Kavaja, humbja që dhemb!

Nga Altin Ketro

Duhet të jesh qytetar i Kavajës që ta dish me saktësi se çfarë ndodhi dhe si erdhi kjo humbje e Partisë Socialiste në bashkinë e Kavajës. Humbja është humbje edhe kur vjen me 28 vota diferencë. Nëse për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kjo fitore erdhi në momentin më të dëshiruar prej tyre, në kushtet e një humbje shkatërruese në të gjithë Shqipërinë, e kundërta mund të thuhet për Partinë Socialiste ku kjo humbje, ishte qershia e munguar mbi tortën e fitores plebishitare.

Kavaja është një bashki e vogël në qarkun e Tiranës që për shumë vite kishte kaluar si një xhep i harruar, ndonëse është një qytet nga ku frynë erërat e para të demokracisë. Dhe këtë degradim shumëvjeçar ia solli vetë Partia Demokratike, ndonëse për vite me radhë qeveriste bashkinë dhe çuditërisht edhe kryeministrin e ka patur deputet të asaj zone. Me shpirtin e ardhur në majë të hundës, kavajasit bënë “harakiri” dhe sollën në pushtet Partinë Socialiste. Ajo fitore në vendoret e vitit 2011 ishte surpriza më e madhe e atyre zgjedhjeve dhe pikënisja nga e cila Partia Socialiste do niste rrugëtimin për marrjen e gjithë Shqipërisë.

Pas një pune të shkëlqyer nga kryebashkiaku i ri, energjik e i përkushtuar Elvis Rroshi, Kavaja nisi të tjetërsohet në një qytet modern dhe të pranueshëm për të jetuar. Kjo solli që ai të rikonfirmohet bindshëm me një mandat të dytë. Të xhelozuar keqas nga ky sukses i kryebashkiakut Rroshi dhe frikës se me atë në krye të bashkisë PD-ja nuk fitonte dot në Kavajë, Partia Demokratike, në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, nisi një sulm frontal për t’ia hequr me çdo kush drejtimin e bashkisë zotit Rroshi dhe duhet pranuar që ia arriti qëllimit. Faktimi i një rasti dënimi në vendin fqinj Itali, i kryebashkiakut Rroshi, 20 e kusur vite më parë dhe mos pasqyrimi në formular, rezultoi fatal për atë, duke e detyruar të japë dorëheqjen. Rrjedhimisht Kavaja shkoi në zgjedhje të parakohshme, dy vjet përpara afatit ligjor.

Fillimisht zgjedhjet u caktuan të mbahen më 7 maj dhe Partia Socialiste zyrtarizoi si kandidat nënkryetarin e bashkisë z.Klodian Shehi. Partia Demokratike, e cila ndodhej ende në çadër, jo vetëm i bojkotoi zgjedhjet, por kërcënoi që nëse ato zhvilloheshin në datën e dekretuar nga Presidenti, ata do zhvillonin në Kavajë një miting pengues për zgjedhjet me pjesëmarrje nga gjithë Shqipëria, ku parashikohej të ndodhnin incidente të rënda. Për të mos e çuar popullin e Kavajës në një konflikt social, kryeministri Rama bëri atë që s’kishte për ta bërë, jo më Sali Berisha, por as Lulzim Basha po të ishte kryeministër; hoqi dorë nga procesi zgjedhor duke e detyruar edhe kandidatin socialist që të jepte dorëheqje nga pjesëmarrja në zgjedhje. Ky akt i Edi Ramës mund të interpretohet në dhjetëra mënyra, por që duke e gjykuar me gjakftohtësi, duhet thënë se ai është treguar politikan i nivelit të lartë që më shumë se për sedrën e tij, mendoi për një qytet të tërë dhe banorët e saj. Jo çdokush do e bënte këtë, prandaj politikanët e përgjegjshëm për fatet e vendit sprovohen në situata të rënda.

Po ajo që nuk pritej ndodhi të dielën e 25 qershorit, duke i dhënë mandatin përfaqësuesit të një partie që ishte gati të bënte kurban bijtë kavajas jo më larg se 50 ditë më parë. Jo vetëm për investimet e shumta e transformuese, të cilat do vijonin edhe më të shumta gjatë mandatit të ri qeverisës të PS-së, por qoftë edhe për atë që ndodhi më 7 maj, kavajasit duhet ta kishin respektuar Partinë Socialiste duke i besuar vijueshmërinë e drejtimit.

Siç e thashë në hyrje, nuk i di shkaqet e vërteta. Ndoshta ato gjendet tek kandidati i ri që u propozua, emri i të cilit me sa duket nuk ngjiti në elektorat aq sa duhet. Mbase duhet të ishte vijuar me kandidatin Shehi i cili, si nënkryetar i bashkisë, ishte më i njohur për komunitetin kavajas, ishte në vijueshmëri të sukseseve të punës së baskisë dhe me gjasë e kishte më të konsoliduar fitoren. Mbase drejtuesve të PS-së aty i ishte krijuar mendimi se Kavajën e kanë në xhep dhe e kanë nënvleftësuar situatën duke e marrë paksa lehtë. Ndoshta kandidatura rivale ishte më e qëlluar dhe kavajasit u rikthyen tek dashuria e vjetër mbase edhe për këtë shkak. Historitë se kjo fitore erdhi nga që kavajasit nuk u shitën, i shërbejnë Bashës si kamerdare shpëtimi thjesht për të justifikuar humbjen në gjithë Shqipërinë.

Rasti “Kavaja” kërkon një analizë të thellë nga Partia Socialiste, në qendër e në bazë. Sepse, vërtetë u humb një bashki e fituar me meritë, por nuk duhet harruar që Kavaja ka ndikim edhe në rang qarku në votimet parlamentare. Sa për gëzimin fëmijëror që po shfaq Lulzim Basha sikur Kavaja u kthye djathtas, duhet t’i kujtoj që të mos flejë mbi dafina, por të marrë një laps e letër e të mbledhë në total votat e PS-së e LSI-së. Aty do ta kuptojë nëse Kavaja ka kaluar djathtas, apo është në shumicë dërrmuese majtas. Rezultati individual pastaj është histori tjetër. Është ajo histori gëzimi që Monika Kryemadhi e shfaqi jo pa qëllim me një urim në Facebook për fituesin Sakja, por që ishte edhe synimi i LSI-së për zgjedhjet parlamentare; që ndarja e votës midis së majtës do sillte edhe rrëzimin e PS-së nga pushteti gjë që nuk ndodhi.

Në përfundim, dua t’i bëj një pyetje Lulzim Bashës: në rast se Partia Demokratike do kish marrë pjesë në zgjedhjet vendore të datës 7 maj dhe do të dilte fituese (siç doli), a mendon se kjo do të kishte ndikim në rang kombëtar në zgjedhjet e planifikuara të datës 18 qershor? Gjithashtu, kam edhe një sugjerim për kandidatin fitues, Isa Sakja. Mos e nis ditën e parë të punës me prishjen e monumentit që mban ngjyrat kombëtare kuq e zi dhe titullohet “Memoriali Demokracia”, të skulptorit durrsak Ilir Xhixha, vetëm se këtë e ndërtoi ish kryebashkiaku Rroshi. Mos harro se zgjedhjet e ardhshme janë vetëm 2 vjet larg dhe humbja aksidentale e kandidatit të PS-së në Kavajë nuk të jep garanci se do rikonfirmohesh sërish po pate mentalitet talebani.

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Kavaja, humbja që dhemb!”

  1. likja says:

    Rasti i Monikes me kujton ate baxhellen qe kalon ne orgazem vetem duke pare nje big cock.

  2. k says:

    NJE TURP I MADH PER KAVAJEN ,QE SHEMI SOCIALISTET ,QE TRASMORMUAN VENDIN DHE VOTUAN DEMOKRATET, TASHME TE DAMLLOSUR . CFARE I SOLLI PD KAVAJES ,PERVEC MONUMENTIT ME DY GISHTA .?????????????????????????

  3. Ylli says:

    Ne gjithe shkrimin jam.dakord me pjesen e mosprishjes se monumentit.Ai i pari ishte turp.Nese Isa Sakja ka ndonje ide me te mire ka vend boll ne Kavaje per nje tjeter monument.Por te prishesh monument prap per nje tjeter eshte karagjozllek dhe primitivizem.Ka plot pune te tjera ne Kavaje .Nese PD don ta ktheje Kavajen ne bastionin e saj sic i takon kavajasve ,ta keshilloj kryetarin e ri te heqi dote nga politikat hakmarrese.Sa per Elvis Rroshin ….edhe Eskobari bente spitale ne Medelin te Kolumbise por prap ishte nje kriminel monster.Me habit si ka mundesi qe merren akoma me njerez qe shoqeria nuk duhet ti pranoje as si karrociere bashkie e jo me kryetar.

  4. Lennard says:

    Po e filloi me prishje ky kryetari i Ri nga PD ,do te shkoje per Lesh njesoj si Lul SumKapuci

    1. Esko says:

      Po dilni po e mbroni nje pordhonues ja qifsha rracen e mutit . Sju vjen turp mbroni pordhonues trafikantet a vajzave motrave tuaja drogaxhi kriminel e shitni moralin e familjes per 10 euro qe ju a jep Edi rama Turp turp jom kosovar po me vjen keq qe keni degraduer ne ket nivel bythlepirasat . Show some self respect people

  5. Lennard says:

    Po e filloi me prishje ky kryetari i Ri nga PD ,do te shkoje per Lesh njesoj si Lul SumKapuci
    Artikull shkruesi e ka theksue bukur Mentalitetine Talebanit ,qe do ti vije Sosja ma shpejt se sa Kujton vete Ai

  6. k says:

    Shume e sakte PD dhe kryetari i saj Kavajas me mentalitet talebani “kavajas”! Shqiperia ka nevoje per shqiptare qe e duan vendin e tyre e jo :berishiane” , LSI-ane apo Ram-jane! Leren mafin politike menjane dhe behuni perfaqsuesit e popullit kavajas!

  7. taraboshi says:

    I them kandidatit te P S .se dhe socjalistave te kavajes te kerkojne rinumrimin e 17 kutive te votimit te disa zonave periferike dhe nja 2 ose 3 kuti brenda ne qytet eshte bere nje manover e djallzume me porosi te s.berishes dy dite para zgjedhjeve.

  8. Zigur Qarri says:

    Çfar thua more trushkur,se na “mallengjeve”?!Cilesoje denimin ne Itali te Rroshit,
    qe ishte perdhunim ne grup,kupton,perdhunim ne grup!Po te kishte ndodhur ne
    familjen tende ky rast,do ta kaloje sikur te mos ishte asgje?Po Pablo Escobar qe
    ndertoi nje Qytet per te varferit,sipas mendjes tende idjote,çfar duhet ta benin,
    Kryeminister(sepse deputet e bënë)?!Ish Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi,
    person me 5 indetitete (sipas Europolit)i denuar ne Itali,Zvicerr,Gjermani dhe nje
    Shqiperi per plagosje,duhet te ishte ne burg,dhe angazhimi i tij(si edhe marrja
    ne mbrojtje nga PS) nga PS-ja,ishte nje skadal,kupton o militant trupeshk,skandal.
    Perderisa lirohet krimineli Lul Berisha,Indrit Taullai me shoke,ndersa fukarenjt
    denohen me burg te perjetshem per tentative vrasjeje,nuk eshte me çudi asgje
    ne kete vend.

  9. endri says:

    Lulezim Basha kopje identike e Enver Hoxhes . Ku ngjahsojne ato te dy .
    1. Ngjashmeri Identike ne Fytyre edhe te dy te gjate
    2. Si Nexhmija edhe Aurela kane ndikim shume forte ne vendimarrje dhe kane dore ne pislliqet me te medha .
    3. Kjo eshte me e rendesishmja Qe te dy ne fund te filmit o vrasin cdo shok edhe bashkeudhetar sic beri Enver Hoxha ose i hudh ne plera edhe ja fut cdo shoku sic ben Lul Basha

    Ne fund te filmit Nexhmija do bej Burg
    Nuk e di Kush do ta haje burgun Aurela Apo kunati

  10. titi says:

    Me thoni, o njerez, si ka mundesi qe nje bashkiak i sapo zgjedhur, dhe qe diten e pare qe intervistohet, fjalen e pare qe nxjerr nga goja per “programin e tij te punes, thote me plot gojen se do ta filloje me nje prishje monumenti!!!! Dhe ai monument eshte Simboli i Demokracie Kombetare, kuq e zi, per te gjithe levizjen demokratike ne Shqiperi. Pra, nje i ri i sapo zgjedhur, flet si puine te pare te tij, shkaterrimin, dhe jo ndertimin, flet per renie dhe jo ngritje, flet per t;u kthyer mbrapsht dhe jo ecur perpara. Flet qe diten e pare per nje tender (per para ne xhepin e tij, mesa duket). Nuk thote se cfare do te beje per shkollat, kopshtet, kendet e lojrave, ndricimin, pyjezimin apo mbjelljen e pemeve, pastrimin e qytetit, evadimin e plehrave, zyrat e sherbimit dhe te shlodhjes per te moshuarit, etj,, etj, Pra, si ka mundesi nje koke mbrapsht si ky te zgjidhet nga Kavajasit? Cfare paskeni zgjedhur more vellezer e motra Kavajas?
    A e merrni dot me mend se cdo te kishte ndodhur po te fitonte PD-ja zgjedhjet e pergjithshme??? Do te fillonte edhe ajo me shkaterrime, sic ne fakt e filloi kur vuri Lylin ne Bashkine e Tiranes…. Mos, more Kavajas te mire dhe te mencur, mos e lejoni kete basjkiak gjithe buze e gaz, t;ua nxij fytyren.

  11. Vesa says:

    Deklarata e kryetarit te ri se do prish monumentin e ri, duket befasuese. Me kujton kjo prishjen nga Lul Basha te mbikalimit te Zogu i Zi. Ky zotnia mund te prish apo rikonstruktoje sipas qejfit shtepine e vet, por Jo pronen publike. Ky vendim duhet te merret ne perputhje me ligjin.

    1. Kavaja says:

      Po ai monumenti qe prishi roshi nuk ishte prove publike? Nuk ishte simbolo i demokracise? Simbolo i qytetit te kavajes qe ishte nje tra i forte i luftes kunder komunizmit? Apo ca Beri ai e beri tani keta te tjeret jo.

  12. Star says:

    Kjo fitore e demokrateve eshte me porosi te Edit per pak oksigjen Lulushit Kush nuk e kupton eshte tru shpelare.

  13. CUDIRAT E DY PARTIVE NE KAVAJE PD E PS PER RIVENDOSJEN E MONUMENTIN APO SIMBOLIN E DOMOKRACIS?TANI LINJA NE STUDIO!>>>DALE DALE SE SPO MARRIM VESH NGA KETO DY PARTI NE KAVAJE KUSH LUFTOJ E KUSH DON ME MARRE PER SIPER HISTORINE KJO ESHTE CNA ESHTE THOTE NASTRADINE NA ISHIN DY GOMAR QE DUAN TE KOMANDOJN NJE KAVAJE NJERI BLU TJETRI ROZ JAN ME DOSJE MISTREOZ MJER KAVAJA MJER KAVAJA TRADHETARET I KE PERPARA SHENDOSHE E QOFSH SI DIKUR TI KAVAJE ZBOHESH KURRE!!!

  14. Durrsaku says:

    Tani qe dhe qeveria eshte socialiste dhe punon per bashkire e majta nuk e di pse gjykuan keshtu kavajsit. Te vjen keq per realitetin por ndoshta moren ate qe meritojne. Pra te heqin kuq e zine ( e kur ka qene i tyre ?) dhe te vendosin gishtin😂

    1. Zigur Qarri says:

      Ç’far flet more durrsak?!
      Ku e ke degjuar ti,qe Qeveria(meqe ne pushtet eshte e majta) punon per Bashkite e majta?
      Ardhja ne pushtet e PS,konsiston ne te,qe qeveria e krijuar prej saj,do beje politike te majt,
      duke i dhene prioritet nje Shteti me nje sistem sa me social(megjithese ka bere te kunderten
      deri tani).Perse,tagspaguesit jan vetem te majte?
      Jo more djale,jo,fondet do te ndahen ne menyre te barabarte,dhe nese kjo nuk ndodh,atehere Qeveria
      eshte hajdute.Te akceptosh mendimin(zgjedhjen) e kundert,eshte tolerance,qytetrim,zhvillim,harmoni,
      e kunderta,urrejtje,regres,konflikte.

  15. Ed tironci says:

    O kavaja..majeni PD…majeni.ju ka lon pa brek ne byth..megjithese ju kavajsit me vila jeni..bohuni republikę me vete…

  16. Kavajasi says:

    E VERTETA E HUMBJES NE BASHKIN E KAVAJES NUK ESHTE AI REZULTAT ME 25 VOTA QE GJOJA KA FITUAR PD. pS NE KAVAJE NUK KA HUMBUR PO BASHKIA ESHTE DHURUAR, PASI ESHTE PJES INTEGRALE E MARREVESHJES SE EDI RAMES ME LULZIM BASHEN. KY FAKT DIHET NGA TE GJITH BANORET NE KAVAJE DHE JANE SHUM TE INDINJUAR, ME GJENI NJE MATEMATICIEN QE TA NXJERR KETE REZULTAT. PO JU JAP VETEM NJE PROV TE THJESHT,PD NATEN E NXJERRJES SE REZULTATIT PRANE KZAZ KU PO NUMUROHESHIN VOTAT E KA FESTUAR FITOREN KUR ISHIN PER TU NUMURUAE EDHE 20 KUTI DHE NE ATE MOMENT ISHIN VETEM PESE VOTA PARA. KUTITE QE DOHAPESHIN ISHIN TE KOMUNES LUZIT TE VOGEL QE DIHEJ QE ISHIN VOTA PER PS. KAVAJASIT JANE DEMOKRAT POR JO PEDEISTA. NE KAVAJ PREJ 22 VJETESH NUK JANE NUMURUAR NDONJEHERE VOTAT POR JANE VJEDHUR. KUR VOTES I DOLEN NE MBROJTJE DISA NJEREZ DHE I PRISHEN PD STRUKTUREN E VJEDHJES VOTES DOLI E VERTETA SE SI KA VOTUAR DHE VOTON KAVAJA. kJO ESHTE E VERTETA QE KA NDODHUR NE KAVAJ. TA MARRE VESHT E GJITHE SHQIPERIA.

  17. Kavajasi says:

    E VERTETA MBI FITOREN E BASHKIS NE KAVAJE NUK ESHTE QE KA FITUAR PD. BASHKIA E KAVAJES JU ESHTE DHURUAR PD SI PJESE INTEGRALE E MARREVESHJES SE EDI RAMES DHE LULZIM BASHES. KETE GJE E DIN DHE ESHTE SHUME I INDINJUAR I GJITHE POPULLI I KAVAJES. KETE GJE E DIN EDHE VETE ISA SAKJA. NESE DIKUSH TJETER DO PROVA LE TE SHKRUAJ DHE DO I BEJ PUBLIKE QE TA MARRE VESHT MIR E GJITH SHQIPERIA PASI NE KAVAJ NJERZIT E MENCUR E KUPTUAN QE PARA VOTIMEVE. QYTETARET E KAVAJES TE MOS I KEQPERDOR ASKUSH, AS TI ZOTI GAZETAR. ATA JANE DFEMOKRATE POR JO PEDEISTA.

  18. Gzim says:

    Shkrim me jo realist nuk kam pare e degjuar. Si mund te thuash qe Kavaja tradhetoi Ps kur e dine edhe bufat qe eshte bastion i PD. Si mund te thuash ti qe PD e la ne harrese Kavajes. Sali Berisha ka ndertuar nje spital qe kushtuar 3 heree shume se qendra e qytetit se vec ajo eshte bere. Si mund te thuash ti njenpalo gazetar qe Pd i ka humbur zgjedhjet ne Kavaje? Po te marres parasush 1000 votat e pavlefshme qe jane qarkuar 3 dhe 6 kavaka del perpara dhe si parti. Kavaja nuk i do njerezot qe krijojne ndasi politike dhe per kete arsye klani socialist mori nje mesim.
    Ndersa ti mos i thuaj vets hazetar shko gjej nje pune tjeter.

Lini një Përgjigje te SHOQATA25MARS1990KUNDER SISTEMIT DIKTATATORIAL NE SHQIPERI Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *