Zyrtare/ Jep dorëheqjen kryetari i partisë, humbi në zgjedhjet e 25 qershorit

28 Qershor 2017, 09:40Politika TEMA

Partia e tij SFIDA, doli nga zgjedhjet e 25 qershorit me 3.504 vota, duke mos arritur te siguroje mandat deputeti per ne Parlament.

Kreu i saj, Gjergj Bojaxhi, ka reaguar sot me nje status ne Facebook, duke uruar fituesin, pra PS, teksa ka lajmeruar edhe doreheqjen nga kreu i partise duke mbajtur pergjegjesine per kete rezultat.

Reagimi i Bojaxhi:

Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.

Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje pergjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje.

Për rrjedhojë shpall doreheqjen time nga ky funksion i partisë.

Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA. Së treti, kam bindjen që vetem një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta.

Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.

Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbeshtetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit. Sfida sapo ka filluar!

4 komente në “Zyrtare/ Jep dorëheqjen kryetari i partisë, humbi në zgjedhjet e 25 qershorit”

  1. enveri says:

    100% e kemi kantidature tek PD-ja kete.

  2. Dielli says:

    Shume respekte per kete xhest dhe postim. Duam nje opozite aktive, argumentuese, te vertete. Nje opozite qe te luftoje per te dobtin, te luftoje per te verteten dhe te drejten. Ju lutem vazhdoni ta beni edhe pse jashte Kuvendit te Shqiperise.

  3. Xen deledashi says:

    Po ç’parti ke ti mo Bojaxhi !? Jini bere si kerpudhat pas shiut me këto parti/organizata tuaja . Ikëni more shushunja se ja sosët gjakun ketij populli

  4. Tek KESH says:

    Mire ke bere.Te kane njohur mileti si hajn.Kaq ke boll.Nuk ke mund me u fsheh
    Respekte te pakufishme votuesit Shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje