Kërkoi t'i vinte prangat, Gruevski i jep përgjigje të ashpër Prokurorisë Speciale

29 Qershor 2017, 22:23Rajoni TEMA

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Prokurorisë Speciale të Maqedonisë, për të cilën ka thënë se po ndërmerr veprime politike ndaj partisë së tij.

Ish-kryeministri maqedonas e ka cilësuar Prokurorinë Speciale si zyrë të LSDM-së, duke thënë se po vepron me urdhra politikë.

Në historinë e Maqedonisë por edhe të gjithë Evropës, deri tani nuk ka ndodhur përndjekje e këtillë klasike e kundërshtarëve politikë. Qindra persona që janë pjesë e organeve ose përkrahës ndiqen me qëllim që partia të dëmtohet ose të shuhet. Bëhet fjalë për proces politik dhe jo të drejtësisë”, ka thënë Gruevski.

Sipas tij, Prokuroria Speciale ka humbur paanshmërinë, meqë është bërë zyrë e LSDM-së.

Dua të njoftoj se konstruktiviteti që disa e quajtën dobësi në veprimin tonë përfundon sot. Tani është kohë që historia të vlerësoj dhe të gjykoj”, ka deklaruar Gruevski.

2 komente në “Kërkoi t’i vinte prangat, Gruevski i jep përgjigje të ashpër Prokurorisë Speciale”

  1. Gruevski eshte si qingj,para salehut dhe ilirfloririt e co edhe prokuroria speciale ka nxjer urdher arresti.
    ketu duhen futur ne burg me dhjetra politikan qe nga 90 e ketej

  2. Francesco says:

    Ky eshte nje agjent Russo -Turk I mire stazhonuar qe se ka mbaruar detyren ne shkatrimin e Maqedonis .Dhe na del tani si me I pa fajshmi ,se ka frike nga drejtesia si miqte e tij te ngushte Ilir Meta,Sali Buthqiri,Aleksander Frangaj ,e shume e shume,te tjere si keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje