A duhet të dorëhiqet Ben Blushi?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ben Blushi nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat parlamentar nga 20 mijë votat në rang vendi, që ka marrë partia e tij LIBRA, por për herë të parë në jetën e tij politike, Blushi ka marrë një përgjegjësi publike: atë të humbjes.

Ndërsa ka pranuar se përgjegjësia është vetëm e tij, paradoksalisht, ndonëse e ndien veten humbës, Blushi premton se do bëjë çdo gjë të jetë e mundur që LIBRA të vazhdojë si projekt, duke lënë të kuptohet se do të vijojë të jetë kryetar i saj.

Paradoksalisht, sepse ndër mend të vijnë deklaratat e Blushit për doreheqjen e Ramës në 2009, me pretendimin se kishte humbur zgjedhjet dhe e kishte lënë PS në opozitë.

Këtë parim që e mbronte me aq zell në kohën kur i shpalli luftë të hapur Ramës, Blushi me sa duket e ka harruar. Në fakt, kjo nuk është hera e parë kur Blushi shkel idetë dhe kërkesat moraliste për të cilat ka bërtitur më shumë vetë, brënda dhe jashtë PS.

Ishte Blushi ai që kërkonte zgjedhje të lira për kryetar në PS dhë në anë tjetër u vetëzgjodh kryetar I LIBRA-s pa zgjedhje.

Ishte Blushi ai që akuzonte Ramën se e kishte shndërruar PS në një ndërmarrje private, të varur nga autoritarizmi i tij dhe në anë tjetër, 5 themelues të LIBRA-s e braktisin atë para fushate, duke e akuzuar për autoritarizëm në vendimarrje.

Ishte Blushi ai që shpalli mortin e demokracisë brenda PS dhe në anë tjetër, u akuzua nga të larguarit e LIBRA-s, se në listat për deputetë vendosi njerëz meskinë, injorantë prapaskenikë.

Mosdhënia e dorëheqjes nga LIBRA, tregon për të disatën herë se moralizmi politik që ai përdori, herë si megafon kundër Ramës, herë si kartë elektorale, ka qënë vetëm një falsitet politik.

Dorëheqja do të ishte akti më i lartë moral i një politikani, që siç deklaron Blushi për veten, “e ndien veten përgjegjës”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

17 komente në “A duhet të dorëhiqet Ben Blushi?”

  1. Qim Qani says:

    Une them JO!
    Se mos ka te tjere ne parti, po te kishte te kishte marr numrat per deputet…………… 😉

  2. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Po ci keni keto artikuj more !
    Po pse cfare prisnit ju nga nje parti qe ishte krijuar para 7 muajsh ?
    20 mije vota , edhe shume paska marre.
    Gjinushi , Milo , Mediu etj kane 20 vite me partite e tyre dhe s’kane marre kaq vota ndonjehere.
    Ne jemi nje popull qe duron si gomari vetem mos t’jua prishe qejfin udheheqesve te partive te dashura. Votuam edhe kete radhe Ramen , Bashen dhe Liken. Dmth u vertetua ajo qe tha qytetarja nga Berati para shume vitesh :” Ne as buke s’duam , as uje s’duam vetem udheheqesit e partive ti kemi ne rregull”
    Prisni dhe do ta shikoni se cdo tju punoje Rama.
    Lexova sot ne nje gazete se po pergatitet nje projektligj i cili vendos qe per te dale ne pension duhen 40 vite pune. Me nje fjale do vdesim pa dale akoma ne pension.
    Gjeja e pare qe do beje Rama do jete miratimi i ligjit te mbetjeve.
    Prisni , s’keni pare gje akoma !!!!!!

    1. Une says:

      Perpara se te debatosh duhet qe te kuptosh thelbin e debatit.
      Gjinushi nuk i kerkoj Rames doreheqejen por Blushi ja kerkoj ne 2009 kur PDja i vodhi zgjedhjet hapur. Bushi moralizoj per zgjedhje ne PS kurper vete as nuk e mori mundimin me bo zgjedhje.
      Blushi akuzoj Ramen per shume gjera qe vet nuk e ka problem ti bej. Ne fund ky palo “intelektual” degjeneroj ne fyerje me keq se Saliu.
      Ka dy lloj politikanesh ne Shqiperi:
      1. Te ndershem ku hyn Edi, Veliaj dhe shume figura te PSse qe kane deshire te ndertojne shtet ligjor. Nje merite te vecante ka Edi qe ju ka dashur te perballoje i vetem hordhine e kazanit te Ilirit dhe Saliut.
      2. To korruptuar, kriminele vandal ku hyn Saliu, Iliri dhe shpurra e tyre hajjdute qe beret gjithe kohen “kapeni hajdutin”, si edhe kazani mediatik qe eshte sot pothuajse shtojce e ksaj bande.

      1. albaniafirst says:

        Une-Pak e sakt thote nje fjale e vjeter. Analize perfekte

  3. ARIU says:

    Blushi eshte vetem nje llapaqen sharlatan dhe aspak politikan.
    Per te mos thene ZERO masovik.

  4. Toni says:

    Nje mut jane te gjithe!! Prandaj dhe ky popull eshte I detyruar te zgjedhe te keqen me te mire!!

  5. mateo says:

    Nuk duhet te dorehiqet Blushi se na duhet per klloun.

  6. Fari~hu says:

    Po kujt i plasi K…,per kete K..,fatkeqesi e madhe per kete popull,qe ky hajdut dembel, nuk do na caje K…me ne parlament,tani te shkoje te medja e kazanit dhe te vazhdoje punen me ta,duke analizuar E.Ramen,mbasi ky i q.. ne by..te gjthe si stan dhe ne saje te ndihmes qe i dhane keta me analizat dhe deduksionet e tyre,pa bere nje analize per veten se cfare vendi zene keta ne opinionin publik,pa dashur ta kuptojne se keta jane njerezit me te urryer ne kete opinion dhe sa me teper te prononcohen,aq me teper i rriten aksionet E.Rames.Prandaj filloni pushimet dhe pregatituni per kampionatin e 2021,se me duket dhe atehere e keni te sigurte humbjen.Jete te lumtur

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    “Ngriu” dhe Beni !

  8. kakami says:

    po te pakten i mori me merite dhe pet 6muaj .po partite e medha marin vota dhe premtojne vende pune se nuk pjerdh njeri per lidert

  9. artan says:

    C’eshte ajo fjale te dorehiqet Blushi. Po kush do ja japi 1000 eurot grave kur te lindin?

  10. kryetari kooperatives says:

    NGA DO DORHIQET BLUSHI NGA NJE PARTI QE SEGZISTON BLUSHI ESHTE VIKTIM E ILUZJONEVE TE VETA

  11. IV says:

    Ky spurdhjak kelysh komunisti. Parazit qe me leket e taksapaguesve shkruan traktet e tij me ne fund ka mundesi te beje te pakten nje akt burreror ne jeten e tij, te hapi rruge.
    I vetmi minister qe per kulturen ka bere asgje!!! Nanoist i bindur qe partija socialiste mund te ish e tija por si duket nuk ishte gati se fundja eshte pertac. Ky njeri i ulet deri ne nivele te frikshme nuk perfaqeson asnje vlere dhe kete e thote cdokush qe ka apsur mundesi ta takoje te pakten nje here. Mjafton te degjosh muhabetet qe ben neper tavolinat e rogner dhe kupton cekesine apo banalitetin e ketij njeriu.
    Me vjen keq per ata qe e votuan por te shkretet kane vetem imazhin e kopsitur qe ju vjen nga ekrani dhe nuk e kane njohur vertet. Znob i pasherueshem, parazit e fodull. I vetmi sukses i jetes jane grate e martuara me te cilat mbush egon e tij. E gjitha kjo sepse familja e tij e ka braktisur me kohe se ka kuptuar cfare hajvani eshte dhe thjesht nuk e kane larguar per nje marreveshje te fshehte komoditeti. Tani qe do behet vjeherr i nje kuksiani do kuptoje se cfare ju ben te tjereve te kthehen 10 fish mbrapsh. Zoti eshte i drejte por Bibilushi Lushi Ushi nuk mund ta dije si ateist qe eshte.
    Gremisu Blush se shume kohe te kemi dhene e shume na ke marre.

  12. MirelaKumbaro says:

    Po Shpetim Gjirizi do te japi doreheqjen ? Po Paskal Mishngrenesi Milo, po Skender Gjindrushi sepse Gjergj Serious Bojaxhiu-rangeri i Saukut e paska dhene !!!!!!! Fiu Fiu big time…

  13. Haka Tekizoti says:

    Legjendarët si puna e Blushit nuk duhet të japin dorëheqje. Kur i thoshte Ramës jep dorëheqie nuk ka menduar se do bëhej ndonjëherë kryetar partie. Pra atëherë ka qenë me këmbë në tokë sa i përket njohjes së vlerave të vetes. Ai u prish pasi Rama nuk dha dorëheqie, sepse atëherë ai i tha vetes: përderisa qenka e mundur për të mos dhënë dorëheqie atëherë bëhem vet kryetar i ndonjë partie dhe rri në krye të saj deri sa të kem frymë.

  14. boom says:

    Blesh Buni duhet te marre pergjegjesine e humbjes te turpshme ku partia e tij nuk kapi dot as 3% per te marre nje vend ne parlament. Te jape menjehere doreheqjen.

  15. babkulla says:

    Vazhdoni me devotshmeri deri ne vdekje sherbimin ndaj Rames .Te kerkoshe dorheqjen e Blushit kur s’ja kerkuat Ramoviçit dijeni mire se s’ keni bere asnje sherbim publik veç mundoheni te blindoni veten tuaj . Dineje mire se populli s’ju mbeshtet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *