Kundërshtarët e Bashës çadër para selisë së PD-së

29 Qershor 2017, 12:01Politika TEMA
Kundërshtarët e Bashës çadër para selisë së

Pasi kanë parë mungesën e madhe të reflektimit të kryetarit të ngrirë, vendosmërinë e tij për të mos bërë garë të ndershme, kandidaturën e Eduart Selamit të cilit njësoj si dikur Maqo Larkrorit, po i shkruhet program nga këshillëtarët e Bashës, kundërshtarët e tij në PD po përpunojnë idenë e ngritjes së një çadre përpara selisë blu.

“Kjo nuk do të bëhet vetëm për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda partisë, të ndryshme nga farsa që i’u organizua të ndjerit Olldashi, as vetëm për të bërë bilancin e kësaj humbjeje katastrofike, por mbi të gjitha për të penguar një proces të shpejtë dhe të trukuar që t’i japë mundësinë Bashës të shkojë në shator në qeveri me Ramën”, tha një nga mbështësit e kësaj ideje për Lapsi.al.

Megjithëse ideja ende nuk ka marrë konsensus të plotë sidomos pas prononcimit të fundit të Berishës që ishte dukshëm në favor të moslejimit të një gare të ndershme, një pjesë e mirë e grupit të kundërshtarëve të Bashës ka dhënë OK-ejin për të.

Arsyetimi është se një njeri që mbajti të ngritur për 3 muaj çadrën për zgjedhje të lira në Shqipëri, nuk mund tua mohojë atë antarëve të partisë së vet.

Më radikatët që mbrojnë këtë propozim kanë huazuar nga Basha idenë e prishjes së zgjedhjeve, thyerjes së kutivë dhe moslejimit të procesit. Njësoj si Basha dikur ata kanë përvetësuar parrullën: “Zgjedhje me kryetar të ngrirë nuk do të ketë”. (lapsi.al)

6 komente në “Kundërshtarët e Bashës çadër para selisë së PD-së”

  1. Xen deledashi says:

    Kokat hengshi një ore e me pare te shpëtoj ky popull nga malokët e llumi i shoqërisë

  2. josifi says:

    Ngadal Beg ka hendek.
    Degjoni bac Saliun se kot e keni sa te jet gjall mos beni ciu ciu ciu.
    Tipik S(t)alinist

  3. endri says:

    Lulezim Basha kopje identike e Enver Hoxhes . Ku ngjahsojne ato te dy .
    1. Ngjashmeri Identike ne Fytyre edhe te dy te gjate
    2. Si Nexhmija edhe Aurela kane ndikim shume forte ne vendimarrje dhe kane dore ne pislliqet me te medha .
    3. Kjo eshte me e rendesishmja Qe te dy ne fund te filmit o vrasin cdo shok edhe bashkeudhetar sic beri Enver Hoxha ose i hudh ne plera edhe ja fut cdo shoku sic ben Lul Basha

    Ne fund te filmit Nexhmija do bej Burg
    Nuk e di Kush do ta haje burgun Aurela Apo kunati

  4. shigjeta says:

    ata cadren do ta bejne perpara zyrave te pd , se per cadra kane shume eksperience te madhe hahahahahahhaha , dava evgjitesh , por i pari do futet luli , ai eshte i zoti i cadres , nuk e heq as perendia prej andej , cadra eshte e lulit dhe pik , hahahahahah , u torturua tjetri 3 muaj ne cader per cfar ?????? as ai vete nuk e di pse qendroi atje , e pik e zeze , tani do ta bejne si zakon per gjene me te vogel do ngrene cadra , do dhiet ne pare konstruktori i cadrave , hiq e ve , e hiq e ve , dava dallkauku lyli , vetem nje gje imagjinoni te dashur beshkeatdhetar, te kishe lylin ne krye te shtetit , po po po , al cadra esapi , hahahahahahah

  5. Fieri says:

    Sa te kete fryme Sali berisha ,nuk ka PD te drejte e te ndereshme.

  6. f.a. says:

    Këta duket janë grupi fillorus në PD. Nuk duan një drejtues me orientim perëndimor të PD siç mund të jenë Basha apo për më tepër Selami.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje