Rama, të mundur kritikët, të tallur cinikët dhe Luli mënjanë

27 Qershor 2017, 19:51Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Edi Rama mundi thellë kritikët, habiti pafund skeptikët dhe talli hidhur cinikët duke fituar bastin që nuk besonte edhe vetë se do ta fitonte në këtë mënyrë e në këtë përmasë. Në përfundim të një beteje epike, në nisje të të cilës ai e pa veten të vetmuar përpara të gjithëve, sot ai është sërish i vetëm, por fitues përpara të gjithëve. Ky ishte akti i fundit i një dinamike lëvizjesh që nuk nisi me fushatën e 2017-ës, por që ishte projektuar që nga përfundimi i fushatës së 2013-ës. Rama përcaktoi që atëherë se njeriu i parë që duhej të mundte për të fituar një mandat të dytë, ishte pikërisht Ilir Meta, bashkëfituesi me të i atyre zgjedhjeve. Dhe e zbatoi një projeksion të tillë duke krijuar aleancën më të çuditshme të mundshme që i erdhi andej nga askush nuk e parashikonte; nga naiviteti dhe vaniteti i PD-së së Lulzim Bashës. PD-ja, dikur partia e ashpër e rrugës, muskujve dhe kallashnikovit, u soll si një adoleshente province që kur e ftojnë për kafe në hotel, besojnë se e bëjnë për t’i dhënë kafe në dhomë hoteli.

Kjo është një histori e gjatë për t’u shpjeguar. Nata e 17-18 majit e marrëveshjes Rama-Basha ishte vetëm pamja e dukshme e asaj çfarë kishte ndodhur më parë në flirtimin jo vetëm në distancë mes tyre. Qoftë në historinë e atentatit të supozuar ndaj dy deputetëve të Metës, qoftë në rihapjen e skandalit të CEZ-it. Në rastin e parë, Basha çoi nën zyrat e Kuvendit protestuesit e tij për të kërkuar dorëheqjen e Metës deri në momentin që kuptoi se parrullat duhet t’i magazinonte për një rast tjetër, kurse hunjve të tyre duhej t’u gjente një vend jashtë magazinave të partisë. Në rastin e dytë hodhi gurin për të qëlluar Metën duke fshehur dëshirën që guri t’i binte në kokë Berishës. Këto dy segmente bashkëpunimi mes veprimit të Bashës dhe heshtjes së Ramës, do të ishin të kuptueshëm. Ato mund t’i faleshin një politikani që ishte në afshin e rritjes dhe në pamundësinë për të gjetur diferencën mes kafes dhe dyshekut, por ajo që ndodhi më pas me çadrën e tij egoiste ne bulevard, me marrëveshjen e majit dhe mbi të gjitha me fushatën naïve që bëri, janë arsyet kryesore pse sot Basha është targeti kryesor i sulmeve të të gjithëve. I atyre që e besuan, i atyre që e pranuan në parti, i atyre që e kundërshtuan; të gjithë e shndërruan atë menjëherë në targetin kryesor të mërisë; target i njëjtë edhe për ata që ishin kritikë ndaj Ramës.

Nga ana tjetër Edi Rama bëri një fushatë taktikisht brilante. Përballë kishte Metën, i cili i kishte duart e lidhura nga zinxhirët e tre-katër neneve të shkruar kushtetues dhe ndonjë neni të pashkruar moral si president i zgjedhur. Në krah, përballë, anash dhe rrotull kishte dhe Bashën i cili me të gjitha gjasat ishte dhe është i fundit që kuptoi se çfarë po ndodhte.

Rama bëri një sërë veprimesh që në fund të historisë i garantuan fitoren.

Veprimi i parë i tij ishte ndarja dhe coptimi i frontit të mundshëm opozitar ndaj tij. Duke i fërkuar kokën Bashës, duke i afruar karremin e bashkëqeverisjes së mundshme, duke kompleksuar LSI-në që të mos hidhte asnjë sy tek e djathta dhe duke i premtuar PDIU-së bashkëqeverisje në çdo rrethanë, e pavarësisht shifrave, ai luftoi me ta duke i parë jo të bashkuar, por të përçarë dhe në sherr reciprok. Një luks i pabesueshëm për pozicionin në të cilin Rama gjendej.

Rama shmangu çdo vështrim kritik për qeverisjen e tij. Në të vetmin rast që ndodhi një gjë e tillë, në studion e Opinion-it, ai u vu në vështirësi serioze për të mbrojtur, shpjeguar dhe detajuar bilancin e saj. Tha vetëm batutën e famshme: “Po, kam dështuar!”, si për të vërtetuar edhe njëherë se në Tiranë, batuta e duhur, e thënë në mënyrën e duhur tejkalon çdo problem.

Për gjithçka që hamendësohej si dështim në qeverisje, Rama drejtoi gishtin tek LSI-ja, e cila u detyrua të vihet në pozita mbrojtëse duke i lënë atij avantazhin e sulmuesit.

Kryeministri imponoi temën e disktumit me çdo rast. Ai orientoi të gjithë kritikët e tij tek forma, aty ku ai shkëlqen duke i shmangur nga thelbi ku ai ka probleme serioze. I la të gjithë të merreshin me ngjyrën e tutave dhe me shpjegimin e batutave që lëshonte duke mos i lënë kohë askujt të shihte përtej tyre.

Kur Bashës i shpjeguan se në fakt betejën e kishte me kryeministrin, kur LSI u dëmtua seriozisht nga beteja e detyruar në dy fronte, me PS-në dhe LSI-në, ishte vonë për të gjithë. Përfshi dhe Ramën vetë.

Rama morri timonin i vetëm, por instikti që i është mprehur në këto vite dhe që nuk e lejoi të festojë siç do të donte që të dielën në mbrëmje, i kujton aksiomën fatale: kush i merr të gjitha, herët a vonë i le po të gjitha! Një aksiomë kjo që pranohet pa vërtetim dhe që është vetëm çështje kohe që të vërtetohet.

Tani fushata dhe rezultati u mbyll dhe kanë mbetur dy gjëra për t’u shënuar. E para, ftesa e pritshme për bashkëqeverisje që kryeministri i akuzuar shpesh për arrogancë dhe mendjemadhësi do të drejtojë me një modesti epike për PD-në. Duke e argumentuar një gjë të tillë me faktin se diferencat partiake janë shumë më të vogla se nevoja urgjente e vendit për të ndërtuar shtet, e rëndësisë strategjike të procesit të integrimit dhe të reformimit thelbësor të çdo skaji, skute e sektori të jetës së vendit duke nisur me kushtetutën dhe duke mos mbaruar me reformën në drejtësi. Hapi i dytë që do të zgjedhë të bëjë është që të përgjigjet me heshtje dhe me përbuzje për akuzat që do të hidhen mbi fitoren e tij. Kush mbetet jashtë do të nisë të artikulojë projektimin e Dibrës në të gjithë Shqipërinë. Sipas parimit: mbolli Cannabis në të gjithë Shqipërinë për të fituar para, shpenzoi para që të blejë pushtetin për të vazhduar të mbjellë Cannabis në të gjithë Shqipërinë.

17 komente në “Rama, të mundur kritikët, të tallur cinikët dhe Luli mënjanë”

  1. Alban Dega says:

    ASGJE NUK MUND TE MBULOJE GAFAT INFANTILE TE ISH- PERCAKTORIT TE POLITIKES SHQIPTARE….
    E PABESUESHME! E MOREN NE QAFE EDHE BYTHELEPIRESIT QE E RRETHOJNE… E CKA TA BEN VETJA NUK TA BEN NGJETJA !

    6 telefonatat e Rames pa pergjigje nga Vasili me 17 maj e fundosen qetesine e dashurine e Metes dhe sterdurimin nervat e celikta te Rames .
    6 eshte numer ters… Edhe me ters se 13 !

    1. Aldri says:

      Eshte skandaloze qe po trajtohen anetaret e LSI SI TANI.
      Ka filluar listimi i pjesetareve te LSI NE cdo institucion per tu spastruar.

      Duhet qe pd lsi dhe cdo parti opozitare te behen bashke per te mos lejuar arrogancen e pushtetit te Edi Rames dhe horrave rilindas.

  2. Alban Dega says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: June 25, 2017 at 15:15:55 EDT
    To: Alban Dega
    Subject: Fwd: KU HUMBI QETESIA DHE DASHURIA !?

    Fakte dhe mendime

    KU HUMBI QETESIA DHE DASHURIA !?

    – Vate edhe fytyra… Po te pakten shpetoni trurin… mendjen ! Ebola dhe kanceri !?
    – Zot ruajna mendet e krese !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Po behen qesharake…. Po behen edhe me mistrece se ata femijet e keqinj qe sapo zihen me shoqi- shoqin nuk lene gje pa thene e sajuar kunder njeri- tjetrit.
    Ia prune ne maje te hundes Edi Rames !
    E vune midis murit dhe shpates !
    Ju shpifen si arrogant kur te tjeret e kercenonin me guerilje e Motolotove ala Chegevara, me pjekje ne hell e hedhje ne Lane !
    Ata nuk ishin arrogantet as ultimatumdhenesit. Ata ishin “paqesore” 24 karat terroriste!
    Sapo zbatoi ultimatumim me qetesi e dashuri iu versulen duke e vendosur midis shpatave te tyre dhe murit te Cadres se Berishes!
    Shkurt: hyp se te vrava.. zbrit se te preva !
    Bakllavane per vete !
    Krundet Edi Rames !
    Sukseset LSI-se !
    Deshtimet PS-se !
    Derisa i erdhi fundi
    Qetesi – dashurise !
    Le te flasin faktet e gjalla :
    LSI ka drejtuar politikisht Ministrine e Bujqesise per vite te tera. Ishte qeveria e bujqesise…
    Krejt fajin per deshtimet ia hedhin qeverise se Edi Rames… Kam pase respekt qe ne rini per ministrin Panariti deri kur lexova alarmin per rrezikimin e djegjes se miliona eurove grante e investime te BE-se per bujqesine shqiptare.
    Fshikullimi me fakte konkrete i Erion Braces per kusarine bujqesore me tronditi jo vetem mua besoj !
    Kane pasur Ministrin e Drejtesise po per vite… Per ministrin e pare Nacon kisha degjuar histori korrupsioni e zhvatjeje nga vete goja e viktimave te tij pasi u be edhe para se te behej kryeprokuror i Durresit .
    E pasoi Ylli Manjani… Me shume analist kritik e pergjues verimash celesi hotelesh bashke me Eskobarin Balili po i LSI-se se sa minister i Drejtesise. Votues i devotshem e cbllokues i cdo vendimi per emerime e gradime ala Gjin Gjon Plepave te rinj nga Keshilli i Larte e Drejtesise dhe Bujar Nishanit ndersa degdiste nga Konispoli ne Vermosh magjistrate me rezultate te shkelqyera e te pakorruptuar!
    Shume me poshte se Komitetet Ekzekutive te ish- diktatures qe i fshikulloi ne menyren me idote !
    Paten qeverisjen e postave me mbi 2 500 veta, domethene vota, sic i kane pare e sic shohin…. Fajin prape e ka Rama !
    Kishin qeverisjen e e burgjeve, me mijera vota ! Ua vodhen edhe ushqimin! Mire ua bene se te gjithe votonin per Berishen dhe LSI-ne !
    Paten … 35 per qind te pushtetit dhe rubinetat e parase me Berishen me vetem rreth 6 per qind te votave nga 2009 e deri ne 2013.
    U rriten ne mbi 10 per qind te votave dhe moren mbi 40 per qind te pushtetit dhe pushtetit me qeverisjen, ku kishte me shume para e me shume vota.
    Tani , meritat per cdo arritje te qeverise reformatore Rama- Meta i mbajne per vete!
    Te gjitha fajet e mekatet per cdo mosarritje i paska PS-ja e Rama !
    Po si paskan pranuar te bashkeqeverisin me nje te droguar qelibaret e Flori Meta !?
    Po si paskan votuar per nje te droguar kryetari i Kuvendit e deputetet e tij qe nuk po lene gje pa thene e rrufe pa leshuar kunder Rames !?
    Deri edhe Ebola e quajti Edi Ramen bashke kryetari i koalicionit.
    Nese Rama eshte Ebola bashkekryetari i aleanes eshte kanceri i saj !
    Eshte i vetmi krye politikan shqiptar i kapur ne flagrance me ze e figure jo nga Edi Tama as nga Sali Berisha, jo nga Gramoz Ruci as Lulezim Basha, jo nga Saimir Tahiri as nga Spartak Ngjela…. por nga zevendesi i tij ne LSI dhe ne qeveri Dritan Prifti… ne nje afere 700 000 euroshe vetem me nje dore!
    E per cdo shoqeri e Shtetit korrupsioni nuk eshte Ebola… Eshte kanceri i tyre.
    Ndryshimi!?
    Ebola eshte e sherueshme.
    Kanceri eshte i kurueshem por jo i sherueshem.
    Cfare ndodhi tani qe u doli Rakia e Skraparit apo Hashashi Lazaratit!?
    Cfare i shtyu qe te vajtojne Daden e Leskajn pse u hoqen nga listat!?
    Rrahin gjoksin e mburren si Partia me rinore ( Bravo e madhe megjithe zemer ) e akuzojne kreyaleatin dhe kyrqeveritarin tuaj pse hoqi dy te moshuara nga listat e 25 qershorit !
    Bir Selman Nenes ke te qaje me pare !
    Vetes cupulina … Rames pleq qyqare !
    Mos valle nje deputet duhet tia kaloje edhe Enver Hoxhes ne karriken e deputetit te perjetshem ?
    Apo shpif e trillo… perca e sundo !?
    Nderkohe 90 per qind e aferave korruptive qevritare te zbuluara e goditura ligjerisht gjate tete vjeteve te fundit kane per autore perfaqesues te te gjitha hallkave qeverisese dhe udheheqese te LSI-se
    Mire qe e humben dhe hodhen ne kosh plehrash kaq shpejt qetesine dhe dashurine … !?
    Por , te ruajne te pakten fytyren!!! Jo vetem ate por edhe trurin e produktin e tij kryesor, mendjen !
    Mbaj mend qe i vogel se gjyshi dhe gjyshja sa shtriheshin per te fjetur i luteshin Zotit :
    – O Zot i madh ruajnaj mendet e krese !
    Nuk luteshin as per para dhe as per vota !
    Kjo eshte edhe lutja ime jo vetem njerezore por edhe me vellazerore edhe per vellezerit e motrat e LSI-se…
    Po te humbim pushtet e para… gjithcka ne jete pervec trurit eshte fatkeqesi… Por e kemi shansin dhe pervojen ti ribejme te gjitha nga e para perseri.
    Po te humbasim vetem trurin, mendjen atehere nuk na duhen as miliardat e Bill Gejtsit as pushteti i Donald Trampit !
    Atehere kemi shkuar per lesh ! Nuk jemi ne gjendje te shkruajme as dy fjale :
    Lajmerim Vdekjeje !
    Atehere kemi pesuar vdekjen me te keqe e me te llahtarshme: vdekjen per se gjalli !
    Kjo do te ishte tragjedi e lemeri njekohesisht !
    E mos harroni se te gjitha gjallesat e kesaj Bote nje dite do te vdesim..
    E kam provuar tri here vdekjen fizike! U riktheva mbrapa… Nuk ishte aq e keqe e as aq e frikshme !
    E ne kete mengjez me nje qiell Kristal e det blu perballe me Diellin ne krahun e zemres dhe Henen ne krahun e shpates i lutem Zotit:
    – O Zot, ruajna mendet e krese mua e cdo shqiptari, cdo njeriu kudo ne Bote, se pari politikaneve !
    Amin !

    SHENIM : E ritheksoj se midis Ilir Metes dhe Edi Rames e kam pasur me mik Ilir Meten, por
    E kam mik Ilir Meten, por kam edhe me mik te verteten !
    Kopjim i shprehjes filozofike mieravjecare greke:
    E kam mik Platonin por kam me mik te verteten !
    Vec ne shqip edhe rimon !
    Ah sa e pasur eshte kjo gjuha jone shqipe qe po e varferojme e sakatojme aq egersisht me paditurine tone pa skaj …
    Cfare mekati !?

  3. butrintiKK says:

    ME VJEN KEQ LORENC POR ME KETE SHKRIM KE HYRE PLOTESISHT NE KAZAN . DUHET TE KUPTONI SE MARRVESHJA E BASHES U KEQKUPTUA DHE DHE SKUTHET DHE PLEHRAT EKSTREMISTE TE PD ME PA DYSHIM DHE BBERISHEN PUNUAN PER DESHTIMIN E FITIMIT TE ZGJEDXHJEVE PER DEMOKRATIKEN . LULZIM BASHA I HAPI DYERT PASTRIMIT RINOVIMIT E MODERNIZIMIT TE PARTISE DEMOKRATIKE .TANI VARET KUSH DO FITOJ .

    1. sit .back. _and_ relaks says:

      Jam dakort ne parim me c’ke thene, problemi qendron qe ai qe mori fshesen dhe lecken per te pastruar PD eshe njesoj pis si ata qe do te pastroje. Fshesa duhet te kapi edhe Lulin vete nqs kerkojm te pastrojme PD ashtu sic duhet. Po nje njeri qe vodhi tendera, qe shiti detin, qe vrau ne bulevard nuk besoj se ka te drejten morale te beje te ndershmin. Me ate background qe ka Luli ne nje vend ku sundon ligji do ishte duke pastruar halet e burgut.

  4. blendi ...ziu says:

    Z. Vangjeli, ju lutem te pranoni NGUSHELLIMET e mia per kalimin ne …OPOZITE !!!

  5. 74 PS says:

    Lore…
    Mos e vra shume ate mendje te ndritur….
    Mos harxho shume kohe per ate tru te “majme”…..
    Ti… keshilltar i Like floririt prape do te jesh!!!
    Bile, nje shkalle me larte… ne presidence!
    Di ti japesh mend…..
    hahahahahahahahh
    i dituri yne i pashoq!
    Paloqe !!!!!

  6. sali says:

    Eshte per te ardhur keq kur gazetari apo analisti shet vehten e profesionin ne menyren me te ulet. Cdo shqiptar e kuptoi qe kanceri i shqiperise ishte LSI.Ajo parti private ishte e keqja me e madhe per shqiptaret ndaj i dhane 1000000 vota rames

  7. shushica says:

    Artikulli yt eshte komplet nje mashtrim vulgar….ne boten moderne nje gazetar si ty mund te pranohet vetem ne kroniken e zeze ose ne Play boy…

  8. Hej says:

    Lorenci tani punon per Meten. Me floririn nuk krahason asnje.

  9. Arber Iliri says:

    Lorenco ju hani buken kot, qeveria do jete e gjitha socialiste dhe pike, cudititem me marrezite tuaja, Rama ka te drejte ju jeni nje tufe parazitesh qe hani buken kot.Ikni ore punoni diku ke te prodhoni dicka se nuk jeni per ate pune, leruni vend te rinjve me mend ne koke te ndihmojne me analizat e tyre.Sa per mbeshtetje ja ku po te them se edhe LSI edhe PD do mbeshtesin reformat kryesore te Shqiperise.Berisha vdiq politikisht edhe ju te gjithe berishiste ne perceptimin e realitetit.Meta eshte thjesht berishisti me i mire sic ishte nxenesi me i mire i Nanos.

  10. rigoni says:

    Lorenc Vangjeli…..te fala Like Floririt……te rroni vete !

  11. rilindasi says:

    Lorenc. E bere gjuhen gjak duke i lepire prapanicen Like floririt me shprese se ai do te marre ne presidence, por mos harro se edhe nese arrin te ulet ne ate poltron nuk do ta gezoje gjate per vjedhjet dhe pasurite e pamerituara qe ka vene.

  12. dn says:

    kjo nuk eshte aspak histori e gjate po vetem pune e agjentaturave qe bejne e shperbejne qeverite shqiptare: luli eshte i shantazhuar edhe sic i thone ,sic e urdherojne vepron, asgje ma shume: pashaporti amerikan ka nje cmim;;;).
    Prandaj o analist qe do me na bind, shikoj pak ma mire resultatet: fitore me 20% te votueseve n’asnje vend nuk eshte nje fitore bindese: eshte fitore me reziqe ,bile kur qytetaret nuk ndihen te perfasuar ne Parlament. Ka bile nje form illégjimiteti , po mbasi nuk ka gazetare ne shqiperi, kemi analiza qe nuk lexojne asgje. As qe LSIja fitoj ma shume votuese se ne zgedhjet e fundit, cka deshti s’deshti gazetari eshte nje sukses perkunder fushates agressiv te Rames kunder Metes… bile eshte nje deshtim te Rames kunder ilir Metes mbasi jo vetem nuk paska bindur asnje te LSIse me heq dore nga LSIja po paska bindur njereze me votuar per LSIne…
    Qe deformimin i vulnetit te qytetareve nepermjet ligjit elektoral jep fituese e humbes te cuditshme, nuk na cudit aq shume mbasi ky ligj rezulton nga marreveshja qe po te njetet protagonist_ RAMA BERISHA_ bene , se luli eshte aty sa per sy e faqe, o gazetar. Edhe marreveshja behet per te njeten qillim mbajtje e pushtetit kunder imunitetit e krimeve te siciles pale;
    Kartel i te keqes thone tjeter kund kesaj marreveshje.

  13. taraboshi says:

    Zoti VANGJELI ,kam pas shume respekt per ty por qe kur u bere me Like floririn thash aha edhe ky si sahanlepirsit e tjere vetem dy opinonista jane te njejte serioz te afte dhe qe se dredhin bishtin qe jane MINXHOZI E VAFTIARI Brava u qofte atyre ata ja shpjegojne popullit te verteten sic eshte pa e coroditur (kjo ishte e para ) .E dyta…..EDI RAMA NJE problem qe thot ai nuk eshte nje fjali e pakuptimte e pa lidhur mire qe nuk kuptohet si ata te Burishes por fjalia e tej duhet analizu fort dhe te kuptosh per cilen kohe e ka thene per sot per pas 2….3 vjetesh apor per vitin 2032 ndersa ju analistet me ne krye Bledi Fevziun filozofin jepni opinone dhe grindeni ne studjo ndersa Edi Rama ne qofte se eshte duke ju pare e degjuar ai qesh me ju duke thene me vehte hajde gazetar qe kemi dhe me vone kur del ajo qe ka parashiku Edi ata fillojne e grinden prap duke thene po ja e ke thene ti e kam thene uñe si tek komedia Shoku Xhemal qe i thot Zyliha Miloti Zef Dedes qe te kam thene une qe ky shoku Xhemal do te jete njeri shume i afte Zefi i thote jo mama te kam thane une (salla shperthen ne qeshje ) kur ne fakt Zefi kishte thane meta beqar tan jeten. (me kete po e mbyll).

  14. votren(prifti spanjoll) says:

    Lorenc,deri ne kapitullin e fundit je i sakte.Ne fund te shkrimit je dashakeq si lsi-st e betuar.

  15. desi says:

    Zoti B.L.ANAL-ISIST vangjeli ! Po ta shkruaj me shkronje te vogel “v ” par arsye se dua te zvogeloj sado pak urrejtjen ,neverine qe ngjallni Ju…….. Kazani mediatik,qe mbani vehten per njerez kompetent ,te ditur ,vizionare ,qe me largpamsine tuaj jepni perfundime e konkluzione per shoqerine ,ekonomine ,politiken e ne cdo aspekt te jetes e veprimtarise njerzore. Jeni kthyer ne sahan lepires ,ose me sakte ne B.L.te kastes me te urryer te politikes Shqiptare.
    A te ka shkuar ne mendje qofte dhe nje here te vetme, te pyesesh veten ti specie -alist qe je ti dhe shume te tjere si ty ? : — Ky cift Likja &Mona ku i gjeten gjithe keto te ardhura financiare per te justifikuar pasurite perrallore qe ata zoterojne? Ku i gjeten kaq te ardhura te justifikojne ato shpenzime marramandese per fushata qe dhe Sheiket do ti kishin zili? A te kan shkuar ndonjehere ne mendje viktimat e 21 janarit qe u vrane ne perotesten e njeriut me te pangopur, me makut, e me te pabese e qe ju tani jeni pjese e stafit e udhezoni e motivoni ,e stimuloni si te vjedhe me shume, te vras me shume ,te mashtroje me me fines packa se kjo eshte nje nga armet e tij me te mira.
    Me dhimbjen qe ndej ne keto shume …….shume pak gjera qe permenda do ti lutesha Ilirit :– te pakten te mos jete presidenti im.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje