BBC: Bandat shqiptare kontrollojnë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar

29 Qershor 2017, 10:51Kronika TEMA

Bandat shqiptare kontrollojnë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.” Kështu e titullon BBC shkrim e saj ku flet për kontrollin që kanë bandate shqiptare mbi trafikun e drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

BBC shkruan se këto banda kanë një ndikim shumë të lartë në krimin e organizuar në vendin ishullor pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare.

Grupet e dhunshme shqiptare kriminale po ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një raporti të zbatimit të ligjit.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se është shumë e shqetësuar nga ajo që quhet “ndikim i profilit të lartë të shqiptarëve në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Vërejtjet janë shprehur në vlerësimin vjetor të Agjencisë për natyrën dhe shkallën e krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu paralajmëroi për kërcënimin e krimit kibernetik nga vendet rusisht-folëse. 

NCA tha se marzhet e fitimit në tregtinë e drogës mbetën “konsiderueshme” pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare. Mes atyre që shfaqën si një “kërcënim i mundshëm” ishin bandat shqiptare, të cilat Agjencia tha se kishin ndikim të veçantë në tregun e kokainës.

Zyrtarët thanë se bandat karakterizohen nga gatishmëria e tyre për të përdorur dhunën. Londra është “qendra kryesore” e tyre, thotë raporti, por ato janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. 

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NCA-së, gjenerali Mattheë Horne tha: “Është një grup shumë i vogël, por i madh në ndikim. Ne kemi parë shfaqje të dhunës, veçanërisht rreth zbatimit të tregtisë së drogës, në këtë grup”.

Raporti gjithashtu tha se grupet kriminale serbe dhe turke “dominojnë logjistikën detare të kokainës”, ndërsa grupet turke dhe pakistaneze “vazhdojnë të mbizotërojnë trafikimin e heroinës në Britani të Madhe”. 

Raporti thotë se korrupsioni midis stafit që punon në portet dhe aeroportet ishte një “çelës cenueshmërie”, sepse e bëri më të lehtë që bandat të kontrabandonin në drogë dhe të sillnin emigrantë të paligjshëm./ Përshtati Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje