Eksluzive: Libri i Kaloçit “Shkrimtarët dhe artistët…”, publikon dokumentin me firmën e Dritëro Agollit për shkarkimin e kryeredaktorit të gazetës “Drita, si njeri që “ishte influencuar nga shoqëria e sëmurë me Fadil Paçramin” dhe dërgimin e tij “poshtë për të njohur jetën”?!

28 Qershor 2017, 09:22Dossier TEMA
Eksluzive: Libri i Kaloçit “Shkrimtarët dhe

Dritëro Agolli: “Kryeredaktori i “Drita”, Ibrahim Uruçi, i influencuar nga Paçrami, të shkojë në prodhim”

Nga Dashnor Kaloçi

Konkluzionet; “Por, këto dy vjetët e fundit, sh. Ibrahim ka lejuar në gazetën “Drita”, mjaft gabime në kundërshtim me orientimet e Partisë për letërsinë dhe artet. Në disa artikuj me karakter ideo-artistik, ka pasur konfuzion mendimesh, gjë që e çorientonte lexuesin, duke mos bërë një punë të mjaftueshme kolegjiale, ai ka bërë herë pas here te “Drita”, teorizime të dëmshme, si “copëzimi i heroit pozitiv”, gjë që shpie në deheroizimin e letërsisë, ka konfodnuar disa here traditën me konservatorizmin; i ka dhënë prioritet luftës kundër konservatorizmit dhe ka nënvleftësuar ndikimet borgjeze dhe revizioniste në letërsi dhe art”

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit mban datën 1 prill të vitit 1973 dhe aty janë bërë konkluzionet e organiztës bazë të partisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, “mbi punën e shokut Ibrahim Uruçi, kryeredaktor i gazetës “Drita”, e cila asokohe ishte organ që varej direkt nga Lidhja.

Dokumenti në fjalë mban firmën e Dritëro Agollit që asokohe ende nuk kishte ardhur në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, por që mbante detyrën e sekretarit të organizatës bazë të Lidhjes, gjë e cila fatkeqëisht e bëri atë asokohe, të përballej me mjaft nga kolegët e miqtë e tij, të cilët u kritikuan, akuzuan dhe goditën si: “të ndikuar apo bashkëpunëtorë të Fadil Paçramit”.

Një prej tyre ishte dhe Ibrahim Uruçi, një nga “stekat e vjetra” të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, (komunist i vjetër, shkrimtar, dramaturg, kryeredaktor i gazetës “Drita” dhe ish-sekretar i organizatës bazë të Partisë të Lidhjes), ndaj të cilit u zbrazën shumë “rrufe” me akuza të sa të qena aq dhe të stisura?! (Paradoksalisht, deri në vitin 1972 akuzohej si konservator dhe një vit më vonë, akuzohej si liberal dhe përkrahës i Fadil Paçramit).

Dhe në “hierarkinë” e të akuzuarëve të Lidhjes, gjë e cila erdhi mënjehërë pasi Enver Hoxha anatemoi Festivalin e 11 të këngës në Radio-Televizion (janar 1973), Uruçi vinte pas kryetarit Dhimitër Shuteriqi, e pas tij vinte Vilson Kilica (sekretar i përgjithshëm i Lidhjes) dhe Hamide Stringa, sekretare e Lidhjes për Muzikën. Siç duket dhe nga dokumenti në fjalë që mban firmën e Agollit, ndryshe nga mbledhja e Lidhjes së Shkrimtarëve ku u muarr në analizë puna dhe veprimtaria e kuadrove kryesorë të Lidhjes, si; Dhimitër Shuteriqi,Vilson Kilica, Ibrahim Uruçi dhe Hamide Stringa (shiko kapitulli 23, libri “Kadare në dokumentet e Pallatit të Endrrave”),konkluzionet e organizatës bazë për Uruçin, nuk janë të ashpra, apo më saktë me akuza të rënda, për të mos thënë se deri diku janë dashamirëse?! Kjo, po të kemi parasysh atmosferën e frikëshme për shkrimtarët dhe artistët pas fjalës së Enver Hoxhës mbajtur në Aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor më 15 mars të atij viti, ku pjesa më e madhe akuzoheshin për “vepra me përmbajtje armiqësore”?! Në këtë kuadër apo më saktë në këtë atmosferë, ka qenë edhe mbledhja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve që cituam më lart, ku o godit edhe Uruçi, prej nga ku më pas u nxorrën dhe këto konkluzione që përmban ky dokument, gjë e cila bëri që ai të shkarkohej nga të gjitha funksionet që mbante në Lidhje dhe të degdisej si punëtor diku në zonën e Memaliajt së bashku me bashkëshorten, larg një pjese të familjes që nuk mundi t’i afrohej si rezultat i luftës së klasave?! Vetëm pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, thuhet se me ndihmën, apo më saktë urdhërin e Ramiz Alisë, Ibrahim Uruçi në moshë të thyer mundi që të afrohej dhe të vinte në Shijak, ku nuk qëndroi më shumë se dy vjet, pasi ndërroi jetë diku nga viti 1986.

KONKLUZION I ORGANIZATES BAZE TE PARTISE

TE LIDHJES SE SHKRIMTAREVE DHE ARTISTEVE

MBI PUNEN E SHOKUT IBRAHIM URUCI

KRYEREDAKTOR I GAZETES “DRITA”

Shoku Ibrahim Uruçi, prej kohësh punon në organet e shtypit letraro-artistik. Në fillim ai ka qenë për shumë vjet kryredaktor i revistës “Nëndori”, pastaj që nga maji i vitit 1969, ai u emëruar kryeredaktor i revistës “Nëndori”. Ka qenë njeri punëtor dhe ka pasur disiplinë të mirë në punë. Eshtë përpjekur ta nxitë dhe ta zhvilloj debatin letar dhe artistik në gazetën që drejtonte duke aktivizuar edhe mjaft firma të reja letrare dhe artistike.

Por, këto dy vjetët e fundit, sh. Ibrahim ka lejuar në gazetën “Drita”, mjaft gabime në kundërshtim me orientimet e Partisë për letërsinë dhe artet. Në disa artikuj me karakter ideo-artistik, ka pasur konfuzion mendimesh, gjë që e çorientonte lexuesin, duke mos bërë një punë të mjaftueshme kolegjiale, ai ka bërë herë pas here te “Drita”, teorizime të dëmshme, si “copëzimi i heroit pozitiv”, gjë që shpie në deheroizimin e letërsisë, ka konfodnuar disa here traditën me konservatorizmin; i ka dhënë prioritet luftës kundër konservatorizmit dhe ka nënvleftësuar ndikimet borgjeze dhe revizioniste në letërsi dhe art; ka lejuar në disa artikuj fyerje dhe denigrime; shpesh ka mbajtur anësira duke përkrahur një palë; herë herë nuk ka bërë konkluzione pas debateve dhe i ka lënë pezull mendimet e shprehuara në artikuj e diskutime të ndryshme. Për të gjitha këto i është tërhequr vërejtje nga Aparati i K.Q. të Partisë, veçanërisht në fjalimin e shokut Ramiz Alia, në korrik 1972, për çështjet e debatit në shtyp. Po, sh. Ibrahim Uruçi edhe pas këtyre vërejtjeve, ka vazhduar të bëjë gabime. Kryesore te sh. Ibrahim, ishte se ai kishte një funksion që ishte jashtë forcave të tija dhe ka pasur në redaksi një kuadër relativisht shumë të ri, të sapodalë nga shkolla. Në punën e tij se kryeredaktor, ka influencuar shoqëria e tij e sëmurë me Fadil Paçramin.

Në mbledhjen e organizatës bazë të partisë të aparatit të Lidhjes, për punimin e fjalimit të sh. Enver Hoxha të datës 15.3.1973, ai nuk mundi të mbajë qëndrim autokritik për të gjitha këto dobësi, edhe për faktin se ishte i sëmurë. Ai ka njoftuar organizatën se do të bëjë autokritikë sapo të shërohet. Organizata bazë njëzëri e aprovoi vendimin për shkarkimin e sh. Ibrahim Uruçi si kryeredaktor i gazetës “Drita” dhe që ai të shkojë poshtë për të njohur jetën.

Tiranë 1 Prill 1973 Sekretari i organizatës bazë të PPSH-së

Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve

Dritëro Agolli

8 komente në “Eksluzive: Libri i Kaloçit “Shkrimtarët dhe artistët…”, publikon dokumentin me firmën e Dritëro Agollit për shkarkimin e kryeredaktorit të gazetës “Drita, si njeri që “ishte influencuar nga shoqëria e sëmurë me Fadil Paçramin” dhe dërgimin e tij “poshtë për të njohur jetën”?!”

  1. Liri says:

    Mekat pas mekati.

    1. e di si eshte puna says:

      Edhe sot ka shume felliqesira “shkrimtaruce e gazetaruce” qe do ishte mire te dergoheshin “poshte per te njohur jeten”! ?
      Respekt per Driteroin ?

  2. tfgs1 says:

    Agolli,yyyyyyyyyyyyyy te qifsha ropt turk i ndyre te bene edhe nderime me rastin e vdekjes!!! ptuuuuu kulish komunist ,spiun…………

    1. u dhim tu qesh says:

      Pisoglendi,shko zvogelo brimen e kollos se te eshte zgjeruar shume ? ? ?

      1. Tarasi says:

        Edi si eshte puna o dhime tu qesh ?
        Ke vorri komandatit,me grushtin lart,atje e ke venin ti
        S’ke turp qurrash ! te pshurren sekretarin e pare. Ku ishe ti per ta mbrojtur ?!!
        Me llape tja mshish gurin e vorrit,edepsiz 24 karatsh i ish sigurimit

        1. u dhim tu qesh says:

          Me fal,nuk isha atje! Isha duke pallu tet’eme ne ato momente ? ? ? ? ?

  3. Holta says:

    Keto librat e ketij Dashnor Kaloçit sepse me duken si ato pampersat e Lefteri Lleshit nga Luzi o koqevanit.

  4. Kryqi says:

    Kush mendon se E nver Hoxha ishte budalla dhe e “vuri kot” Driterojin kryetar
    te lidhjes se shkrimtareve,ose eshte naiv,aguridhe,ose nuk e njef si punonte ai sistem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje