Krasniqi: Me këtë situatë, PD do të ndahet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë për katharsis dhe nëse kjo situatë do të vazhdojë, kjo parti do ndahet në dy pjesë.

Ka dy kategori në PD, një kategori që është e kënaqur dhe grupi i ri parlamentar në 90% i bindur me lidershipin. Nuk pres që ata të reformojnë Partinë Demokratike.

E dyta ka një kategori tjetër që mund të ndahet në dy nënkategori. E para ka qenë një imazh negativ për PD-në, pjesë korruptive e saj.

Kanë qenë flamurtar të përjashtimeve në PD. Kjo kategori duhet marrë me rezerva në argumentin çfarë thotë dhe duhet bërë një katharsis në raport me PD-në.

Ka një kategori tjetër që nuk kanë qenë kurrë imazh negativ në Shqipëri dhe është pjesa më publike. Këta njerëz janë vlerë e çdo partie politike. Është autogol. Është të hapësh portën, të bësh gol dhe më pas të prishësh portën. Është çmenduri që ta përjashtosh nga partia.

Askush nuk ka të drejtë t’i thotë kryetarit të partisë dhe t’i thotë të mos kandidosh. Në rastin konkret prisja dorëheqjen e dy nënkryetarëve.

Njëri drejtoi fushatën e Durrësit dhe ka pasur rezultatin më të dobët në Histori dhe tjetri Elbasanin me rezultatin më të dobët. Nuk afrojnë asnjë lloj garancie të institucionit të pavarur për zgjedhjet ndaj partisë.

Që ka nevojë për një fillim të ri në thelb është thelbësore. Nëse vazhdohet me këtë situatë, PD do të ndahet dhe nuk do ta marrë dot veten edhe në dekadën e ardhshme”, deklaroi Krasniqi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Krasniqi: Me këtë situatë, PD do të ndahet”

  1. Don says:

    PD nuk eshte parti e djathte ti shoku. Pronat i masakroi dhe grabiti Saliu me soj sorollopin e tij si te ishte ne mall te babait aq sa as komunistet nuk e kishin bere. Sistemi i korruptuar i drejtesise deri ne krim masakroi te drejten e prones dhe ish te perndjekurit dhe ish pronaret i dogji me benzine dhe i perzuri me dru. Ne PD shikon druvare qe te skermitin dhembet dhe nuk njohin tolerance.
    Mos harro 87% e shqiptareve kane patur prona te paluajtshme toke dhe shtepi plus ullinj pyje dhe kullota kurse nje 8% tjeter kishin prone vetem shtepi pra 95% pronare. Vetem 5% jetonin me qera ose ishin muhaxhire. A nuk i mjaftoi PD kjo baze sociale per te bere politiken me te suksesshme pro-perendimore per mireqenien e popullit dhe progresin e vendit. Prona dhe e drejta ishin 2 kauzat me madhore por edhe te prekshme qe PD mund te konsumonte pushtet per 50 vjet aq sa mbreteruan komunistet. Kjo sepse PD pranoi ne krye nje spiun sekretar partie kriminel ne palce. A kuptonte gje Saliu nga ekonomia e tregut dhe e drejta e prones? Saliu ne jeten e tij politike ka realizuar 3 gjera: -Ka vjedhur, kavrare per te vjedhur dhe ka share me liber shtepie. PD nuk ka patur kurre nje program ekonomik sepse cdo term ekonomik te shpie detyrimisht tek prona dhe e drejta e saj si dhe te drejtat themelore te shtetasve. Shqiptaret e drobitur u kenaqen vetem me thirrjet e Saliut poshte komunizmi dhe dy gishtat lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *