Kunati jep “kapar’ për të shmangur protestat para SHQUP

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Prej dje Kunati ka nisur kontaktet me gjithë kompanitë që ofrojnë çadra me qira, për t’i bllokuar ato deri më 22 korrik, me qëllim që të mos merren me qira nga kundërshtarët e Lulit. Pas lajmit se kundërshtarët e Lulit do ngrenë çadrën ne oborrin e SHQUP, Kunati ka marr një sërë masash organizative që ky operacion të dështojë.

Fillimisht u ka bërë një ofertë të shtrenjtë gjithë kompanive që japin çadra me qira.

“I nderuar..!

Jemi të interesuar për gjithë çadrat tuaja në formë tende që keni, deri në periudhën 22 korrik, t’i rezervojmë për nevojat tona. Jemi të gatshëm të paguajmë një kapar 5 mijë euro për çdo çadër dhe t’ua kërkojmë në rast se nevojitet. Lutem bllokojini gjithë çadrat e mundëshme që kini, për llogarinë tonë.

Bashkangjitur keni numurin e llogarisë sonë dhe faturën për pagesën e kaparit. Jeni të lutur të na njoftoni për çdo tentativë për të marrë çadra me qira nga kompania juaj”!

Këtë tekst ua ka nisur me e-mail gjithë kompanive që shesin çadra në vend.

Pas kësaj ka nisur një email të dytë për gjithë kompanitë që ofrojnë tualete portative.

“I nderuar…!

Jemi të interesuar të pronotojmë çdo tualet portativ që kini në dispozicion, për shkak të një eventi që do të nisë së shpejti dhe do përfundojë deri më 22 korrik. Për sigurinë tuaj jemi të gatshëm të paguajmë një kapar 300 euro për çdo tualet, me qëllim që ju t’i bllokoni për llogarinë tonë.

Më poshtë keni numurin e llogarisë dhe faturën për pagesën e kaparit”!

E-mailin e tretë ua nisi disa kompanive që ofrojnë gjeneratorë me qira,

“I nderuar…!

Jemi të interesuar të bllokoni për llogarinë tonë, çdo gjenerator me qira deri më 22 korrik. Për nevojat tona urgjente, ne mund të vijmë ta marrim atë në çdo kohë. Po ju paguajmë paraprakisht një kapar 6 mijë euro për çdo gjenerator.

Bashkangjitur keni llogarinë tonë bankare dhe faturën për kapar”!

Pasi i nisi të gjitha e-mailet, doli e i hodhi një sy oborrit të SHQUP, për të parë mundësinë se ku mund të mblidheshin kundërshtarët. Oborri ishte shumë i madh dhe problematik për t’u ruajtur.

Për këtë mendoi të bëjë një aleancë me Kishën që ka në krah, duke u kërkuar atyre të drejtonin një ankesë në Bashki kundër grumbullimeve në oborrin e SHQUP. Shkoi vetë mu tek katedralja dhe takoi administratorin.

-Më kanë thënë që shqetësoheni nga zhurmat kur mblidhen njerëz në oborr të SHQUP-it,- i tha Kunati.

-Jo, nuk kemi ndonjë shqetësim,- i tha administratori.

-Po sikur të mblidhen dhe të rrinë aty me ditë të tëra, nuk shqetësoheni,- i tha Kunati.

-Jo, nuk besoj. Në Kishë nuk ka shumë njerëz tani,- i tha administratori.

-Po sikur të ngrenë njerëzit çadër aty dhe të acarohet situata, nuk jeni të shqetësuar?- vazhdoi prap Kunati.

-Jo biri im,- i tha ai. Ne jemi shtëpi e zotit. Njerëzit vijnë këtu të qetësohen. Po ka njeri nevojë për ndihmë të qetësohet apo të lutet, është i mirëpritur. Ne ruajmë sekretin e rrëfimit.

-Po sikur të thërrasin me të madhe “Basha Ik!”, i tha Kunati, prap nuk shqetësoheni?

-Jo, biri im, nuk kemi asnjë prift me këtë emër. Po ti më thuaj çfarë halli ke të të ndihmojmë?

-Duam të na ndihmoni ti zbojmë nejrëzit nëse mbushin oborrin e thërrasin “Basha ik”,-tha Kunati. Ju jeni shtëpi e zotit dhe nuk duhet të shqetësoheni nga thirrje të tilla.

-Mos u shqetëso biri im. Nëse ndodh kjo, ke një derë të vogël pas godinës dhe i thoni këtij Bashës, të kalojë andej e të fshihet në Kishë, sa të qetësohet turma. Nuk e bëjmë të madhe. Ne si Kishë Katolike na ka dalë nami që strehojmë diversantë që herët.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *