Dorëheqja e Bashës, ikje nga qasja qorre e shurdhe e drejtimit të PD. Duhet garë me rregulla, ndryshe presim humbjen e radhës

Nga Majlinda Bregu

Kur flisja kohë më parë dhe vazhdimisht, e kur të gjithë benin sikur s’dëgjonin, – “Se duhet parë nga vetja dhe duhet të flasim hapur për shkaqet se pse PD-ja po shkon nga një humbje në tjetrën dhe se nëse do të presim fundin për të thënë më në fund gjërat që mendojmë, atëherë do të jetë shumë vone”, -flisja se nuk e doja kurrë humbjen e PD-së!

E risolla këtë citim jo për të treguar sa e zonja jam, se s’duhet ndonjë zotësi e madhe për të kuptuar atë që po ndodhte me PD-në, nën drejtimin e Lulzim Bashës, por për koherencë me veten e demokratët.
Ishte kaq e qartë çka po vinte sa nuk më mbante vendi, kur shihja të tjerë aty në mbledhjet e grupit, që as shihnin, as dëgjonin e madje as nuk u tutën të më sulmonin.

Nuk them nuk kuptonin, sepse jo pak në fakt e kuptonin që ç’ke me të, por… Dhe POR-et ishin e mbeten po aq problem sa vetë rezultati.

Unë kur kërkoj dorëheqjen e Lulzim Bashës, nuk kam asnjë dëshirë të merrem me personazhin në vetvete. Nëse jam kuptuar kështu, po e nënvizoj që s’është kështu. Aq më shumë tani që s’po u besoj më dot as syve, kur shoh e lexoj kush po merret me të!

Kërkoj heqjen dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit dhe funksionimit të PD-së. Nga një mënyrë që e ka në përmbajtjen e saj vetëshkatërrimin e ngadaltë, por të pandalshëm të çfardo organizate, pavarësisht emrit që ka.

Kur kam thënë dhe stërthënë se Sali Berisha nuk përsëritet, nuk imitohet, nuk zëvendësohet, nuk kam folur për një idhull por për një lidership karizmatik, i cili s’lejon të duken boshllëqet, gropat, defektet e organizatës dhe i mbyll ato.

Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës.

Do të thotë të humbasësh në çdo hap njerëz, të bjerrësh në çdo metër rruge besimin dhe respektin e njerëzve për PD-në.

Unë fjalën dhe dëshirën e madhe që PD-ja të jetë PD-ja që më solli mua e shumë si unë brenda saj kam.
Prandaj po ju them përseri: Po gaboni! Të shpallësh një garë në mbi 40 gradë, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat janë garancite për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standardet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike!

Eshtë njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta!
Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin “e ngrirë” apo kundër Lulzimit “të shkrirë”, është gabim.

Ta kthesh sot, tani, PD-në në një shesh për përshesh, pasi shqiptarët na dhanë 190 mijë vota minus, më zi se në zgjedhjet e ’97-ës, është gabim.

Po jua them sot të gjithëve, kujt është me Lulzimin dhe kujt është kundër tij.

Ky mal që po mbarset do të pjellë një mi!

Dhe ne do jemi përsëri duke pritur humbjen e radhës për gabimin tonë të radhës.

Për të parashikuar këtë nuk duhet të jesh as fallxhore as shkencetare e as shumë e zonja.

Mjafton ta duash PD-në përtej inateve me disa, ndjenjës së hakmarrjes ndaj dikujt apo nevojës fëminore për të luajtur luftash në oborrin e lagjes.

REMOTE_ADDR:[]

20 komente në “Dorëheqja e Bashës, ikje nga qasja qorre e shurdhe e drejtimit të PD. Duhet garë me rregulla, ndryshe presim humbjen e radhës”

  1. dyzime says:

    Nuk i mbajne dot zgjedhjet ne prill/maj apo tetor/nentor shqiptaret qe ju dashka patjeter fundi i qershorit kur fillon plazhi e vapa? Pastaj cfare eshte ajo ndarje mandatesh me 4.4 milion zgjedhjes, kur brenda jetojne vetem 2.8? Keni census ju a s’keni? Vend me emigracionin nder me te lartit ne bote akoma ndan mandatet me lista parahistorike. Per te mos folur per te metat e proporcionalit me lista te mbyllura qe te kujton xhaxhin Enver.

    1. Sala says:

      Edhe kjo nuk ka kurajon te dali kunder varrmihesit te pd sali berishes e per pasoje edhe kjo nuk eshte vecse nje sali i vogel ne miniature dhe do te zhduket ashtu sic hyri nga televizioni ne politike pa as edhe nje kontribut real. Rip majlinda kodra pas bregut

      1. trojani says:

        Shume e vertet ,te maresh inisiativen te kritikosh pd dhe bashen dhe te lesh jasht liderin suprem eshte hipokrizi .
        Po nuk u shkeputet nga modeli berishian veshtir te vini ne pushtet.
        U duk dikushi dhe kjo po si gjithe demokratet s’kane kurajon te bejne as shuren pa urdhrin e gadaffit.
        Ik majlinda se nuk behet stan me lepuj

  2. lulushi says:

    Ty te shte bere mendja Sali moj e shkrete. Nuk jeni ne gjendje ta kuptoni se pikerisht Saliu eshte e keqja me e madhe e PD’

  3. albaniafirst says:

    Majlinda Bregu nuk mund te jesh aq e humbur sa te kerkosh pergjegjesine vetem tek Basha. Problemi I vertete I PD-se eshte Sali Berisha. Per sa kohe qe ju nuk do ndaheni nga ky individ dhe te tjere te gardes se vjeter apo te re qe si qellim te vetem kane vjedhjen, asnjehere nuk do vini ne pushtet. Me keta qe keni ne krye apo ne partine tuaj, Rama del ne pension si Krye Minister.

  4. butrinti says:

    ZONJA BREGU ! MOS U LODH TE NA TREGOSH PRRALLA ME RINGRITJRE, RINOVIME, MODERNIZIME ETJ PER PARTINE DEMOKRATIKE . AJO NUK MUND TE RINOVOHET ETJ SA TE JETE ATJE SALI KKARAXHIC BERISHA . HARROJE TI ,SELAMI , BASHA ETJ

  5. ndoc says:

    maljinda ose majlinda pa u ndare nga saliu nuk ndaheni dot nga basha
    po s’keni bythe ti thoni Jo saliut edhe sikur ti beni zgjedhjet ne dhjetor rezultati nje mut i madh do jete
    me bashen apo pa bashen kryetar

    ki dhe ti kurajen te shihesh ne pasqyre
    boll lojtet kukamcfeshi

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Te gjitha partite e djathta shqiptare,se bashku,kane deri ne 35% te elektoratit !
    Mbi kete shifer,dikur ka patur manipulime ne zgjedhje,nga PD.
    Distancimi nga berishizmi dhe hapja e PD,mund te bej te mundur rikthimin ne pushtet.
    Luftoni per demokratizimin e PD !

  7. Ana says:

    Ske faj o Majlind se zonjat u zevendesuan me bundrat e ndertimit.

  8. Samiu says:

    Sa te jete Saliu aty rrotull Rama do jete ne qeveri edhe per 20 vjet te tjere.

  9. optimizem per vendin says:

    Ti Majlinda hiqesh si e moderuar ne PD, por kur permend kar-izmin e Sali Berishes, dukesh qe je nje cope njeri gedhe. E dyta: shiko se çfare ben ministrja juaj e aresimit: emron nje rrugaç qe ka djege Tiranen ne demonstratat e dhuneshme, ne drejtimin e gjuhes shqipe ne ministri edhe ne kundershtim me ligjin egzistues, ne kundershtim edhe me kontraten nje mujore te dy drejtuesve te partive ! Pa le qe nuk di dhe te shkruaj shqip. Merre me mend te merrnit pushtet juve se çfare do ti benit atij vendi. Ju jeni te pandreqshem dhe s’keni per te marre kurre pushtet me ne kete dynja ne Shqiperi. Dalengadale edhe ata dobiça, te genjyer apo te djallezuar qe ju perkrahin do tu lene fare. Eshte e domosdoshme qe ne Shqiperi te formohet nje e djathte serioze, ndryshe prape telashe do te kete vendi. Fara qe ka mbjelle Sali Berisha yt, eshte fara me e keqe mbi rruzull: krim, vjedhje, tradheti duke shitur vendin. Akoma ja ze emrin ne goje nje kryekrimineli?! Qofshi ju qe jeni.

  10. Lennard says:

    Gjithe e Keqja e Madhe Moj Znj.Majlinda eshte se Sali Gerdeci ,qe ti e mbron verberisht ,e ktheu PD ne Prone Private. .Gjate gjithe veprimtarise Ai ka shkaterruar gjithcka,Demokracine, endrat e shqiptareve ,vetem e vetem te kete Pushtetin dhe te Pasuroje familjen e tij.Dhe Ti moj Zonje hyn ne kete Oborr,dhe Ty Sali Gerdeci dicka te ka darovitur.Ai ka luajtur me metoden e Makiavelit. Prandaj eja ne vete se te gjithe JU bashke e shkaterruat PD dhe po korni ate qe keni mbjelle.Shikoje Rulin si bertet ,kur Ai eshte nje nga varemihsit e PD ,Kryearkitekti i Korrupsionit ne Shqiperi.

  11. Don says:

    O PD ista keni mend ne koke apo jo? Te pakten 80% e popullit e urren per vdekje Sali Berishen dhe pret qe ai te perfundoje pas hekurave me vendim te drejtesise. Ju qe te fitoni ndonje dite duhet ta merrni ne konsiderate kete fakt ne se jo ju do qendroni akoma ne kazanin e PD qe vetem kercenon vret dhe vjedh. Program politik dhe ekonomik ska por non problem se ato i ka Saliu ne koke. Eshte faktori numer 1 dhe e keqja e gjithe shqiptareve. Megjithese cfare them une. Ju jeni llum qe te gjithe si PD. Saliu vrau 26 ne Gerdec ju nuk hapet gojen, vrau 4 qytetare te pafajshem dhe nuk hapet gojen. Vodhi Zeni sa deshi dhe ju nuk e hapet gojen. Me Saliun deputet ju do te grryheni me keq ne 4 vitet e ardhshme.

  12. piter pan says:

    Po kjo qe eshte bere si fyre filozofe dhe di vetem te na tregoje fustane, fraza dhe brockulla pa fund, o pika partise qe jeni, tani me keta pasunaret katunare qe na dalin pas pilafit, dhe qe bene palle kur ishin ministra te PD, ai Basha na duket si star?!

    1. Lola says:

      Fix Piter Pan. Njesoj si Grida Duma, dhe kjo zonje po na ben parade mode dhe lojen ” kush Merr poza me te bukura “.
      Dhe te mendosh qe filozofon, mgjse nuk ka idene e kesaj materie, per pandershkueshmerine, e te tjera terminologji fushate, pa prapavije mbeshtetese.
      Do te kisha deshire te shihja nje foto te top-modeles kur ishte nje banore e Laprakes , pa ju futur politikes.
      Do ishte interesant te shihnim zhvillimin pamor , se ate llafollogjik ia njohim mire.

  13. Zigur Qarri says:

    PD-ja nuk ka program te djatht,nuk ka ideale te djathta,”ideale” per te cilat erdhi ne pushtet.
    Kjo eshte arsyeja kryesore e humbjes.E djathta nuk ka elite dhe elektorat me baze ideologjike,
    por vetem militante interesexhinj,mercenare.Kjo sjell edhe amplituda ekstreme,renie dhe ngritje
    te paparashikueshme.Ate te djatht qe ngroh shqiptaret dhe qe duhet ta bente Pd-ja, po mundohet
    ta bëj PS-ja,e “majta”!Edhe PS-ja nuk ka ideale te majta,por nuk eshte konsumuar politikisht aq sa
    PD-ja,plus qe ka vene re,se po te rregullosh qendrat e Qyteteve(qe jan ne kontakt te perditshem),
    fiton zgjedhes.PD-ja ishte shprese,shprese qe u venit,qe zhgenjeu.

  14. Luani says:

    Je shume e vonuar zonje,jo ti po ata qe per motive dhe te tyre, duan doreheqjen e Bashes sot.pjesa me e mire e atyre qe bertasin sot,e dinin shume qe dhe per shkak te tyre,do ti humbnin zgjedhjet,ata nuk na thane asnje fjale,se pse u ngrit ajo cader cirku ne mes te bulevardit qe jepte cfaqje dy here ne dite,me nje numer te kufizuar dhe imponuar spektatoresh,qe jo vetem qe krijoje shqetesim te qytetaret,po u be gazi i botes,duke e mbajtur hapur me dezhurne te dhunshme te punonjesve te bashkive te p.d~se,pjesa me e mire e atyre qe bertasin sot per doreheqjen e Bashes,deri ne shpalljen e listave per deputete,rrinin si skutha dhe u rebeluan ne momentin qe nuk pane emerin ne liste.Ju nuk bete nje analize te qeverisje suaj 8~vjecare,ku dogjet ,vrate,vodhet,shkatrruat sistemin e arsimit me universitete kjoska,punesut njerez analfabet me diplloma te ketyre universiteteve,bete rruge dhe i late rrugeve,kur thote ky i gjati,zgjodhet nje kryetar bashkie,qe per 4 vjet nuk mund ti indentifikosh nje pune te bere dhe si e zgjodhet e pane te gjithe shqipetaret,ju nuk blete vota,po i vodhet ato,ju ligjeruat republiken e hashashit dhe benit sikur nuk e shifnit,mbasi u shperbe kjo republike,specialistet e saj i shperndate ne gjitha Shqiperine,e shume e shume ndodhi te tjera qe ju i dinit shume,ju bete cmos qe te pengonit reformen, jo ti me ca te tjere,po udheheqja e partise tende bashke me udheheqesin e madh te integrimit,kur e pane qe votat pro reformes u bene,na shpallet konsensusin e madh dhe historik,per te mos u indentifikuar medemek si kundershtare te kesaj reforme ,po per ta sabotuar ate ne cdo moment,derisa me ne fund ua hoqen breket dhe u vune rresht si dele.Mos zgjedhja kryetar e Bashes,perfundimisht eshte percarja me e madhe e P.d~se,basha del shume me i forte se kundershtaret,me nje grup parlamentar shume me te fuqishem se pjesa tjeter dhe me nje alternative tjeter te shpallur prej tij~Republika e Re~po veshtire eshte qe berisha ta leshoje lulin dhe kesaj rradhe.

  15. Preka says:

    C’do tjeter koment eshte i tepert.

  16. Miu i arave says:

    Janë kaq trutharë e idiota këta të PD-së (bashkë me Majlindën… që veç “zogut”, nuk ka ndonjë meritë tjetër…), sa akoma “i ngrënë lapidare”, skizofrenit paranojak, hajdut e kriminel, shpellarit të Viçidolit, pa e kuptuar se kur zënë emrin e tij në gojë, populli shqiptar “pëson” alergji…! Dihet që edhe këta janë si ai, por të paktën të kenë “aq tru”, sa të mos i zënë emrin në gojë, kur kanë mundësi…

  17. Fifiona says:

    Qe kur ti zonja Bregu ke filluar te na behesh filozofe. Ku ishe ti moj zonje 4 vjet ne parlament qe nuk fole asnje fjale kunder Edi Rames apo ishe pjese e Rilindjes ne radhet e PD. Cfare kontributi dhe ti zonje ne krijimin e PD ( se erdhe nga Italia ku ndimoje prostitutat dhe u bere deputete) dhe gjate viteve pervec (pasurise kolosale) por tani qe ngele jashte parlamentit fillove te ngresh zerin e kritikosh zotin Basha sikur te dhimbset shume Partia. Ne qofte se ty te dhimbset kaq shume PD pse nuk kontribove ti ne kete fushate elektorale sepse me sa mbaj mend une ne zgjedhjet e meparshme kur ju ishit ne liste per deputete ju bete nje fushate shume aktive. Do ti benit nder si PD ashtu edhe simaptizanteve ne qofte se ju dhe shoket e tu qe e duan PD vetem per interesat e tyre personale te liroheni nga te gjitha funksionet qe mbani ne PD dhe ti bashkoheni idealit tuaj (si pjese e Sorrosit) Rilindjes se Edi Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *