Topalli sulmon Bashën: Jep dorëheqje të parevokueshme, je tinzar e po asgjëson PD. Humbja katastrofale, demokratë ngrihuni!

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli ka shpërthyer hapur në deklarata kundër Lulzim Bashës. Duket se reagimi i Bashës ditën e sotme ku deklaroi ngrirjen e funksioneve ka shkaktuar zemërim në radhët e demokratëve të vjetër.

Jozefina Topalli teksa deklaron se ky është një moment emergjence për PD, që rrezikon të asgjësohet, sipas saj. Ajo bën thirrje që demokratët të marrin fatin në dorë qoftë kjo dhe me protesta.

Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike , pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet. Partise Demokratike duhet me i dal zot.

Ne nje situate si kjo, kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon, sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, (pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar, tallje, tinzi, banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD.

Ne keto kushte, nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike , me synim kthimin e PD-se demokrateve. Ngrirja qesharake, antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia.

Fyerja qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme. Sa per dinjitetin qe kerkonte momentin kjo s’ka lidhje me Lul Bashe. Ai eshte” i paafte per t’u turperuar“, tha Topalli

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Topalli sulmon Bashën: Jep dorëheqje të parevokueshme, je tinzar e po asgjëson PD. Humbja katastrofale, demokratë ngrihuni!”

  1. Emigranti says:

    Kriminele. Ti je gati te djegesh vendin, vetem qe te fitoje idhulli yt. Ai vend nuk eshte i Berishes, eshte i shqiptareve. Dhe ata folen qarte dhe me ze te larte. Shumica nuk ju do. O behuni njerez. O shporruni nga ai vend qe i keni zene frymen. Kriminele.

  2. mira says:

    Grua agresive ! Mendjen e ka tek protestat ! Kurre nuk rinovohen keta. Kete shpirt agresiv i ushqeu Berisha keto 25 vjet. Turp ! Turp ! Turp!!

  3. TRAPI says:

    PD ESHTE KTHYER NE OLIGARKI…ESHTE UZURPUAR NGA FAMILJET E LIDERAVE,,,ENVER HOZHA MUK FUTI FEMIJET NE POLITIKE,TE GJTHA PARTITEPO BEJNE TE NJEJTEN GJE,,,EDI RAMA ,SALI BERISHA ,LUL BASHA ,ILIR META ETJ..PRANDAJ ELEKTORATI KA NDRYSHUAR,,

  4. andromeda says:

    Moj Zhulse ti s’e kupton apo ban sikur s’e kupton që fajtori i vetëm për rrënimin katastrofal të kësaj partie është vetëm Sali Berisha dhe berishizmi. Pa u distancue nga ay ju s’keni me ba kurrë përpara. Edhe ti sikur të ishe në vend të Lulit do kishe pësue të njajtin fat. Luli me naivitet u përpoq shumë por berishizmi e pengoi të ringrinte PD. Sepse shqyptarët e kanë kuptue me kohë se fatkeqësia e politikës e ka emnin Sali Berisha, njeriu ma destruktiv qi ka pa ky komb.

  5. Franci says:

    Duhet ta kuptosh Xhozi qe populli nuk ju do sa kohe idhulli juaj eshte krimineli plak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *