Krasniqi: Me këtë situatë, PD do të ndahet

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë për katharsis dhe nëse kjo situatë do të vazhdojë, kjo parti do ndahet në dy pjesë.

Ka dy kategori në PD, një kategori që është e kënaqur dhe grupi i ri parlamentar në 90% i bindur me lidershipin. Nuk pres që ata të reformojnë Partinë Demokratike.

E dyta ka një kategori tjetër që mund të ndahet në dy nënkategori. E para ka qenë një imazh negativ për PD-në, pjesë korruptive e saj.

Kanë qenë flamurtar të përjashtimeve në PD. Kjo kategori duhet marrë me rezerva në argumentin çfarë thotë dhe duhet bërë një katharsis në raport me PD-në.

Ka një kategori tjetër që nuk kanë qenë kurrë imazh negativ në Shqipëri dhe është pjesa më publike. Këta njerëz janë vlerë e çdo partie politike. Është autogol. Është të hapësh portën, të bësh gol dhe më pas të prishësh portën. Është çmenduri që ta përjashtosh nga partia.

Askush nuk ka të drejtë t’i thotë kryetarit të partisë dhe t’i thotë të mos kandidosh. Në rastin konkret prisja dorëheqjen e dy nënkryetarëve.

Njëri drejtoi fushatën e Durrësit dhe ka pasur rezultatin më të dobët në Histori dhe tjetri Elbasanin me rezultatin më të dobët. Nuk afrojnë asnjë lloj garancie të institucionit të pavarur për zgjedhjet ndaj partisë.

Që ka nevojë për një fillim të ri në thelb është thelbësore. Nëse vazhdohet me këtë situatë, PD do të ndahet dhe nuk do ta marrë dot veten edhe në dekadën e ardhshme”, deklaroi Krasniqi.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...