Duka, i fiksuar pas emrave të mëdhenj. Ide për një takim me Klarens Sedorf

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka prioritet që të afrojë një emër të njohur për stolin e Kombëtares shqiptare.

Edhe pse Xhani De Biazi bëri të ditur pak ditë më parë se tre alternativat kryesore për vendin e lënë bosh nga ai ishin italianë, numri 1 i futbollit shqiptar tërhiqet nga ideja për të afruar emra të famshëm për publikun shqiptar, ndaj po shqyrton të gjitha kandidaturat mes atyre që janë të papunë.

Së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i Klarens Sedorf. Ish-mesfushori holandez nuk ka një karrierë shumë të suksesshme si trajner, por Duka mendon se ai mund të jetë emri i duhur falë eksperiencës së tij të gjerë si futbollist me disa prej klubeve më të mëdha të futbollit europian.

Ndaj po kërkohet një kontakt me holandezin, për të organizuar një takim mes palëve. Duhet theksuar se Sedorf ka kërkesa shumë të larta ekonomike, që FSHF vështirë se mund t’i përballojë, shkruan Panorama Sport.

Megjithatë, Duka kërkon që si për çdo kandidat tjetër, të ketë mundësinë të kontaktojë personalisht për çdo detaj rreth një bashkëpunimi të mundshëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *