Media serbe reportazh për Tiranën: Vizitë në vendin e shqiponjave, shqiptarët ndryshe

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Jeta në kryeqytetin shqiptar” ka qenë në fokus të një emisioni të transmetuar në mediat serbe.

Televizioni serb TV1 në rubrikën “150 minuta” ka transmetuar një reportazh rreth Tiranës dhe jetës në kryeqytetin shqiptar. Reportazhi nënvizon se vit pas viti rritet gjithnjë e më shumë numri i turistëve që vizitojnë vendin e shqiponjave.

“E nisim turin tonë në këtë qytet në sheshin “Skënderbej”, ku ka shumë turistë, kryesisht nga Italia dhe Australia. Në çdo hap që ju hidhni mund të dëgjoni tek flitet italisht dhe anglisht. Ndonëse sheshet e lojërave nuk shihen shpesh, kafenetë janë të mbushura plot që në orën 09:00 të mëngjesit.

Shatërvanët në sheshin “Skënderbej” janë një qetësi për shqiptarët në këto ditë të nxehta vere. Prania e të rinjve në rrugë është e dukshme, gjë që nuk është e habitshme duke pasur parasysh se mosha mesatare e popullsisë në Tiranës është 29 vjeç”, thuhet në reportazh.

Reportazhi i kushton vëmendje edhe jetës së natës në Tiranë, ku thuhet se po bëhet gjithnjë e më e njohur në rajon.

“Jeta e natës e kryeqytetit shqiptar po bëhet gjithnjë e më e njohur në rajon, prandaj një mundësi e tillë nuk duhet humbur. Folëm me një studente të quajtur Megi e cila gjatë një interviste na tregoi se jeta e natës në kryeqytet është krejt ndryshe, krahasuar me qytetet e tjera në Shqipëri”.

Gjithashtu, gjatë kësaj interviste ajo na tregoi “Nuk di shumë për Serbinë, por kam dëshirë të mësoj më shumë për të. Madje është koha për të shkëmbyer kulturat ndërmjet dy vendeve”, shprehet ajo.

Nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së reportazhit edhe sheshi “Skënderbej” i cili u përurua pak ditë më parë, ku thuhet se “të shumtë janë ata që shkojnë për ta vizituar sheshin qendror të Tiranës, pasi ajo përbën diçka të re në kryeqytetin shqiptar”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Media serbe reportazh për Tiranën: Vizitë në vendin e shqiponjave, shqiptarët ndryshe”

  1. vjeshta says:

    Ne nuk jemi ndryshe! Jemi shqiptarë sikur janë edhe kosovarët , çamët, iliridasit, tivarasit, ulqinakët,arbëreshët etj.
    Ju jeni të gjithë derra!

  2. Tubi birres,Yzberisht says:

    Jete nate ne kryeqytetin shqiptar ? Cfare banaliteti.
    I shikoj shpesh kur kthehen neper apartamente ne 5 te mengjezit.Duken te verdhe,te paushqyer,fizikisht dhe menderisht te skaduar.Kjo eshte rinia qe ka lindur ne vitet 90.Nje rini e tredhur,parazite,injorante.Hajde a ka burre qe u degjon fjalorin banal ? Mjere Shqiperia se cfare e ardhme e zymte qe pret nga keta maskarenj.

    1. Glendi says:

      Tha njeri qe paraziton duke komentuar ne cdo artikull te mundshem online…

    2. moni says:

      Yzberishti po e ekzagjeron njecike me duket. Rinia qe kthehet ne 5 te mengjesit ne shtepi eshte njesoj ne gjithe boten. Nje gjerman qe kthehet ne ate ore, mos valle ka ndonje shprehje ndryshe ne fytyre? Nqs jane dembela, keq per veten e tyre e kane. Ty te prishin gje pune? Po te kerkojne gje para ty per te dale? Ti eduko mire femijet e tu, por mos u merr me te botes.

      1. ironia says:

        Ai po flet per koston sociale te sjelljes se rinise se sotme shqiptare, kshuqe ne kete aspekt ka te drejte te flase. Shteti eshte me i dobet kur rinia vlereson diskon me shume se veten, punen, vendin. Po te ishim ndonje shtet i pasur si ato jashte qe permend ti, mbase mund t’a perballonim ate lloj kostoje sociale, po nje vend i vogel dhe i varfer nuk e ka ate lluks.

  3. Dielli says:

    Eshte mire qe shkruhe dhe thuhet per Shqipetaret ne menyre pozitive, posaqerisht nga nje vend qe akoma konsiderohet ‘vend armik’.Kjo ne te kalueren nuk ka ndodhur dhe pasojat dihen. Gjeneratat e reja nuk duhet te rriten me frymen shoviniste.Mjaft gjak derdhje patem ne te kalueren ne keto vende.Perpara duhet te shofim.

    1. vjeshta says:

      Ore nuk e kupton që të quajnë “ndryshe”???!!!
      Dmth ndryshe nga kosovarët. Kjo la qenë gjithmonë ideja e tyre të na përçajnë.
      E di që neve na quajnë albanac kosovarët šiptari. E për ta šiptari eshte i mirë vetëm i vdekur. Ky shkrim është demagogji.

  4. papa tfgs1 pousti says:

    Nuk na duhet turistet serb ne Shqiperi ! Vijne ketu e si skutha bejne fotografi brenda kangjellave te kishes se janulles me flamur serb, gjoja sikur bene ndoje trimeri

    1. qipro says:

      fiks fare papa tfgs pousti..koment shkurt dhe qarte

      1. Edhe ti says:

        Kot qe nuk i shave turqine qipros,do ishte hedhur perpjet ,boten Qipro dhe ata si puna e qipros e kane dyst ,kur sha serbet dhe grekët je puro shqiptar, kur shan turqine je anti -shqiptar . Ky eshte ushqimi qe u serviret akbanofoneve ketu e 100 vjet

  5. Besi says:

    ,,holl e paska laknori peten,mjer ai qe nuk njeh veten,,

  6. Tepelena says:

    Une jam kthyer nga Shqiperia me 14 korrik . Ne rradhe te pare mendjemadhesia ndaj popullit tend eshte mos respekt per vetveten. Kam biseduar me Shqiptaret natyrisht me ata qe mu duken te pelqyeshem atje problem eshte rroga e vogel dhe politika dhe politikanet qe vete shqiptaretr nuk i pelqejne por i ka zene e keqja sepse vjen nga ata vete per arsyen se jane te nenshtruar. TE huajt vijne ne Shqiperi sepse cmimet jane me te ultat ne Evrope dhe e dyta vizitat ne Theth ,Razem,Berat,Sarande,Himare,Dhermi si edhe ne Gjirokaster dhe Butrint te cilat jane te publikuara jashte si nga ana e jone por edhe nga jashte si psh Hollanda po i ben nje publicitet te mire Shqiperise. Vendi i yne eshte i bukur dhe Shqiptaret nuk jane ashtu sic tregojne disa,- jo te gjithe duhet ti fusim ne nje kategori une kam kaluar shume mire ne Shqiperi duhet te jesh i thjesht qe njerezit te pelqejne ,- arroganca qe kane Shqiptaret qe vijne nga jashte bie ne sy si psh ata qe vijne me vetura nga jashte nuk ndalojne asnjehere ne vendet ku ka viza te bardha per kalimtare. Te duash Shqiptaret eshte te respektosh vetveten pse duhet te duam te huajte te cilet nuk duan asgje as veten e tyre.

    1. emigranti_boston says:

      Nje kategori e caktuar shqiptaresh qe vijne nga jashte dhe hiqen si arrogante vuajne nga komplekse te thella inferioriteti. Akoma nuk kane kuptuar kush jane e ca bejne. Prandaj vazhdojne te jene ne mode ato veturat e famshme, qe vetem bejne aksidente ne vere. Problemeve psikologjike te ca individeve nuk kishte per t’ia dale dot as Frojdi. Te shash vendin dhe origjinen tende nuk tregon kulture, por injorance. Ne u larguam nga kushtet ekonomike, ne te kundert besoj se askush nuk do kishte levizur. Madje ndonjehere pyes veten a ia ka vlejtur gjithe kjo sakrifice… te jetosh ne vend tjeter ka avantazhet dhe dizavantazhet e veta. Ne fund te fundit te gjithe rropatemi per te pasur ate cope rroge ne fund te muajit. Mire eshte qe njeriu te japi me te miren e kultures se tij dhe te marri gjerat me pozitive nga kultura e huaj. Tung, Boston

      1. ehe says:

        Le te mos filozofojme pertej realitetit, perderisa ka qene i nevojshem emigrimi do te thote qe ja ka vlejtur, ne te kundert nuk do kishte ndodhur ne ate shkalle. Jashte te pakten e gjen nje pune, sado e rendomte te jete, po brenda pa kontaktet e duhura perfundon pa pune dhe duke mbledhur dhe shitur skrap ose plehra. Sipas logjikes “a ja ka vlejtur apo jo” mund te ngrihen shume pikepyetje Shekspiriane te tipit “te jesh a te mos jesh”, po realiteti eshte qe je, dhe te jesh do te thote te kesh nevoje per shkollim, punesim, ushqim. Shqiperia nuk i ploteson keto per te gjithe, madje shpesh per t’i patur keto duhet te shesesh shpirt e bythe. Nese dilema jote eshte a do kishte qene me mire te poshteroheshe ne Shqiperi apo te jetoje denjesisht me aq sa te ofron emigrimi, besoj se pergjigjen e ke pasur te qarte qe kur vendose te emigrosh. Sa per ata qe vijne me makina te shtrenjta per te shitur pordhe, pavaresisht problemeve psiqike qe mund te kene, ne kontekstin e tyre ata po e shijojne. Kur te rriten edhe ca nga trute, ne u rritshin, mbase e shikojne ndryshe. Ne te kundert do vazhdojne ashtu deri ne fund. Nuk eshte se u be qameti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *