Rama mesazh “armiqve” të tij: Cimbisjet tuaja, janë për mua ushqim për mendjen

28 Qershor 2017, 16:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një status të gjithë ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook.

Përmes këtij postimi, Rama  ka falenderuar mbështetësit, pasi sipas tij inkurajimet e tyre kanë qenë burim energjie pozitive.

Më tej kreu i qeverisë u thotë kritikëve se “cimbisjet tuaja, janë për mua ushqim për mendjen, shumë me tepër se sa ju mund ta imagjinoni.

“Armiqve” te betuar nuk u them faleminderit qe me shajne me liber shtepie e liber rruge, natyrisht! Po ama ju them faleminderit, sepse me beni te mendoj vazhdimisht se sa shume, o Zot sa shume, mundim e kohe duhet per te ngushtuar hendekun qe politika e percarjes dhe gjuha e urrejtjes mes paleve, ka hapur prej kaq shume vitesh!

Dhe dua ta dini te dashur “armiq”, se kur ju kthehem sic i do mushka drute, nuk ju bej me faj ju, po pikerisht politiken, qe per kaq shume vite e vite, kultivoi nje fare shume te keqe ne mjedisin e komunikimit publik “, shkruan Rama.

Statusi i plotë

Te dashur miq te ketij rrjeti,

faleminderit te gjitheve, mbeshtetes, kritike e “armiq” te betuar per gjithe sa here keni klikuar pelqime, keni ndare me te tjere apo keni komentuar postime?

Mbeshtetesve u them faleminderit, sepse inkurajimet tuaja jane per mua burim energjie pozitive, shume me teper se sa ju mund ta mendoni.

Dhe mirenjohje te thelle atyre qe ma degjuan lutjen e bene telefonata nga jashte, per te nxitur te aferm e miq ketu ne Shqiperi, te votojne numrin magjik✌️?

Kritikeve u them faleminderit, sepse cimbisjet tuaja jane per mua ushqim per mendjen, shume me teper se sa ju mund ta imagjinoni.

Dhe as mos e mendoni, as mos i degjoni ata qe ju thone, Edi Rama nuk i degjon kritikat. Aq i degjoj saaa…

Tjeter gje qe me kritiket nuk jepem po “grushtohem” deri ne fund, ama pas perplasjes nuk iki tutje pa marre ate qe mendja me thote se vlen??

“Armiqve” te betuar nuk u them faleminderit qe me shajne me liber shtepie e liber rruge, natyrisht!

Po ama ju them faleminderit, sepse me beni te mendoj vazhdimisht se sa shume, o Zot sa shume, mundim e kohe duhet per te ngushtuar hendekun qe politika e percarjes dhe gjuha e urrejtjes mes paleve, ka hapur prej kaq shume vitesh!

Dhe dua ta dini te dashur “armiq”, se kur ju kthehem sic i do mushka drute, nuk ju bej me faj ju, po pikerisht politiken, qe per kaq shume vite e vite, kultivoi nje fare shume te keqe ne mjedisin e komunikimit publik??

Ne fund dua t’ju them te gjitheve se fitorja e madhe e 25 qershorit, eshte e Shqiperise dhe juaja, ndersa imja eshte vetem barra e shumefishuar e pergjegjesise.

Kam shume besim se do te bejme shume per kete vend, sidomos nese te gjithe kujtohemi kur zihemi a “grushtohemi”, se sidoqofte kemi nje gje te madhe te perbashket: Jemi shqiptare??

Jemi te nje gjaku dhe nje gjuhe? Jemi te gjithe te deshiruar, ta shohim Shqiperine sa me mire??

Faleminderit edhe njehere dhe ndjese kujtdo prej jush qe mund ta kem bere te ndjehet keq nga replikat e mia?

Perqafime

(Obobo e kam shkruajtur pa ë dhe me sa shume miq kam “grushtuar” ketu per shqipshkrimin, kushedi ç’”grushta” do ha sot☹️?)

6 komente në “Rama mesazh “armiqve” të tij: Cimbisjet tuaja, janë për mua ushqim për mendjen”

  1. Gjatosh mos e rruaj shume per disa analfabete e militante b…lepires vari kollodokun pune shpellaresh e zagaresh

  2. zi says:

    Qofsh gjithmone i sinqerte dhe pa djallezi i thjeshte e i paster korekt dhe patriot.
    Te tjerat vine vet, nga koha, evolucioni,domosdomshmeria gjeo politike dhe nga lodhja.
    Suksese dhe pergezime.

  3. Shqiperi says:

    Epo fitore me e bukur se kjo, hade hajde, dajak, epo boll se na erdhi shpirti ne maje te hundes. Me ne fund PS drejton vetem dhe drejt BE. Shqiptaret e kuptuan me ne fund se kush e do vertet kete popull dhe kete vend. Te lumte o Zoti Edi. Me vete do kesh gjithmone ata qe e duan flamurim kuq e zi

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    RESPEKTE!

  5. Novruz Taip Vishanji says:

    PESE SENJALET E PSIKOPATIT

    me dhe pa kartele, nga Surreli apo Vunoi, nga Mirdita apo deri “shkodrani nga gjyshja” !

    Psikopatet sot ne bote i gjen kudo, e siç del edhe nga statistikat e IPR-s se Notto-s, apo ato te Zaloshnjes dhe me se fundmi te atij “profesorit” te UET-tit, perqindja sipas popullsise boterore nuk le motiv per te dyshuar: i afrohet 1%- shit, e ne rangun e pozicioneve te larta e te rendesishme, zejne mbi 4%.

    Nje menyre per ti njohur ekziston, kete e konfirmon nje fare Jacob Wells, i shtyre nga dyshimi te veteqenurit psikopat, arriti te grumbullonte 34 pike ne testin e fameshem te psikologut Robert Hare. Pas kesaj, i drobitur nga atashimi ne kete grupimin e 1%-shit (jo 7% e atyre gjobave ndaj çdo biznesi apo kerkese ne Bashkine e Tirones se dikureshme – mbase edhe sot per nje liçence per shitje fiqesh), Jacob, tregon ne menyre te detajuar, duke u nisur nga personaliteti i tij, se se psikopatet, e dukeshem dhe jo, arrijne te terheqin dhe bejne per vehte te tjeret.

    Ja pese menyrat per t’ju çjerre masken:

    1- Tregohen teper te persosur:

    “Zakonisht prezantohem si njeri normal – shkruan Jacob – por ndeshem ne disa momente, siç mund te jete takimi i pare ne nje ambient akademik, ku vetepershruhem si i persosur, po ne nje menyre mjaft te vrazhde, duke bere qe te pranishmit ta marrin kete paraqitje, si te pa ditur nga ana ime”.

    2- Jane teper interesante:

    “Kerkoj gjithnje te tregohem shume inteligjent – vazhdon Jacob – dhe mundohem te sillem ne menyre stravagante, e cila me rezulton e perkryeer dhe e sukseseshme. Me pas perpiqem te tregohem personi me interesant qe kane njohur ne jeten e tyre, duke u treguar histori te perjetuara (p.sh. me Zahon duke pare kartoni animati ndersa te tjeret kembejne shtate pale kemisha nga djersa duke numuruar fletet e votimit).

    3- Jane te padyshimte:

    “Te pare nga jashte, psikopatet jane pikerisht te tille – shkruan Jacob – por ne brendesi, e ndjejne te nevojeshme te kontrollojne gjithçka, ne radhe te pare emocionet, pastaj ndryshojne sjellje sipas rastit, kur desherojne te perplasen me boten qe i rrethon. Duke u sjelle ne kete menyre, – shkruan Jcob – nuk perbuzem nga askush. (As nga Hollandezi fluturues, like-floriri i Ndreajt te Lezhes, apo Sali Mutqenef Shiqere Berisha i Viçi-doli-per-te-kullotur).
    Ne brendesine time (J.W.), megjithate, nuk arrij te provoj trishtim apo sensin e te penduarit, por vetem zallamahi, tymnaje, mjegulltiren e te erresuarit te perditeshem.

    4- Dijne te shfrytezojne te tjeret:

    “Per te patur favorizime, shkruan Jacob – kamm nje metode te pa falimentueshme. Bej sikur jam i interesuar per problemet e te tjereve (ne kuvendimet “gju me gju” me fashataret e Babrruve e Lapardhave te turnit – e mbani mend ne fushate ?), duke u treguar shume i lendueshem, gati i lotuar, per te fituar besimin e tyre (qe e shpjerdh me rastin me te pare – Kodi i Heshtjes, apo futja pas hekurave te Berishe-Mete e qelbesirave te tjera) duke u njohur me “sekretet” e tyre, qe di ti mbaj per vehte. E per te qene edhe me i besueshem, tregoj edhe “secrete” te jetes sime natyrisht te shpikura.

    5- Jane gati gjithnje njerez te suksesshem:

    “Statistikat nuk genjejne (Notto, Zaloshnja, Profesori..), ne psikopatet (J.W. ops Edi Kristaq Vares Poetesh Rama) arrijme te kemi sukses me shume lehtesi. Jemi karizmatike, manipolatore, e te pa ndjenja. Sepse nuk provojme emocione rracionale siç eshte ndjenja e te gabuarit.
    E vetmja ndjesi qe kam (J.W.) eshte egoja e vetevehtes.
    Per kete jemi nje makine lufte per te arritur suksesin “

    Kaq per psikopatin qe na rivodhi votebesimin, vetem me nje gabim qe e pranon per here te pare: te kete shqiplidhur ca fraza shijehidhura pa perdorur “ë” – te, ne Volumet e tij te Gjuhes Shqipe pa numur e pa teklif !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje