Afera e CEZ/ Sekseri i Shkelzen Berishës në telashe, çekët nisin hetimet në Shqipëri për transaksionin 7 milionë eurove

28 Qershor 2017, 15:50Politika TEMA

Policia çeke dhe autoritetet shqiptare po shqyrtojnë korrupsionin e dyshuar që përfshin kompaninë çeke të energjisë CEZ, njoftuan sot mediat çeke që iu referuan gazetës vendase “Mladá fronta Dnes”.

Hetimi është përqendruar në pretendimin se CEZ ka transferuar rreth 7 milionë euro në llogarinë e një lobisti shqiptar në vitin 2009, pak pasi mori kontrollin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë në Shqipëri.

Mediat çeke pohojnë se policia lokale beson se paratë mund të jenë përdorur më vonë si rryshfete për politikanët dhe zyrtarët shqiptarë.

Shkrimi i plotë në gazetën Mladá fronta Dnes”, thotë se transaksioni bankar i kompanisë më të fuqishme çeke CEZ po shqyrtohet nga autoritetet shqiptare dhe policia çeke mbi dyshime serioze për korrupsion.

CEZ dërgoi rreth 200 milionë koruna në Ballkan (7 mln euro). Sipas mediave çeke autoritetet shqiptare konsiderojnë se paratë më vonë u përdoren për ryshfete për politikanët dhe zyrtarët.

Rasti po shqyrtohet nga dedektivët çekë, zbuloi gazeta MF DNES. Gazeta çeke pohon se, autoritetet shqiptare dhe policia çeke janë gjithashtu të interesuara përse CEZ ka dërguar në Shqipëri shtatë milionë euro në vitin 2009 në epokën e ish shefit të Çekosllovakisë, Martin Romano.

Mediat çeke thonë se, paratë shkuan në llogarinë private të lobistit të Kosovës Nue Kalaj.

“Policia u kthye tek ne duke na pyetur për këtë transaksion tetë-vjeçar të bankës. Duke pasur parasysh faktin se çështja është në hetim, ne nuk mund të komentojmë detajet. Megjithatë, si gjithmonë, ne japim sinergji të plotë,” zëdhënësi i CEZ Ladislav Kříž konfirmoi.

Mediat çeke referojnë se, autoritetet shqiptare dyshojnë se paratë e përdorura për ryshfet për politikanët dhe zyrtarët lokalë kanë ndodhur pasi Grupi CEZ mori përsipër distributorin shqiptar të energjisë.

CEZ u tërhoq nga Shqipëria tre vjet më parë pasi marrëveshja përfundoi në gjykatat e arbitrazhit dhe shkaktoi fërkime midis Pragës dhe Tiranës, përfundon artikulli i gazetës çeke./Monitor

3 komente në “Afera e CEZ/ Sekseri i Shkelzen Berishës në telashe, çekët nisin hetimet në Shqipëri për transaksionin 7 milionë eurove”

  1. Likja says:

    Shikoni tani Xenin kur te ngreje ndonje çader tjeter per te krijuar gjurulldi

  2. xen camaroku says:

    xeni mos u tremb se burgu i fjerit esht persembari .nuk esht si i spacit dikur pastaj ti ke dhe babin qe do te ndihmoj

  3. ppe says:

    Prandaj se kena pa “qytetarin dixhital”, filloi tatepjeta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje