Koalicioni opozitar nuk ka funksionuar sipas parashikimeve, pasi vetëm nga Partia Republikane në shkallë vendi kanë shkuar dëm 4300 vota.
Kështë të paktën pretendon Fatmir Mediu.
Sipas tij, votues republikanë kanë votuar PR në fletën e votimit, duke mos qenë të qartë se vota shkonte dëm, pasi Mediu dhe pjesa tjetër e kandidatëve të PR ishin brenda listave të PD dhe regjistrimi i partisë ishte vetëm për faktin e komisionerëve.
Në një lidhje për Report TV, Fatmir Mediu u shpreh se këshilltarët e Bashës e injoruan sugjerimin e tij për një spot informues, që të gjithë të votonin PD në fletën e votimit, pasi shënimi te PR i nxirrte të pavlefshme.
“Fushata ime ka funksionuar. Fatmir Mediu ka lëvizur në të gjithë vendin për fushatë.
Kam theksuar të votohet numri 6, por PR nuk është fantazmë, ka 27 vite histori.
I kam kërkuar Bashës, të dilnim dhe të deklaronin me spot mbështetjen për PD.
Këshilltarët pranë Bashës nuk e panë të arsyeshme.
Nëse PR nuk do të regjistrohej në fletën e votimit, komisionerët kalonin te PDIU” deklaroi ai.
Duke u ndalur te koalicioni opozitar në këto zgjedhje, Mediu deklaroi se e djathta është bërë si magazinë pa inventar, ndërsa tregoi edhe një bisedë me Bashën pas humbjes.
“E djathta është si magazinë pa inventar, ka edhe ndonjë palë kontrabandë brenda.
E kam takuar Bashën, i kam thënë që vendimi i takon atij, nuk mund të ndërhyj në vendimet e PD.
Uroj që cdo vendim që merret të mos ketë të bëjë me një person, por me atë që duhet të ndërtojë opozita, për ta mbajtur mallin brenda dhe për të larguar mallin kontrabandë, pasi nuk ka asnjë vlerë.
Basha dhe opozita këmbëngulën për zgjedhje të lira. Kemi me qindra raste të blerjes së votës me paratë e pista të drogës dhe të korrupsionit.
Po të kesh para nuk është e nevojshme të kesh parti, nuk ka rëndësi sa ide ke.
Padyshim që do ta njohim rezultatin e zgjedhjeve, unë nuk po justifikoj rezultatin, pasi edhe nëse ka blerje votash, opozita duhet të ketë strukturën e saj.
Më vjen keq që Duka nuk është deputet, por këta kryetar partish nuk mund të rrinin në zonat e tyre, nuk kanë sjellë votat e 2013, nga 100 mijë që duhet të sillnin kanë sjellë 15 mijë” përfundoi ai.
Që kur iku Sabri Godo, PR vajti për lesh arapi.
Mehdi plehra, të pret biruca !
Ti Nuk je Kryetar ,por nje manikin ne Duarte e Sali Berishes. Republikanet kane bere shume mire qe Kane votuar per parting e tyre . Ti je kryetar per Te siguruar nje vend ne parliament . C’do Te those kjo:jemi republikane,por votoni per PD . Ku eshte programs i or? Ku e shohim ne republikanet objektivat e parties tone? Ju thoni :” Hani biken e turkut,por Beni keypunch e Laurie”. Me shume duhej votuar per pr . Madje duhet shikuar Edhe qe ia juaj kryetar i Pr. Hapat do fillojne per shkarkimin tuaj.
Kur flet edhe Mediu. Zullumqar, opportunist, hajdut. Te nje kallepi me Berishen dhe Bashen.