Krim i rëndë në Durrës, djali vret babain dhe nënën në gjendje të dehur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Durrës mëngjesin e së enjtes. Burime nga ky qytet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj.

Ali dhe Jenije Nika janë qëlluar për vdekje me armë gjahu “Çifte” nga djali i tyre Leo Nika.

Shkak për krimin dyshohet të ketë qenë një debat mes dy prindërve dhe djalit të tyre i cili mësohet të ketë qenë i dehur.

Ai ka qëlluar disa herë mbi dy prindërit, duke i lënë të vdekur në vend.

Dy prindërit janë gjetur nga policia në derën e shtëpisë të gjakosur, ndërsa jo shumë metra larg vendit të krimit është arrestuar edhe autori si dhe është sekuestruar arma e krimit

Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se një djalë ka vrarë të atin dhe nënën e tij me armë zjarri. Autori dyshohet se është me probleme mendore.

Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Informacionet e para flasin për arrestimin e autorit të krimit.

Policia: Autori i dehur, me probleme mendore

Burime pranë policisë bëjnë të ditur se autori Leo Nika ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit.

Gjithashtu, dyshohet se ai vuan edhe nga probleme mendore, pasi në banesë janë gjetur medikamente antidepresive.

Policia po heton edhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Fqinja: Leo sjellje të çuditshme, ishte i hutuar

Fqinjët e familjes Nika në Xhafzotaj në Durrës, rrëfejnë se Ali dhe Jenije Nika ishin njerëz të urtë dhe familje korrekte, të cilët kishin ardhur në Xhafzotaj nga Dibra në vitin 1995.

Për autorin e krimit, djalin e viktimave, një nga fqinjet thotë se ai ka rënë në sy për sjellje të çuditshme teksa ishte i hutuar dhe nuk fliste me njeri. Ajo thotë gjithashtu se familja Nika, të cilës ajo i ka shitur tokën ku kanë ndërtuar shtëpinë, ka ardhur nga Dibra në vitin 1995.

“Ishin njerëz të urtë. Nuk e kam parë në gjendje të mirë djalin kohët e fundit, ecte në gjendje të hutuar dhe në rrugë, nuk fliste. Shkonte e vinte jashtë shtetit, pasi punonte andej.

Familja Nika është me origjinë nga Peshkopia, kanë ardhur në vitin 1995 në Xhafzotaj. Unë iu kam shitur truallin ku kanë ndërtuar banesën“, rrëfen një nga fqinjet e çiftit Nika në Xhafzotaj.

Njoftimi i policisë për krimin e dyfishtë në familje

Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Dyshohet se autor është djali I tyre, shtetasi L.N. I cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *