“Berisha e ngriti çadrën që të bllokonte Vettingun dhe të shpëtonte Bashën nga dorëheqja për humbjen. Tani, Marshi i kryqëzimit”

29 Qershor 2017, 13:11Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Dy kanë qënë arsyet që Berisha ngriti Çadrën e vet në Bulevard dhe kërkoi bojkotimin e Parlamentit dhe të zgjedhjeve: që të bllokonte vetingun nëpërmjet bojkotit parlamenrar, dhe të shpëtonte Bashën nga dorëheqja për humbjen e sigurt të zgjedhjeve, duke bojkotuar zgjedhjet.

E gjithë strategjia Berisha tani e shkatërruar, ka konsistuar kryesisht te shpëtimi i gjyqtarëve të korruptuar dhe te shpëtimi i kryetarit të partisë e tij nga humbja e thellë. Asnjërën nuk e arriti dot.

Kur mendon gjykatën e sotme që shet drejtesine; dhe kur kujton dhe reformën që vjen, dhe që nuk ka kthim, nuk ke si të mos mendosh poezinë e famshme të Fan Nolit:

Marshi i Kryqëzimit

Do të vrasim, Jesu, se të kemi Baba,

Do të varrim, Mesi, se të kemi Usta,

Se s’ke dashur as jet’ as martes’ as parà:

Kryqëzoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

Dy kusarë të vegjël i zumë në lak.

Kryqëzoji këta, se na vothnë fort pak,

Kryqëzoje këtë, se s’na vodhi aspak:

Kryqëzoje, Pilat, në Kalvar, Golgotha.

….

Ja, kjo ka qënë historia jonë, dhe, këta të korruptuar të paprekshëm nga ndëshkimi, të trembur si në tmerr, nuk i shpëton dot asnjë bashkim dhe asnjë vonesë: te gjithë të korruptuarit do të ndëshkohen për vjedhjen e shtetit dhe shqiptarëve, nga Reforma që po vjen dhe që nuk ka kthim..!

5 komente në ““Berisha e ngriti çadrën që të bllokonte Vettingun dhe të shpëtonte Bashën nga dorëheqja për humbjen. Tani, Marshi i kryqëzimit””

  1. mjeker cjapi says:

    Jo more, tani plaku Mere na thote qe ta marim shtruar te mos perçahemi por te qendrojm te forte e te bashkuar e bla bla bla bla. Harroj ky qe per te mbajtur Karrigen e Kryekarit te PD hoqi qafe te gjithe ata qe i kanoseshin si konkurrent direkt. Tani qe po i bien baterite futi kete kokturkun per kurban. Beni pak nje Bilanc dhe do te shihni se shkolla e Partise ka lene gjurme tek shoku Sali i cili si shoku Enver eleminoj te gjithe ata qe i qendronin afer si pas ardhes te mundshem. Teorema shum e thjeshte apo JO?

  2. arlind says:

    Lulezim Basha kopje identike e Enver Hoxhes . Ku ngjahsojne ato te dy .
    1. Ngjashmeri Identike ne Fytyre edhe te dy te gjate
    2. Si Nexhmija edhe Aurela kane ndikim shume forte ne vendimarrje dhe kane dore ne pislliqet me te medha .
    3. Kjo eshte me e rendesishmja Qe te dy ne fund te filmit o vrasin cdo shok edhe bashkeudhetar sic beri Enver Hoxha ose i hudh ne plera edhe ja fut cdo shoku sic ben Lul Basha

    Ne fund te filmit Nexhmija do bej Burg
    Nuk e di Kush do ta haje burgun Aurela Apo kunati

  3. bushi says:

    Spartak Ngjela duhet te jete Prokurori i pergjithshem pasi te hiqet ky sharlatani i sotem
    Ed Rama mba shenim

  4. Simon Vrusho says:

    TË TREMBUR TË TËRË, MINISTRA, DEPUTETË, KRYEMINISTRA, FAQE ME MDER DHE PRESIDENTI…

    Fakti që më të hollët mes tyre po tërheqin llogaritë nga bankat, po shesin pronat dhe po nxitojnë të ikin të tjetërsuar, si në tebdil hava apo ditë e zezë hata, dëshmon se nëntoka ligjore po përcjell dridhje, po sjell ethe të rënda… Dënimi-ndëshkimi vjen natyrshëm, si një e drejtë dhe detyrë, si mesazh dhe homazh për shtetin e munguar sa ligjor, aq edhe të drejtë, përballë turlilloj bashibozukësh që u bënë deputetë. ministra, kryeministra, faqe me nder, dhe president…

  5. Tio says:

    Taku, prape ti?!
    Ke frike se te harrojme?
    Te eshte tkurrur truri, ngele duke share .
    Izet Haxhija ta merr, eshte ne vend te pare…jepi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje