Basha i “ngrirë” si kryetar, por kunati Erion Isufi me ekspertët e tij gjithë ditën te zyra ku printohen kartat e anëtarësisë. Po përgatitet manipulim?!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mbrëmë Lulzim Basha kryetari i PD ka deklaruar ngrirjen e funksionit të tij ekzekutiv në krye të Partisë Demokratike, pas humbjes së thellë që PD shënoi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pas këtij deklarimi, ai ia ka deleguar kompetencat e drejtimit të PD dy nënkryetarëve Edmon Spaho dhe Edi Paloka si dhe sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani.

Pas këtij veprimi, në logjikën e gjërave, megjithëse shumë anëtarë kryesie dhe të Këshillit Kombëtar i kërkuan dorëheqjen, Basha pushon së qëni aktiv si kryetar i PD.

Gara i nënshtrohet një starti të barabartë, për të dalë në fund fituesi përmes parimit “një anëtar një votë”, me votën e anëtarësisë.

Por pavarësisht heshtjes në selinë qëndrore të PD buzë Lanës, sot ka pasur disa lëvizje me të vërtetë domethenëse në koridoret dhe zyrat kryesore të kësaj selie. Pikërisht aty ku vendoset për garën brenda PD dhe përcaktohet fituesi, madje dhe në tavolinë.

Kështu, sipas burimeve të sigurta brenda selisë së PD, zyra e Endri Hasës sekretar në departamentin për Shoqërinë e Informacionit dhe Komunikimit, në katin e tretë ka pasur lëvizje. Pasi Hasa është dhe në euforinë e fitores si deputet, ka qënë i dyti në qarkun e Elbasanit në listë dhe fitues i sigurtë pas Spahos.

Kjo zyrë është në katin e tretë dhe atje është kompjuteri ku është hedhur databese i anëtarësimeve në PD. Aty printohen të gjitha listat e anëtarësimeve në parti.

Burimet saktësojnë se kompjuteri është në mëshirë të fatit.

Aty punon Endri Kokoshi që vëllain binjak e ka punojës tek “Landmarku” kompania e Erion Isufit, i cili është kunati i Lulzim Bashës.

Në atë zyrë rri edhe Elvi, kushuri me Odeta Malen, vajzën e tezes së Bashës.

Burimi thotë për “TemA” se sot në këtë zyrë ka qënë dhe Erion Isufi dhe familjarë të tjerë, ndërkohë që pikërisht në këtë zyrë është printeri i vetëm i kartave të anëtarësisë në PD.

Lind pyetja: Çfarë duan familjarët e kandidatit për kryetar të PD tashmë Lulzim Basha pikërisht në zyrën ku është kompjuteri me databesen e listës së anëtarësisë së PD, ku bëhen printimet e kartave të anëtarësisë?

Mos po përgatitet manipulimi i madh i zgjedhjes së Lulzim Bashës sërish kryetar i PD, por me një fitore në tavolinë, përmes heqjes dhe vendosjes së emrave të anëtarësisë së PD që reflektohen në votë apo shtimit të “radhëve” me anëtarë të rinj PD që hedhin votën për Bashën?!

Njëherësh dhe Neritan Sejamini me urdhër të Bashës sot ka qënë gjithë ditën i mbyllur në zyrë duke i përgatitur programin elektoral Selamit!!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Basha i “ngrirë” si kryetar, por kunati Erion Isufi me ekspertët e tij gjithë ditën te zyra ku printohen kartat e anëtarësisë. Po përgatitet manipulim?!”

  1. Toni says:

    Qe ne momentin qe ai nuk dha doreheqjen dihej pazari. Po ne qafe pacin veten se kjo eshte tamam sikur genjen veten.

  2. Ana says:

    Cfar fytyre ky m…sa i shemtut si e motra.

  3. demokratet e vertete says:

    Po demokratete e dine shume mire qe ai asnjehere nuk fiton por i vjedh mandatet dhe garat

  4. albaniafirst says:

    Historia e manipulimeve te PD-se nuk eshte e re. Eshte ne fakt fytyra e vertete e ketyre banditeve qe krijoi Sali serbi duke shkaterruar idealin e atyre qe u ngriten kunder diktatures komuniste, prandaj nuk me bejne pershtypje keto lajme. Ajo qe me ra ne sy eshte se Bash na paska lene qe te drejtojne PD-ne Gagaci me “dopio wiskin”. Sa per te parin, Spahon, ate nuk e njoh dhe s’mund te flas.

  5. Monika says:

    Aman ca jane keto perralla me mbret?

    1. boom says:

      Nuk i mjafton posti i kryetarit te PD po tani do te na e besh edhe mbret Bashen?

  6. Gazi says:

    Nje gje te mire per Shqiperine po e bën më në fund Basha : është duke e shkatërru peden. Për kete, ndoshta duhet amnistu per ca gabime, por jo krime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *