Incidenti me shoferin e Hajdarmatajt, flet Selami: Më tha se s'të lë as të hysh në selinë e PD, pasi s'ke çfarë kërkon këtu

28 Qershor 2017, 21:08Politika TEMA

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami eshte perfshire ne nje incident ditën e sotme në ambientet e brendshme të selisë blu.

Shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmataj, Alfred Dollapi i është drejtuar me një gjuhë të ashpër Selamit, pak minuta pas konferencës për shtyp duke e kërcënuar atë.

“Çfarë pune ke ti këtu, ça do këtu? Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu?”, i është  drejtuar shoferi i deputetes kandidatit për kryetar partie Eduard Selami.

Selami ka ruajtur qetësinë nga e gjithë kjo situatë, dhe debati duket të ketë mbaruar aty.

Duke folur per “Panoramën”, sfidanti i Bashes ka treguar gjithçka sa ndodhi.

“Pati nje incident te pakendshem sot në Seline e Partise Demokratike qe une me vone e mesova se kush ishte. Megjjthate une do shoh perpara dhe e rendesishme eshte gara ne PD”, tha Selami.

19 komente në “Incidenti me shoferin e Hajdarmatajt, flet Selami: Më tha se s’të lë as të hysh në selinë e PD, pasi s’ke çfarë kërkon këtu”

  1. arjani grue says:

    shiko dhe prapa or cun ?????????

  2. Fatosi-kosove says:

    Po nuk e kuptoj dot se çkerkon ti aty o z.Selami,merr Majlinda Bregun dhe ik atje ku te rritet vlera,shko ne PS pasi besoi se pas keti kercenimi e ke kuptuar se PD-n e kane kapur kriminelet dhe tropojanet,si ste vjen turp te jeshe ne te njeten parti qe fiton vetem ne lazarat,prandaj z.Selami leri kriminelet ta hane njeritjetrin se vetem keshtu mund te pastrohet shqiperia nga kjo klike.

    1. floriri i Bençes says:

      PD nuk ka fitu vetem ne Lazarat, ka fitu edhe ne Has e Tropoje. Jo per gje, po … nuk i duhen ulur vlerat as PD-se, e as Hasit, Tropojes e Lazaratit.
      Nuk po zgjatem, po e mbyll, se po ti shofe keto fitore Like Gjerdani … do thote me blerje votash, me kanabis.

      1. akrepi says:

        O flori I bences Fatosi ka te drejte .Nuk e di cfare moshe ke por per ne qe I kemi jetuar qe fillimet e ashtuquajtur demokraci dhe deri sa ra nga pushteti Saliu ,e dime mire se si ka vepruar me bandat e tij duke djegur vjedhur pasurit e popullit por dhe duke kercenuar e vrare ata qe I dilnin kunder.Keto ne Shqiperi i di i math e i vogel,cudi si nuk I dike dhe ti

  3. Kuq e zi says:

    Hahaaaaaaaaa cfare partie …
    Ku po spate krah te armatosur te kercenojne taksistet

  4. Xen deledashi says:

    Keshtu kercenuan edhe Olldashin . Jo kaq hapur, por ne te njejten menyre

  5. Arber Iliri says:

    O Eduard ta paska dhene sinjalin Sala, zakonisht keshtu vepron ne fillim presion me shofere e bodigarde, me tej cfare nuk pret.Nuk e ke prej shoferit e ka nga ustai i vjeter i ketyre puneve padiskutim, po dyshove ne c’ka po te them mund te te quaj naiv.Nese do vazhdosh pergatitu edhe per me teper presion e shantazh ndaj teje.Shoferet me page te PD jane si shoferet spiune te regjimit komunist, jane linja e pare qe perdoren kunder armikut.Saliu e kishte dore me nje kete.

  6. Ylli says:

    Turp turp turp.Po na dalin shoferet dhe rojet e po bejne politike ne PD.As mua nuk me pelqen Selami por ka te drejten e Zotit dhe lirine e njeriut te kandidoje dhe te hyje e te dali ne seline e PD sa here ta shikoje te arsyeshme.Kokrrat e debileve dhe te injoranteve te bejne punen qe marrin rrogen dhe te mos hajne mut.Mire e them MUT.Cfare kafshesh por me kafshe ata qe sponsorizojne futjen e te tille personave ne oborrin e PD.Harrojne qe ata jane perballja e pare e nje partie me njerezit e thjeshte.

  7. boom says:

    Cudi se askush nga ata qe kerkonin doreheqjen e Bashes dje nuk kane reaguar per keto kercenimet ndaj Selamit. As dhendri i Berishes,as Bregu, as Ruli as Topalli. Njerez te peshtire e frikacake. Ptuuuuuuu.

  8. Besniku says:

    Tani m,bani vesh dhe degjoni kur te thone se keto nuk jane te verteta, jane shpifje te Z. Selami.
    I ben me qellim qe te fitoje pike tek zgjedhesit e PD.
    Z. SElami mund te kete harruar “incidentin” e vogel me te ndjerin Olldashi. Dhe ai ruhej me bodigardet e saliut kur hynte ne Seline e PD, nga tre e kater i rrinin nga mbrapa. Sigurisht per “sigurine” e tij, derisa e vrane mizorisht. Tani behet lidhja se ky Z. Shofer bodigard i deputetes tropojane, mund te jete edhe nje nga vrasesit e Olldashit, bshke me ate Dollapin tjeter, cunat apo nipooshat e Sait Dallapit, sponsorizuesit te cadres se PD, ish drejtorit te plotfuqishem te Ujesjelles/Kanalizimeve ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine. hajde pare qe ka bere ky njeri hajde! As Gita nuk ka kaq para sa ka ky njeri.

  9. trojani says:

    Kur te kercenon dhe karocieri ndermarjes do te thote se situata eshte shume alarmante…

  10. Mahmut Koxha says:

    E pabesueshme ! Akoma pa u hapur gara te tregohet dera ! Nqs do shkelet ” kushtetuta ” ( statuti I partise ) duke filluar qe nga : – Menyra e lenies se detyres se kryetarit actual ( doreheqje apo ngrirje ) . -Lenie dore te lire per organizatoret e zgjedhjeve te reja ne parti gjithmone referuar statutit .- Krijimi e kushteve te barabarta te pjesmarresve ne gare ( pa futur dore zollumqaret qe keto kane vetem nje vote dhe pelqimin e tyre ta shprehin me ane te saj),perseri do kete probleme.PD-ja ka boll intelektuale ,profesioniste ne fushat qe kane studiuar,me experience profesionale,por dhe ne politike,keshtu qe lerini te qete te paraqesin alternativat or pisanjoze. Lerini te lire te fitoje alternativa me e mire e dale nga vota e demokrateve dhe jo nga pazari I kriptokrateve.Eshte e qarte se pas veprimeve te te vegjelve qendron e fshehur putra e arinjve te medhenj.Po merrni me qafe ato qe akoma I sherbejne ndershmerisht kauzes dhe qe eshte pjesa me e ndershme dhe me e lena pas dore ne gjithe keto vite dhe kjo kauze e tyre gjendet gjithmone perballe abuzimeve nga ata qe e perdorin PD-ne vetem per transit.

  11. Simon Vrusho says:

    PRONË PRIVATE, NDALOHET HYRJA!

    Parti, pronë private, me roje private, ku është shkruar me shkronja të mëdha e të shtrembëra:

    PRONË PRIVATE! NDALOHET HYRJA!

  12. XheJ eN Bi says:

    Në PD më shumë peshon bishti se sqepari.
    Fajin nuk e kanë as bishtat dhe as sqeparët.
    Kur trazohesh me krunde të hanë pulat.

  13. Genjeshtaret says:

    Habitem se si çuditen njerezit me ngjarje te tilla?! Keq per PD-ne! Ne sa cope duhet te ndahet kjo parti?! Une mendoj se: deri sa te jet Sala gjalle, keshtu do shkojne punet.

  14. Albani says:

    Gjasme!
    U duk sikur PD e pati seriozisht rithemelimin, riformatimin apo rimodelimin e saj ditet e para mbas 25 Qershorit, 2017, mbas dites se Humbjes se Madhe Historike, e ngjashme me Betejen ne Vaterlo te Napoleon Bonapartit, apo me Betejen e Stalingradit. Por ngjarja ne mjediset e PD, pra ne SHQUP tregoi se PD nuk mund te ndreq kurre veten e saj, qofte edhe me ngrirjen apo me shkrirjen e Lul Bashes. Tropojanet maloke te punesuar ne PD, nuk jane thjesht maloke, mbasi kjo do te qe gjysma e se keqes, ata jane njerezit e Sali Berishes qe kontrollojne cdo gje qe behet aty, shkurt keta jane njerezit dixhital, syri vigjilent i Sali Berishes.
    Asgje e re nuk ka per te ndodhur ne PD. Luli do te rizgjidhet kryetar, dhe PD do te vazhdoje si deri tani, ashtu sikur ka shkuar gjate ketyre 26 vjeteve. Gjeja e mire qe mund te ndodhe, eshte krijimi i nje fraksioni te madh, krijimi i nje partie te re nen drejtimin e Z. Selami, apo te Z. Alizoti, qe per mendimin tim, eshte kandidatura me e mire e deritanishme per te qene kryetar i PD.
    Te mendodh se Z. Selami te zgjidhet kryetar i PD, do te thote te zgjedhesh vdekjen e Sali Berishes. Sali Berisha e di se Z. Selami eshte filoamerikan, madje ai mund te mendoje se Selami eshte kthyer ne Shqiperi me “porosi” te Amerikes, dhe ky mendim e terbon ate fare.
    Prandaj, edhe ajo qe thote Z. Ngjela, qe duke thene te verteten, e demton Z. Selami ne syte e Sali Berishes, nuk mund te ndodhe. Eshte pothuajse e pamundur qe Z. Selami te marre pelqimin e Saliut per te hyre ne gare, por jo vetem ky, edhe ndonje tjeter qenuk eshte pjese e klanit te Familjes Berisha, se PD nuk ka qene asnjehere parti, por vetem nje klan malokesh.
    Me Z. Selami, u perseriten skenaret e meparshem me Pollon, me Selamin qe nuk i lejonin te hynin ne zyrat e tyre dhe i nxorren me shkelma jashte.
    Ja, kjo eshte partia demokratike. Prandaj ju demokratet e mire, as mos prisni se partia juaj do te reformohet ndonjehere! Kjo mund te ndodhe vetem mbas vdekjes se Sali Berishes, dhe kur ne mjediset e SHQUp-it, te mos kete me tropojano-maloke!

  15. vjeshta says:

    Hahaha……parti shoferash ka lindur dhe si parti shoferash do të shkërmoqet!

  16. shpresa says:

    Zonja dhe zoterinj, shoke dhe shoqe, qytetare dhe qytetare ! Duhet te kuptoni perfundimisht pas 27 vjetesh, se po behen te mençur niperit e mbesat tani e jo ju, qe nuk ka pase asnjehere parti demokratike por nje band antishqiptare te udhehequr nga Sali Berisha bashke me spiunazhin e huaj te cilet e mbanin ne krye. Ajo bande egziston dhe sot para syve tuaj +27 vjeçare me kelysha e lindur. Se te kish pasur vertete parti demokratike nuk do te ishte kjo gjendje e shqiptareve, por sot do te ishim antare me te drejta te plota te BE-se dhe do te kishim nje jete tjeter. Ku eshte Sllovenia, ku eshte cekia, ku eshte Sllaovakia, ku jane vendet Balltike, ju lutem. Po Kraocia?! Per ata shqiptare qe votojne nje bande kaq antishqiptare do ti pershendesja me nje hymn tropojan dhe te me falin tropojanet e ndershem, po tani eshte nje fakt: populli yne thote me mire te dale syri se nami. Ju shqiptare te pa gedhendur, po vazhdoni te mbani ne gjirin tuaj nje kryebandit e kriminel, nje tradhetar qe u a shiti vendin te huajve, por dhe nje gjallese bastarde te pa shpirt akoma. Atehere çfare meritoni. JU meritoni ate qe kerkoni. Partia demokratike qe te jete e tille dhe te gezoje emrin aq te ndritur, duhet te rithemelohet sot mbi baza te reja dhe mbi kritere te verteta, te drejta qe dhe dashamiresit e sinqerte te saj te gjejne qetesine e shpirtit te tyre te munduar e tretur nga gjithe ato krime te bandave. Une nuk besoj se Eduard Selami mund te ja arrije, por mund te beje arrnime, po mundi dhe nuk e eleminuan sipas tradites se bandes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje