Arben Imami thirrje demokratëve: Të largojmë urgjent Bashën, humbja ngjarja më e rëndë për PD

28 Qershor 2017, 00:21Politika TEMA

Ish- ministri dhe ish- deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar humbjen e Partisë Demokratike dhe ngrirjen e funksioneve të Lulzim Bashës, pas humbjes.

Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’. Imami tha se Basha duhet të largohet pasi ka humbur zgjedhjet dhe kjo është një hata.

“Deklarata e Bashës per ngrirjen e funksioneve, pa asnjë realitet. Basha duhet të largohet pasi ka humbur zgjedhjet dhe kjo është një hata. Vendimet e Lulzim Bashës janë në shkelje të statusit të PD.

Basha do të shkatërrojë PD-në dhe ai duhet të largohet nga posti i kryetarit të PD. Nëse Basha do të uzurpojë postin, ne do reagojmë” –tha Imami.

Ndër të tjera, Arben Imami tha se Sali Berisha nuk është përgjegjës për humbjen si dhe për fushatën që ka bërë Lulzim Basha.

“Humbja është ngjarja më e rëndë për PD që nga themelimi dhe ajo pritej. Berisha nuk është përgjegjës për fushatën e PD dhe dashurinë në distancë mes Ramës dhe Bashës.

Berisha nuk ka qënë kundër simboleve të PD. Është çështje e Berishës se cili do jetë qëndrimi i tij. Problemi qëndron tek kryetari aktual, pasi është Berisha ai që krijoi ketë situatë”- tha Imami.

1 komente në “Arben Imami thirrje demokratëve: Të largojmë urgjent Bashën, humbja ngjarja më e rëndë për PD”

  1. Arber Iliri says:

    Edi Rama te lumte jo vetem qe fitove qeverisjen por i dhe nje goditje te forte edhe baltes dhe mediokritetit te medias, nje problem qe besoj se do te zgjidhet ne te ardhmen plot shprese te vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje