Dorëhiqet anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike: Tashmë slogan i ditës “Basha ik”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Braktisja e madhe ne PD po merr permasa katastrofike qe mund te rrezikojne dhe mbijetesen e kesaj partie, dikur e madhe, ne terrenin e rreshqitshem politik shqiptar.

Keshtu, humbja e thellë e Partisë Demokratike më në krye Lulzim Bashën në zgjedhjet parlamentare ka sjellë jo pak tension në radhët e selisë blu.

Pavarësisht akuzave ndaj mazhorances, çdo demokrat e di që kjo humbje ka një përgjegjës kryesor, madje edhe vetë Lulzim Basha, megjithëse nuk pranon të japë dorëheqjen dhe zgjedh të bëjë te ngririn ne krye te PD por dhe te dergoje kunatin per te menaxhuar listat e anetaresise.

Besnik Aliaj anëtar kryesie në Partinë Demokratike dhe Koordinator i Politikave të Territorit në PD ka deklaruar publikisht dorëheqjen nga çdo funksion i tij në selinë blu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aliaj njofton se do të jetë në PD si një anëtar i thjeshtë, duke i dhënë një mesazh të qartë Lulzim Bashës që dorëheqja në rast humbje është fisnikëri.

Postimi i plotë ne rrjetin social:

Miq pas rreth 2 viteve si koordinator i politikave te territorit ne PD dhe pas zgjedhjeve te fundit ku u perpoqa te jap kontributin tim modest, largohem nga cdo “funksion” imi ne PD dhe ja le rradhen te tjereve me te zote qe te kontribuojne.

Do vijoj nderkohe te jem pjese e PD si antar i thjeshte. Gjithe te mirat per ju.

Respekt per zgjedhjen tuaj si per ata qe me kane mbeshtetur dhe simpatizuar, edhe per ata qe me ka e keqkuptuar ose sulmuar. N

e cdo rast kjo bote ka vend per te gjithe!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Dorëhiqet anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike: Tashmë slogan i ditës “Basha ik””

  1. @ says:

    I dashur Besnik,
    Ti je profesionist i nderuar. C’tu desh politika?

  2. shpresa says:

    Ky Besnik Aliaj eshte nje llafazan dhe nje kryehajdut qe s’e ka shokun. I pa durueshem per tu degjuar neper televizione, pa pike dinjiteti dhe personaliteti. Keta tipa si ky nuk e kuptojne akoma se ne Shqiperi, paraja nuk te ben burre por te ve ne shinjestren e zhdukjes, por ky kujton se eshte burre dhe nuk le gje pa folur. Sa ka si ky!

  3. andromeda says:

    Do bëje më mirë të shkëputeshe përfundimisht nga PD-ja, pronë private e familjes Berisha. Nëse nuk e ke kuptuar kaq nuk meriton asnjë respekt.

  4. mateo says:

    Ky Besniku,djali i nje ish sekretari te PPSH-se,na u be demokrat i flakte si dikur i ati komunist ekstremist,mendjemadh dhe llafazan.
    Keta e bene PD-ne armiken e Shqiperise.

    1. edi says:

      mateo! PD-ne armike te Shqiperise e beri Sali shpellari me gjithe horrat dhe halabaket qe mblodhi rreth tij per te mbajtur pushtetin me dhune, nderkohe qe gjithe djemte demokrate te vertrte – studente te levizjes se dhjetorit i zhduku ose fizikisht ose duke mos i lene te merrnin pjese ne PD…… sA PER BIR KOMUNISTI NGA AI SISTEM VIJME TE GJITHE, NDAJ MOS U BENI ME KATOLIK SE PAPA …

  5. xhulio says:

    Ore ju militant guerrilas komunist, dua t ju pyes, keni ndonje njohuri minimale per urbanistiken dhe politikat e territorit? Sigurisht qe jo… Atehere perse fusni hundet te vendimi shume di njitoz i profesorit?

  6. Lennard says:

    Ky ne fakt ka qene Brinjar.Nje Herif qe nuk rregullon dot folene e Tij si mund ti sherbeje Shoqerise,??

  7. lila says:

    Ky ka qene ne fillim me Ramen ne Bashkine e Tiranes, pastaj kandidoi per PD ne Sarandë perballe Nanos, pastaj punoi ca muaj per Berishen ne 2005 ne kryeministri por meqe paguhej pak, shkoi ne Universitet privat. Ku sigurisht qe paguhet me shume.
    E çe do ky PD? Vetem “ta ketë” si mbeshtetje ne rast se ajo do rivinte ne pushtet!

    Keta jane EDHE ME KEQ se rrogetarët partiakë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *