Kriza e PD-së: Si po detyrohet Berisha të zbatojë strategjinë e Ramiz Alisë me PPSH-në

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Berisha foli dje dhe qartësoi disa situatën në PD. Pritej fjala e tij, sepse përndryshe nuk kuptohet se çfarë ndodh atje. Pas 27 vitesh sundim, ai duhet sërish për të qartësuar me disa fjalë PD-në krejt të çorientuar nga humbja.

PD pësoi goditjen më dramatike në zgjedhjet e tri katër më parë dhe kryetari i partisë, Lulzim Basha është vënë në shënjestër nga ish-drejtuesit e PD-së, të përjashtuar nga “Republika e re” dhe jo vetem.

Ata janë quajtur nga Basha si “Republika e vjetër”, pak a shumë siç i çuanin byroistët dikur, kur Ramiz Alia po përpiqej të shpëtonte PPSH-në nga shpërbërja. Ngjashëm po ndodh tani. Berisha është aty për ta shpëtuar PD-në nga shpërbërja sepse rrezikohet seriozisht.

Prej tri ditësh pritej fjala e tij dhe dje ai foli. Kërkoi përbashkim dhe tha se kjo ishte rruga e vetme për ringritje. Padyshim që ky qëndrim e favorizon kryetarin aktual Lulzim Basha, sepse e kundërta do të ishte në se ai e bënte Bashën përgjegjës për humbjen. Deri diku, fati i katër viteve të ardhshme është vendosur qysh dje, pas tri katër ditësh torture për demokratët që prisnin pikërisht këtë, fjalën e Berishës. Por lideri historik u ka lënë një shteg edhe sfidantëve të Bashës kur tha se “vërtetë u blenë votat, kanabisi etj. etj., por ku janë 200 mijë votat tona të demokratëve…”. Është një farë dyzimi i qëndrimit të tij, ku kërkon të mbajë në lojë palët për t’i përbashkuar ndoshta, edhe pse me siguri e ka të qartë fundin e këtij procesi.

E ka nisur lojën qysh dy net më parë, kur demokratët e inatosur të të gjitha kohëve u sulën përmes dy listave të firmosura për të kërkuar dorëheqjen e Bashës si përgjgegjës për humbjen. Por ndryshimi qëndronte pikërisht tek dorëheqja e revokueshme apo e e parevokueshme.  Demokratët u “shastisën” tërësisht kur panë listat dhe padyshim nëpër to kërkonin praninë e Berishës.

Ai ishte në të dyja, jo nominalisht por përmes emrave që dihet që janë të bindurit e tij. Jo se nuk janë të tjerët të bindur, por se ata e kanë humbur këtë status tashmë. Berishës nuk i duhen më, as si të tillë.  Ai vetë e ka vendosur fatin e tyre politik. Loja e Berishës i ç’orientoi edhe ata që ishin pjesë e skenarit.

Ç’orientimi u pa në qëndrimet e dhëndrit të tij, Jamarabër Malltezi, i cili u rendit në listën “Basha ik” dhe pak orë më pas e korigjoi qëndrimin e tij. Ndoshta as ai nuk e dinte se çfarë do doktori, por ndoshta edhe e dinte e iu desh të shfaqej kështu “i paditur por i korigjueshëm”.

Këto janë lëvizje në errësirë të Berishës që përmbyllen me një deklaratë e tipit “ramizist”, tamam si sjellja e Ramiz Alisë në atë pranverë të vështirë të vitit 1991 ku punistëve iu duhej të dorëzonin pushtetit, jo shumë larg por bijve të tyre që quheshin “komunistë të reformuar”.  E kishte vendosur Ramiz Alia dhe askush nuk mund ta diskutonte elitën e re politike të PPSH-së.

“Ne na zgjodhi Enveri dhe s’mund të na shkarkojë Ramizi”, thanë anëtarët e Byrosë Politike të PPSH-së në vitin 1991, kur Alia i përjashtoi ata nga drejtimi i partisë. Por ishte vonë për ta, nuk mund ta mbanin më kolltukun e tyre nën emrin e ri të.

Regjimi komunist kishte rënë dhe Ramiz Alia ndërkohë kishte projektuar të ardhmen e PPSH-së nën emrin e ri Partia Socilaiste e Shqipërisë. Byronë Politike do ta zëvëndësonin disa njerëz të rinj, me bindje komuniste por me një jetshkrim krejt të ndryshëm nga byrositët, pasi nuk kishin mëkatet e tyre nën regjimin enverist. Padyshim do të ishin të bindurit e Ramiz Alisë.

Kur u rrëzua sistemi komunist në Shqipëri, Ramiz Alia e dinte mirë se karriera e tij politike po merrte  fund, dhe qysh ato ditë nisi të kërkojë pasardhësine  tij, duke hartuar trategjinë për të emëruar. Ramiz Alisë nuk iu deshën shumë veç një muaj për ta sistemuar drejtimin e partisë, proces që do të finalizohej me kongresin e famshëm të 12 qershorit 1991.

Atë natë PPSH mori emrin Partia Socilaiste e Shqipërisë dhe me ndikimin e Ramiz Alisë, u zgjodh kryetar i saj i ri. Ishte Fatos Nano, bir i një familje pjesë e elitës komuniste në pushtet. Ai doli kryetar i PS-së nga salla ku ishte delegate edhe Nexhmije Hoxha e veja e diktatorit, edhe Adil çarçani, Muho Asllani, edhe Xhelil Gjoni, Hekuran Isai e të tjerë anëtarë të Brosë politike komuniste.

Është e njohur ajo ngjarje për reagimet e ashpra të krahut konservator, ata të Byrosë Politike. Ka dëshimtarë të asaj mesnate që thanë se kishte pasur edhe kërcënime me armë por seance më delikate drejtohej nga Gramoz Ruçi, i cili u duk se kishte ardhur nga Tepelena veç për atë mision, të largonte byrositët për t’i dhënë PPSH-së fytyrën e re e për ta bërë një parti garuese në zgjehdjet pluraliste të vitit tjetër.

Ramiz Alia ishte natyrisht aty, në dukje i dyzuar midis konservatorëve dhe të rinjve komunistë. Secila palë mendonte se e kishte në krah dhe kjo agoni zgjati për rreth dy muaj, deri më 12 qershor kur u zgjodh Fatos Nano, kryetar i partisë me emrin e ri. Nano është larguar nga PS prej 12 vitesh ndërsa Gramoz Ruçi është ende aty, si shtyllë e rëndësishme e kësaj partie që sot drejtohet nga Edi Rama.

Është e njëjta sjellje kjo e Berishës si ajo e Ramiz Alisë në atë kohë.

Vendin e byroistëve në këtë skenar e kanë ish-themeluesit që quhen “Republika e vjetër”, ndërsa atë ata moderuarit janë “Republika e re”. Për çudi janë edhe të nëjtit personazhe në dy krahët, si në PS ashtu dhe në PD. Është Gramoz Rucci, ende shtylla e PS-së, është edhe Imami sërish mocionist. Jemi njësoj si atëherë, 27 vite  më parë, nuk ka ndryshuar asgjë, veç mosha e Berishës. /tesheshi.com/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Kriza e PD-së: Si po detyrohet Berisha të zbatojë strategjinë e Ramiz Alisë me PPSH-në”

  1. PINOCETI I TROPOJES says:

    tesheshisateme.com

    eshte kriminale akoma qe krahesojne berishen me kohen e “kamunizmit”
    .
    edhe pse me teori dhe praktike te gabuar Ramiz Alia u tregua miljona here me i qyteteruar se bisha berishiste
    .
    ju lutem mos ngaterroni kohen e komunizmit me kete te makartizmit & elezsrbiberizmit
    .
    BerishI ngjan me PINOCETIN OSE PAPADHOPULIN E GREQISE QE ISHIN KANIBALE ANTIKOMUNISTE

    .
    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

    Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

    Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
    Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

    Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

  2. Lexuesi i vemendshem! says:

    Nje analize e shkelqyer!

  3. Lirim Kushta says:

    Qe ta merrin vesh juve, Berisha eshte nderi I ketij kombi!

    Paralelizmat ne kete analize jane krejt te pavlera!

    PD-ja jone do dale me eo forte nga kjo situate, ketu do jemi te gjithe e do flaism!

    Liri Demokraci sa te jeta jeta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *