Loja hipokrite për kreun e PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Gara e sapo hapur për kreun e PD-së po vë në dukje fallcitetin e palëve që janë në lojë. Më shumë sesa për interesin e qytetarëve, për mënyrën e të bërit opozitë dhe për të ndërtuar të nesërmen, ato po duken të interesuara të marrin përkrahjen e një fosileje politike si Sali Berisha.

Lulzim Basha e rakordoi deklaratën e ngrirjes, madje dhe datën e shkrirjes në zyrtën e tij. Ai me gjithë gjëmën që i ndodhi nuk pati guxim të thotë, se një pjesë e saj erdhi edhe për faktin se nuk u nda dot nga trashëgimia e qverisjes së keqe të katër viteve më parë. Ai edhe në fushatë përjashtoi gjithë gardën e vjetër, por ruajti me kokëfortësi si një aset të rallë, njeriun që shqiptarët vazhdojë ta rrefuzojnë me këmbëngulje.

Por, nëse për Bashën dihet, nëse për atë shumëkush mendon se nuk mund të ekzistojë qoftë edhe një ditë më tepër në PD pa mbështetjen e liderit historik, çudi po bën fakti se edhe kundërshtarët e tij po duan të marrin mbështetjen e Berishës për të mundur kryetarin e ngrirë.

Të gjithë ata që kanë qëlluar me artileri të rëndë kundër njeriut që i humbi 200 mijë vota PD-së (14 mandate deputetësh) po e përjashtojnë automatikisht nga përgjegjësia e kësaj humbjeje doktorin. Ata edhe kur pyeten drejtëpërdrejt i dredhojnë përgjigjes, nuk guxojnë ta prekin këtë tabu dhe kritikojnë Bashën edhe për ato mëkate që ia kanë falur për vite me radhë Berishës. Ata bëjën sikur harrojnë se PD e shpenzoi një pjesë të mirë të këtij mandati duke mbrojtur trashëgiminë e së shkuarës, se në të enjten e parlamentit tonet e politikave të demokratëve i caktonte Berisha, se në studiot televizive që shfaqej, ai kishte dyfishin e audiencës së pasardhësit, se socialistët atë vendosën si targetin kryesor të goditjes. Pra shkurt, se në 25 qershor, shqiptarët votuan edhe pro apo kundër Berishës.

Natyrisht Lulzim Basha ka përgjegjësi maksimale që nuk e shmangu dot këtë fat. Ai duhet të largohet ndoshta përgjithnjë nga politika edhe për faktin se nuk arriti të bëhet më shumë sesa kopja e origjinalit. Por t’a luftosh atë duke propozuar një kopje të ndryshme të të njëtit model, është një mjerim i madh.

Sepse përpara se të ndahet me Bashën ,PD-ja duhet të gjejë forcë të ndahet me Berishën. Pa prekur këtë tabu, pa hapur debatin mbi thelbin e problemit, gjithçka në këtë parti është e kotë. Me apo pa Bashën ajo do të mbetet një humbëse e madhe. (Lapsi.al)   

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

30 komente në “Loja hipokrite për kreun e PD”

  1. malo says:

    Me ne fund o Bushat e the nje gje me mend :
    “..perpara se te ndahet me Bashen,PD-ja duhet te ndahet me Berishen..”

    Ja the ,po kujt ja the……,keta jane te gjithe ‘drume pre’

  2. Don says:

    Me shume se 50% te kontributit per rrenimin e PD e kane keta gazetaret “analiste” si Bushati, Shkullaku, Lubonja,Ylli Rakipi qe me perversitetin e analizave te tyre flasin ne emer te PD por pa lejen e PD. PD.ja ka paguar me leke rrenimin e saj. Testoni reflektimin e popullit per shkrimet dhe analizat e ketyre gazetareve dhe do te mbeteni te befasuar nga demi qe i bejne PD.se keta soj mediokrish. Populli i merr mesazhet e ketyre deficenteve te pazgjedhur si mesazhe te PD. Korregjoheni kete difekt te rende ne se doni te beni prokopi. Keta marrin para dhe flasin me hamendje.

    1. Grigor says:

      Po nuk na the ku e kishte gabim ky Bushati. Fole dhe fole po nuk the asgje. Vetem shave gazetaret. Ky Bushati ne pergjithesi flet kot, por sot eshte e para here qe I ka rene ne koke. Dhe pikerisht sot ty nuk te pelqen. U mor vesh. U preke se te shau shokun Enver. Mos, me fal, shokun Sali desha te them. Po thuaje not burre. Ti je I madh tani. Mos ki frikë. Je komunist, je. Nuk eshte turp.

  3. Plaku Mere says:

    Andi ky eshte artikulli i pare i pelqyeshem.Vazhdo keshtu dhe mos e fridh si Likja.

  4. Likja says:

    Prape me kete koqen ti oooo Meroooo !

  5. ILIRET says:

    Legen ngele mo Andi. Po pse tregon, ore, pse tregon. Apo ti versulen Berishes demokratet dhe ta shkerrmoqin PS ne zgjedhjet e ardheshme.

  6. floriri i Bençes says:

    Ohhhhhhhhhhhh, finalmente ke bere gazetarin e vertete.

  7. boom says:

    Te largohet nga PD kryetari defacto Sali Berisha pasi eshte ai qe vendos se kush eshte kryetar dejure. Ne varesi te epsheve dhe inateve te tij PD mund te kete kryetar Grida Dumen ose Kac Islamin.

  8. Lexuesi i TemmA says:

    Jeni shume i sakte zotri BUSHATI.
    Urime.

  9. Taku says:

    Ja ku u ftillua edhe Bushati. Me pak mund por ja qe ndodhi. Gjithsesi me mire vone se kurre.

  10. Shqipe says:

    Bushati, hera e par qe po flet me mend. ….vazhdo kshu

  11. Tajari says:

    Pergezime Andi,nuk ndodh dendur qe Ju te qelloni ne shenje.
    Por kokepisat nuk do të degjojne edhe kete rradhe.
    Lum Edi Ram per ket opozite

  12. Kris says:

    Me ke eshte nipi i Kapos?! Laraska hu me hu~!

  13. besniku says:

    Z. Don! Keni plotesisht te drejte. Jane keta te ashtuquajtur analiste, qe PD i ka perzgjedhur, i paguan, u lutet, u lepine bythen te gjitheve, qe nga Shkullaku, Rakipi, Bushati, Zhei,Artan Spiun Hoxha, Qime Peka, Lubonja, dje nje lejlek me mbiemrin Lela.
    Si nuk ka njeri te kuptoje demin qe keta i sjellin PD, dhe vete Bashes, perpara zgjedhjeve, ne menyre te vecante gjate kohes se caderzimit te tij.

    Kete Z. Don, e kam shprehur edhe une qe ne vitin 2013, me zgjedhjet e korrikut, por kush degjon. Asnje!

  14. valentina says:

    Z.BUSHATI KAM LEXUAR POTHUAJSE CDO SHKRIM TENDIN TE THEM TE DREJTEN VETEM DY PREJ TYRE KAM VLERESUR SI TE PAANSHEM, TEK KY SHKRIM KE THENE REALISHT TE VERTETEN.

  15. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kryetar defakto,kryetar I grupit parlamentar,autori i platformave antikanabis,por dhe i mbjelljeve,autor i dekriminalizimit por dhe i katraurave kudo ne Shqiperi,shpeton mbrekullisht duke u fshehur mbrapa gishtit.
    “Pika e dobet” e Metes ka folur dhe mallkuar aq shume ne Parlament,sa eshte per rekordin Guinness,per cudine e te gjitheve “filloj” te flas ne f.b!
    Ne keto 27 vjet ka nxjerr nga shpirti i tij,llumin e mendimeve per kundershtaret politik,duke e kthyer ne opium per demokratet.
    Berisha nuk mund ta anashkaloj humbjen e 25 qershorit,eshte bashkfajtor me Bashen,por I kamufluar !
    Votuesit shqiptar kane votuar per largimin e Berishes dhe Bashes !
    Demokratizimi i PD eshte detyra e demokrateve,por nuk duhet te ringrihet nepermjet berishizmit !
    Basha eshte stasher ne PD.

  16. Niko Shpiragu says:

    KY artikull le te jete ne radhe te pare nje leksion per ju Bushati. Keni folur shume sakte. Ne e dime te gjithe kete dhe ti iu bashkove mendimit te njerezve te arsyeshem. Ne qofte se do qe te ngrihesh, vazhdo dhe shkruaj realisht dhe me llogjik si ne kete rast.

  17. BUJARI JU DEGJON says:

    Ore Bushat,ore mosmirenjohes!!! … Kur te mbante ne gjunje dhe “kalakic” ishte i mire Saliu,tani na qenka bere i keq???… 🙂
    Apo me te vertete Saliu ka arritur kohen kur thuhet “Plakut degjoi me mire … pordhet… sesa keshillat”? 🙂

  18. BB says:

    T’i kthejme krahet
    mikut qe patme,
    t’i marrem xhane,
    se ndryshe vame…!”
    Na ngordhi kali
    I rane thonjte
    C’po vrapon Andi
    T’i heqe patkonjte.

  19. astrit says:

    Bushat. Ngandonjehere ne te ralle, kur do, qellon ne shenje.

  20. lili says:

    PDja eshte nje parti ne vdekje klinike qe moti.
    Na del Rama edhe e ndihmon pak me iu zgat jeta ,po eshte kot: elektorati i humbur eshte i humbur per shume shume vjete:
    Boll u tallet me nderin e shqiptareve!
    Populli ju tha mjaft me. edhe partia qe fitoj fitoj me vetem 20%.;;; asgje per te komplimentuar pra.

  21. albani says:

    Ka filluar teteshi per Bushatin. Po ti o Z. Bushati e mbajte ne cader per tre muaj, dhe u merzite shume qe Basha la cadren (Bregun e Lumit)
    dhe u be pjese e qeverisjes, gje te per te cilen ju u merizitet shume dhe e denuat veprimin e tij. E keqja o Z. Bushati eshte se as ti dhe as te tjeret si puna jote nuk e kuptuar kurre qellimin e cadres ne bulevard: Cadra kishte per qellim qe kryeminister te behej Lulzim Basha,
    kjo ishte deshira dhe amaneti i Saleh Berishe, sepse ndryshe Luli nuk do te mund te behej kurre kryeminister.
    Por sic e sheh ti dhe te tjeret si ty, endrra e tij nuk u permbush. Tani le te mbaj Lulin dhe ta beje kurban!

  22. besniku says:

    Nje kujtese per Z. Bushat!
    Lexoje Z. Bushati cfare keni thene ne kete artikull.

    http://www.gazetatema.net/2017/05/29/bashes-i-kane-mbetur-vetem-dy-zgjedhje-te-mbytet-si-frikacak-ose-te-mbytet-me-dinjitet/

    Faleminderit per kohen qe do te harxhoni duke i heshur nje sy.

  23. tomsojeri says:

    Te flasesh akoma e te mendosh akoma se berisha vazhdon te egzistoj ne mendjen e ksaj elit te Pd ,esht cka me e poshter ,me e neveriteshme ,ku kjo Parti duhet te groposet perfundimisht e ti haroet emri ! Te mos kesh kuptuar se e keqja jo vetem e ktsaj partie dhe e ter shqiptareve i ka rrenjet ne kte emer ,ateher tregon se koompromentimi i ksaj elite esht aq i thell sa ne nuk e llogarisim ! Te vazhdosh te mbash akoma ne gjirin e ksaj partie sali berishen ,duhet qe elektorati saj te alarmohet ,te largohet urgjentisht prej saj,te gjej nje fole te re qe te krijoj nje opozit dinjitoze sepse disfatat do ndjekin njera tjetren dhe shqiptaret do ngelen pa opozit ,cka me e keqja qe i pret ! Largoni te largqofturin nga “shtepia” dhe nga mendja, nese doni te ringjallni, se prania e tij vec diskretitim esht per PD !

  24. TNT says:

    Ore njeriu me i degjeneruar i kazanit! Perse kur e ke ditur qe Basha nuk eshte shkeputur nga ajo fosilja e veremosur u bete kundershtaret me te forte ndaj Edi Rames?! Ti dhe ata rreth teje jeni bo qe dhe me dopjo shanc nuk parashikoni dot asgje. Ik or legen Blloku akoma kujtoni se keni dele perballe….

  25. Ali Pasha says:

    Me vjen keq qe urrejtja ndaj Doktorit ju eshte kthyer ne obsesion por ai ju ka mundur te pakten 4 here ne zgjedhjet parlamentare. Ne 91, 2000 ( qe ja moret me lojen e dushkut), 2005, 2009, etc. Te kam ndjekur nganjehere si analist i “pamvarur” qe je por te premtoj se nuk do ta bej më nje gje te tille. Ti je thjeshte nje kamikaz i kuq qe te shperblen Mero per te shkruar kunder doktorit, nje llapaqen s’bashku me Muçin dhe Buçin…
    PS: Padyshim qe doctori ka mekatet e veta!

  26. Gazi says:

    Sa hileqar we je mo nipçja e Hysniut ! Dukesh sikur po ndihmon PS, por ne fakt je thjesht kunder Rames. Meqenese Ed Rama, mbron Bashen, qe ne fakt po ben nje Pune te shkelqyeshme per shkermoqjen e pedes, ti sulmon hajdutin e detit tani. Aty ne cader, sikur e ngrite ne piedestal kete kaqolin kokeshpulle. Gjithmone mbrapa Rames keni per te qënë ne keto levizje guresh.

  27. zi says:

    S’gjete terhana ne saba mo,
    eeeeeee keshu eshte, kur frika e barkut, komandon mendjen
    dhe koka e vogel te madhen [kjo ndodh gjithmone] kur ke dicka ne te.
    Atehere behesh akrobat , xhonson,pele,magjistar
    dhe fap, kthen, ashtu papritur,
    per tu gjendur sidoqofte prape terhanaja ne sofer.

  28. Kill him for ever says:

    Une qe thirra per ndeshkim te PDse nga aleatate qe PDja perbuzi e di qe tash 14 mandate i kam…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *