e vec, prandaj fitoi versioni pro perndimor, dmth pro vettingut, Edi si i mencem e kuptoi kete gje qe para dy vjtesh dhe u be protagonist i perndimoreve, prandaj une dhe familja dhe i gjithe farefisi te PD votuam versionin pro shqiptar dhe jo versionin pro ruso-serb dhe grek te Sali Berishes dhe Ilir Metes, Basha eshte vetem viktima qe e kane lene te vjedh me gjithe kunatin vetem per kete dite, por kjo dite koncidoi dite e zeze per te gjithe ata , Berishet, Bashet, Metet, Petritet dhe Vangjelet. Rrofte vetingu qe e beri poppullin shqiptar krenar dhe votoi per Shqiperine. Populli eshte gjithmon me i mencmi. Poshte partia mercenare qe ndertoi dhe kultivoi vjedhjen e demokracise me para ne Shqiperi, por tani do filloj kimoterapia qe ta sheroj kete kancer Metiano-Berishian.

  10. lili says:

    Mos u merziteni pse humbi PDja, se ky eshte nje lajm i mire per gjithe shqiptarine!
    vertet shume e kane perkrah dikur PDne,mos me thane te gjithe ato qe nuk ishin komuniste, po shume shpejt u pa cfare muti kishim perkrah ne krye te PDse… Edhe pastaj cdo dite vetem sa largoheshin njerezet qe paten perkrah ne fillim kete parti ,pa ditur se ishte vetem nje cerdhe spiunesh e antishqiptare.
    Cila parti historike sot e cilet njereze per shembull nga diaspora do perkrahin prape kete parti: asnje! Prape jemi ne vitet 90..
    Pra eshte nje parti e destinuar me vdek ,qe te mbyllet kjo transitioon e tjezgatur. Sa ma shpejt aq ma mire per shqiptarine.
    Urime Rames qe na hoqi qafe Nanon, Berishen e tash Bashen!
    Edhe pse ne do kishim deshiruar me i pa ne burg e jo te lalusher per pssoste qeveritar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje