Artan Fuga: Po ikin të gjithë, a ka vesh të dëgjojë PD apo do mbytet me deklarata inatçore?!

29 Qershor 2017, 20:13Blog TEMA

Profesori dhe akademiku Artan Fuga, në një shkrim të tijin botuar në FB, shkruan për situatën që po kalon PD-ja.

Fuga shpreh keqardhjen për largimin e Besnik Aliajt nga PD dhe ngre alarmin se intelektualët po largohen çdo ditë e më shumë nga partitë politike.

Për kë bien këmbanat?!

Profesor Besnik Aliaj largohet nga funksionet e tij në departamentin që drejtonte në partinë demokratike.

Profesor i njohur, urbanist i talentuar, njohës i shkëlqyer i problematikave të menaxhimit të territorit, thuajse i përplas derën politikës.

Sikur të ishte i vetmi. Numuroni se sa profesorë, arkitektë, shkencëtarë keni aktivë në politikë.

Nuk janë indiferentë jo, por i përzë ajo që shohin, përjetojnë dhe mjedisi.

A ka vesh të dëgjojë partia demokratike? Apo do të mbytet në dhjetra deklarata njera më inatçore se tjetra, njera më pa logjikë se tjetra!

A ka vesh të dëgjojë politika?

Ndani postet, votat, pushtetet, pasuritë, intelektualët e kanë braktisur gjithnjë e më shumë politikën.

Ndani postet, votat, pushtetet, pasuritë, qytetarët vijnë gjithnjë e më pak në votime.

Ndani postet, pushtetet, pasuritë, votat, mediat, tenderat, koncesionet, pallatet, rinia braktis atdheun.

Merrini të gjitha, grinduni se kush e kishte fajin, bëni marrëveshje, mosmarrëveshje, përleshje, leshje, mallkoni, lavdëroni, hani, pini, qeshni, gjithçka është tuaja!

I keni të gjitha.

I gëzofshi!

Intelektualët, si votuesit, si rinia, si emigrantët po ikin !

I fundit të fiki dritat në Koman!”, shkruan Fuga ne rrjetin social.

6 komente në “Artan Fuga: Po ikin të gjithë, a ka vesh të dëgjojë PD apo do mbytet me deklarata inatçore?!”

  1. Zigur Qarri says:

    Partia mbi te gjitha.Intelektualet e mirefillte demtojn unitetin e Partise,prandaj jasht nga rradhet e saj.
    Ashtu siç ishte paralajmëruar mbledhja e sotme e këshillit bashkiak të Tiranës ku në mënyrë të paligjshme
    dhe klandestine Erion Veliaj po kërkon të kalojë planin klientelist të rregullimit të qytetit deri në vitin 2030,
    urbanisti dhe këshilltari bashkiak i opozitës Besnik Aliaj ka refuzuar në shenjë proteste pjesëmarrjen në këshill.
    “Në kushtet e një qeverisje gati putiniste unë e refuzoj pjesëmarrjen për t’u mos u bërë pjesë e një akti të dhunshëm
    dhe antiligjor”, ka deklaruar ai.Arkitekti dhe urbanisti Besnik Aliaj gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft aktiv, duke
    shpjeguar në media publikisht me profesionalizëm të gjitha arsyet se përse është kundër plani rregullues TR 030,
    që sipas tij është klientelist dhe krejtësisht i paligjshëm.”Unë mendoj se nuk kemi me luksin të ulemi në një tavolinë
    dhe të diskutojmë e votojmë një proces dhe dokument ilegjitim. Tashmë kemi hyre në informalitet! Si rrjedhojë unë
    nuk mund të bëhem legjitimues i një procesi dhe dokumenti jo legjitim, qoftë edhe përmes pranisë sime apo votimit
    kundra në emër të detyrimeve politike.Si qytetar i lirë dhe profesionist deklaroj se për aq sa jam informuar deri në
    këtë moment mbetem thellësisht kritik dhe kundër këtij procesi e dokumenti planifikimi, dhe refuzoj të marr pjesë
    në një seancë jo korrekte nga pikëpamja ligjore. Në të kundërt e gjitha do të përdoret vetëm për show në një situatë
    kur publiku është i tulatur nga keqinformimi, mediat çuditërisht janë të heshtura, ndërsa maxhoranca vendimmarrëse
    mbetet me tepër se refraktare dhe agresive ndaj bashkëpunimit.Në këto kushte unë ndihem i përjashtuar qëllimisht,
    se bashku me një grusht këshilltarësh kritike, disa pak gazetarë realisht të pavarur, dhe aktivistë idealistë. Kusuri është
    heshtje e frikshme dhe me pasoja”, deklaroi Aliaj.

    1. liria says:

      Me çudisni se si ngrini larte nje llafezan si Besnik Aliaj. E çuditeshme, e kam degjuar e sterdegjuar ne shume emisione televizive dhe ai kerkon te vendos per çdo gje. Zoti Besnik! Liria i perket Saliut, po ta la ai merre se kjo liria jote e dallgedisur eshte çthurje totale.

  2. Edheune says:

    Ne se ti Artan Fuga dhe nje syresh si ti e mbani veten per mendjedhenes ( ndaj dhe rini neper medja posht e lart) jeni ju pikerisht debuesit e medhenj te atyre qe lene vendin e tyre. Jeni ju qe ngjiteni pas xhaketes a diku tjeter tek politikanet qe i kane bere gjemen ketij vendi duke share ata qe te pakten s’kane vrare e s’kane prere, qe te pakten s’kane shkelur cmendurisht mbi cdo vlere qe ka populli shqiptar. Rasti i fundit ku dora juaj u mblodhet dite e nate tek “cadra e lirise” per te mare ne mbrojtje krimet qe jane bere nga drejtues te asaj force politike, tregoi se ju mund te ini shume profesioniste ne dredhite tuaja por qe keni meriten se vet jeni zbuluar si funderina te kesaj shoqerie nga pikpamja morale dhe si njerez shume te liq e te demshem nga pikpamja e qendrimeve e veprimeve tuaja, Cdo njeri i thjeshte me nje kulture e inteket mesatar eshte ne gjendje te nuhase e te vleresoje cdo njeri publik qofte dhe me nje dalje neper medjat. Dhe per disa po deshe dhe per shume politikane shqiptare e vecanerisht ata qe ti mbashtet me fuqine e zemres tende, vleresimi eshte verifikuar plotesisht ne kete periudhe sfilitese. Nderkohe qe na del se ti dhe soji yt “intelektual” si Tupja, Gjekmarkaj, Lubonja, Fevziu, Val Balliu, vet Balliu, Cani, Cimi, Rakipi, Bushati, Tan presidenti, Zhei etj s’paski aritur ende ti njihnit deri keto ditet e fundit qe po merakoseni shume se pse keta njerez qe i kane bere kaq deme shqiperise po grinden,po zihen e po percahen.
    Prape ne njerzit me nje kulture e intelekt mesatar e kemi ndjere e kuptuar me kohe qe ju keni qene minjte, zvaraniket, qe jeni ushqyer per 27 vjet ne llagemet e asaj “kalaje” te shembur tashme qe per kaq e kaq vjet u nxirte prej mureve te saj per te bere pis ke ju delte perpara e per te helmuar ambjentin politik e shoqeror ne kete vend te vogel.
    Mjer familja qe u ka apo keqardhje nese dhe familja vuan per karakterin e bemat tuaja dhe mos e dhente zoti te jeni koplet si familje fole .gjarperinjesh.

  3. ERA says:

    E thua, more e thua, por kujt ja thua?

  4. Lulushi says:

    Tê ikë, të pirdhet dhe ky motorçiu!?

  5. Viroi says:

    Deri dje more profesor u binit tamtameve te Republikes se re dhe ishit kunder gjithckaje qe bente Rama etj. Te degjuan dhe humben. Tani cfare mutin thua? PD nuk ka funksionuar. Ajo ka probleme qe duhen njohur, duhen analizu e reflektu ne menyre moderne. PD eshte bere si ato familjet patriarkale ku ligjin e ben gjyshi. PD nuk behet nese nuk largohet Berisha. Iku Nano ne PS doli Rama, u rrit, fitoi dhe prap fitoi, kurse PD vazhdon me plakun mere. I vjetri nuk rinovohet, ai duhet larguar, perndryshe asgje nuk ka per te ndryshuar ne kete parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje