Letër e hapur: Pse nuk flet Ben Blushi?

29 Qershor 2017, 09:30Politika TEMA

Adriana Kalaja, një nga themelueset dhe administratore e LIBRA-s, ka dërguar këtë letër të hapur, ku shpreh zhgënjimin e saj me kreun e LIBRA-s, Ben Blushi dhe jo vetëm kaq.

Kalaja akuzon se parimet qw e bashkuan me LIBRA-n nisën të zëvendësohen shumë shpejt “nga interesa te ngushta te Kryetarit dhe te familjes Hafizi”.

Më poshtë letra e plotë botuar nga DITA:

Kisha vendosur te mos shkruaja publikisht por, me ngacmoi nje postim i z. Blushi ne FB, ku merrte persiper pergjegjesine e tij te humbjes.

Them me ngacmoi, pasi prisja perveç se te merrte pergjegjesite e kesaj humbje, te paraqiste edhe arsyet se ku gaboi si kryetar i LIBRA-s e ndoshta, per here te pare, te linte notat e ironise dhe metaforat e pavenda.

 Kur u nisa ne rrugen e LIBRA-s,  kisha ne mendje nje projekt LIRIE dhe BARAZIE duke mos besuar kurre qe, shume shpejt zhgenjimi do zinte vendin e ENDRRES SE MADHE.

 E nisem, duke shpresuar e duke besuar te njeri -tjetri se do te percillnim nje FRYME  qe nuk ishte pare deri me sot tek njerezit, por jo!

Ndodhi e kunderta!

Shume shpejt, pa kaluar nje muaj nga ajo pritje e madhe qe i beri Tirana dhe jo vetem, krijmit te LIBRA-s, parimet filluan te zevendesoheshin nga interesa te ngushta te Kryetarit dhe te familjes Hafizi.

Ne shkuam pas nje njeriu qe la nje force politike, ku aderonte prej me shume se nje dekade, sepse ishte shkelur Statuti. Por sa here e shkeli statutin e LIBRA-s vete kryetari i ri, ne bashkepunim te plote dhe nen ndikimin e se “vetezgjedhures” si nenkryetare, znj. Hafizi?

-E shkeli ne dhjetor te vitit 2016, kur emeroi nje Administrator nderkohe qe ekzistonte nje i tille, i zgjedhur nga Berthama konform Statutit te LIBRA-s;

-E shkeli ne janar kur nuk konstituoi Keshillin i cili do te zgjidhte edhe nenkryetarin e LIBRA-s dhe, kur kjo u kerkua nga disa zera brenda Berthames qe ai/ajo te ishte jo nje ish-Rilindas, ai nuk reagoi, madje heshti edhe kur znj. Hafizi kercenoi me perjashtime nga partia;

-E shkeli ne shkurt kur futi LIBRA-n ne zgjedhje te parakohshme kur zgjedhjet. jo vetem u organizuan dhe u financuan por edhe u manipuluan nga familja hafizi;

-E shkeli ne mars kur  nuk u zgjodhen por u emeruan drejtuesit e departamenrte ku, pjesa derrmuese  ishin pa asnje kontribut ne LIBRA.

-E shkeli ne prill kur nuk hapi fushate per kandidatet per deputete dhe listat, ne shkelje flagrante te Statutit i beri Kryetari ne bashkepunim me familjen Hafizi, vetem per interesa personale;

-E shkeli ne maj kur prezantoi nje program pa program, i cili jo vetem qe nuk ishte kontribut i LIBRA-s por, program i bere me shijet dhe gustot e Drejtuesve te LIBRA-s pa drejtues (sepse une jam anetare e nje komisioni dhe nuk jam thirrur qe nga data 2 Prill per mbledhje).

Gjashte shkelje te renda te statutit ne gjashte muaj. Edhe Rama (Kryeminister) vete do ta kishte zili kete gje. Dhe ketu e gjej me vend  shprehjen se ky eshte rasti kur  “Nxenesi ia  kalon edhe mesuesit!”

Dhe prandaj ZOTI BLUSHI NUK FLET.

Them shkelje te renda pasi, mos ngritja e Keshillit, ne aspektin ligjor ka nxjerre ilegjitime dy komisione te rendesishme siç jane Komisioni i Etikes dhe ai i Garancive Statutore, te cilat vetem ky Keshill i kishte tagrat t’i zgjidhte dhe jo te emeroheshin nga bashkekryetaret.

 Se po te shkojme te fakti, se anetare te Komisionit te Etikes (te cilet benin intervista dhe listat paraprake te kandidateve) u vune ne listat e kandidateve, ora e ligjit dhe e statutit ngel ne vend!

 Kam pare gjithe kete periudhe qe ben rolin e viktimes. Viktime se nuk e regjistroi Biba ne KQZ, viktime se Rama (Kryeminister)  i nxjerr Lul Berishen  per te bere foto, se …… dhe shume viktima…te tjera.

Dhe prandaj ZOTI BLUSHI NUK FLET.

Por une kam disa pyetje per Blushin, kryetar te LIBRA-s:

-Po fajin KQZ ta kishte se LIBRA ishte ne fakt e regjistruar qe ne Janar;

– Po fajin KQZ ta kishte se ne LIBRA ka tre Administratore (Financiere)?

-Po fajin KQZ ta kishte se ne LIBRA u zgjodh anetare berthame bashkeshortja e Administratorit (sipas Statutit, Administratorin e zgjedh Berthama) dhe megjithese e kam kerkuar me shkrim nuk kam pergjigje edhe sot e kesaj dite?

-Po fajin KQZ ta kishte qe ne shkresen e derguar kesaj te fundit kishe caktuar rrogetarin e familjes Hafizi per te mbajtur marredheniet me KQZ?

-Po fajin KQZ ta kishte qe une ta kam kerkuar qe ne Janar qe rrogetari i familjes Hafizi eshte ne konflikt interesi me pozicionin e anetarit te Komisionit te Garancive Statutore ?

-Po fajin Rama (Kryeminister)  ta kishte qe ti nuk njeh ata persona qe i anatemon?

-Po fajin Rama (Kryeminister)  ta kishte qe ti kalon pikerisht prane kafes qe po pinin  personat qe i anatemon?

-Po fajin Rama (Kryeminister) ta kishte qe ti e kopjon ne maksimum per arrogancen qe shfaq?

-Po fajin Rama (Kryeminister) ta kishte qe ti megjithese e akuzoje se ka blere median, nuk le media (pothuajse çdo dite) pa dale gjate gjithe fushates?

Pyetjet jane pa fund por ajo qe me shqeteson me shume eshte se megjithe shpresen time dhe te miqve te mi, ti z. Blushi nuk u ngrite kurre ne nivelin e nje LIDER-i!

Sepse LIDER-i  i nje force, te ngritur mbi parime dhe norma morale:

-Nuk telefonon disa anetare qe te shkruajne dhe te shajne disa anetare te tjere, pse ata kane shfaqur ide ndryshe nga ajo e bashke drejtuesve;

-Nuk kritikon nje anetar nepermjet anetareve te tjere se pse “duartrokitet Adriana kur flet te 15- kateshi, kur thekson se se LIBRA fiton vetem nese respekton statutin (ne kete takim me eshte  dukur  vetja si z. Blushi  dikur ne Elbasan);

-Nuk pergojon anetaret dhe mbeshtetesit e vet neper kafet e Tiranes, vetem pse keto nuk bejne rolin qe ti do, ate te bindjes absolute.

Ne fund te kesaj letre te hapur duke mare ne konsiderate faktin se une e di “PSE NUK FLET ZOTI BLUSHI?”, po i bej nje thirrje z. Blushi:

-Jep doreheqjen si Kryetar i LIBRA-s;

-Bej analize dhe kerkoi ndjese publike LIBRA-s dhe jo vetem, per humbjen.

-Fute LIBRA-n ne zgjedhje te parakohshme, zgjedhje te cilat ti bej LIBRA dhe jo familja Hafizi.

-Konkuro perseri si kandidat per Kryetar por jo duke shkelur rregullat e kandidimit dhe heshtjen zgjedhore si ne Muajin Shkurt.

Une zgjodha te luftoj per LIBRA pa ikur nga kjo parti te cilen bashke me miqte e mi me te mire e krijuam si force lirie dhe barazie. Dhe do vazhdoj ta bej kete.

Betejen morale me te gjithe ju qe tentuat ta shkaterronit LIBRA-n e fitova. Tani jam ne rrugen e duhur te fitoj dhe ate ligjore, me dallimin se do heq dore nga pjesa e demshperbimit moral. Sepse njerezit, duke mos te besuar, indirekt, ma dhane mua demin moral te shkaktuar…

Une e di se se eshte e veshtire te pranosh gjithe sa paraqita me siper por, miku im, BETEJA ME VETEN ESHTE BETEJA ME E VESHTIRE!

Nese nuk e ben dot kete, jepi lamtumiren politikes dhe bej ate qe di te besh me mire, shko shkruaj ndonje roman te rradhes! Vetem, kete here mos kopjo Ramen (Kryeminister) me “Kurbanin”!

Adriana KALAJA

21 komente në “Letër e hapur: Pse nuk flet Ben Blushi?”

  1. true says:

    Beni nuk mund te eci vete ,prandaj dhe po hesht.

    1. Fshatari says:

      Vini Re! Superioritetin intelektual te Edi Rames te gjithe zoterinjte e kazanit e quajne arrogance.

    2. spartaku says:

      True.Edhe une keshtu mendoje.Por Blushi me qe nuk fitoi,do jemi rehat,nuk do na çaj bythen ne parlament me ato sofizmat e kapriçot e tija.

  2. taraboshi says:

    O Adriana , ju besoj do jeni me shkolle te larte por edhe n q s jo nuk ka rendesi jeni njeri e ngritur dhe habitem ku jeni bazu qe jeni bashku me kete parti sepse: 1 Une ne radhe te pare nuk di cilen shtrese perfaqeson . 2 Nuk kamqene ne gjendje me kuptu cfare programi ka p.sh per ekonomine per bujqesine etj .etj. . 3 Nuk kam mujte me kuptu kush jane njerezit qe ka per rreth cfare niveli .4 Organizimi i kesaj partie si ka qene statutin nuk di nuk kam mujt me kuptu gja por mua me eshte dukur nje rremuje dhe ec perpara amalgam pikpamjesh dhe kur shihja njerez me shkolla te larta u habitesha .

  3. Dielli says:

    Bravo. Per kurajon. Guximin. Per vendosmerine. Per shkrimin. Populli duhet ti njohi politkanet, dhe shkrime te tilla te hapura dhe te sinqerta ndihmojne

  4. Xen deledashi says:

    E ç’të thotë ? Për çfarë të flasë njëherë ??

  5. gjok qorri says:

    Adriana, sa burra ke?

  6. endri says:

    une mendoj se po te kishte premtuar 2000 euro per bebe do kishte marre me shume vota. gaboi, por treni iku! hahahaha…

  7. Antikorupsioni says:

    Adriana Kalaja?
    Pse nuk e krijon vete nje parti dhe ta shohesh se sa te vlen lekura.
    B.Blushi dhe znj.Hafizi e paten guximin per ta bere kete gje dhe u perballen si te barabarte me ujkonjat e politikes.
    Kurse zotrote e shpreh hapur qe vjen nga hiçi dhe je karieriste. Eshte shume e veshtire moj zonje qe te kritikosh. Kjo e jotja quhet fleterufe. Duket qe e ke pasur Zakon ne kohen e qoftelargut.
    Hape mendjen, hape shpirtn. Hapi dhe syte dhe shiko se me ke u perball Ben Blushi! I vetem madje sepse ti dhe antaret e tjere te Libras, jo vetem qe nuk jeni ne nivelin e Blushit, por me sa kuptoje mundet qe te jeni dhe te manipuluar nga?????

  8. çapajevi rus says:

    Adriana, vertet une nuk ju kuptoj, jo juve vetem, por dhe shume si ju, duke filluar me Benin. Akoma nuk keni arritur te kuptoni se ne Shqiperi “dajma” ka vetm dy alternativa partish, njera e majte e tjetra e djathte, me tendenca te mireditura ne favor te se majtes. Nese ju dhe shume si ju nuk e kuptoni kete, vazhdoni krijoni parti familjare, siç eshte LIBRA, Sfida, Republika, LSI-ja etj qe jane shume dhe nuk eshte e nevojshme ti permendinm ketu. Nese nuk arrini tekuptoni sa ju thashe, ju nuk jeni as politikane. as analiste, nuk jeni as per ekonomi, as per anen sociale. Benin e kam komentuar shume here edhe kur krekosjen 2-3 vjet me pare nga foltorja e kuvendit, duke na treguar se populli vuan, populli kerkon barazi etj broçkulla te kesaj natyre. Foli per reformen ne aresim. ate territoriale, te drejtesise, etj per te gjitha flisete duke u tundur e duke u shkunder me thenie qe te gjithe ne i dinim, problemi i tij ishte se ai nuk i deklaronte keto mangesi qeverisjeje per ti ndrequr, por gjoja qe po i qante hallin dhe kur filluan te flisnin se ai do krijonte parti me vehte, ne komentet e mija i kam thene qe te luftone me seriozitet dhe zemer brenda partise, e cila vertet mund ti ndreqe dhe do ti ndreqe. Ju krijuat partçka, vazhdoni krijoni, ose si thuhet ne nje batude filmi :”germo Tare se qen te ngordhur do te gjesh”. etj. Me vjen keq qe ju qenkeni genjyer, por faji eshte i juaji qe i bashkoheni partive plotesisht me interesa personale. Le te tundet e te shkundet beni dhe mimozat fundi i partive te tilla dihet.
    çapajevi rus

  9. kombi says:

    KUSH E KA DERGUAR ADRIANEN SI AGJENTE TEK PARTIA LIRA ,vetem per te diskretituar blushin ?????

  10. blushi libraziu says:

    eshte shum monedh e vjeter blushi duhet nxjerr nga qarkullimi

  11. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Eshte e cuditshme te kerkosh gjithe kete llogaridhenie nga nje parti qe u krijua vetem 7 muaj me pare.
    20.000 vota qe mori ne gjithe vendin jane shume per nje force te re.
    Ka Parti ne Shqiperi qe kane 20 e ca vjet qe jane krijuar dhe nuk kane marre kurre kaq shume vota si PSD , PDS , PR …etj.
    Edhe nese ato probleme dhe mangesi organizative qe thuhen ne kete artikull jane te verteta , perseri jane te justifikueshme per nje force politike qe u krijua dhe u organizua shpejt e shpejt.
    Dhe fakti qe kjo Parti mori 20.000 vota dhe s’ka asnje mandat eshte difekt i sistemit zgjedhor ne Shqiperi , I cili eshte bere per te favorizuar partite e medha.

    1. Per ate qe nuk kupton thelbin e debatit says:

      Edhe une po te kisha kriju partine time per 2 muaj dhe duke share te gjithe te tjeret do ti kisha mbeldhur nja 20000 vota.
      Thelbi mer cun lale eshte qe Blushi eshte nje hipokrit, dallkauk, megaloman, i pabese qe njihet nga te gjithe si majtas ashtu edhe djathtas. Ai i ka bere dem PSse aehere kur PSja kishte me shume nevoj per te. Saliu vodhi hapur zgjedhjet dhe ai i kerkonte Rames doreheqejen ne vend qe ta ndihmonte. Rama e toleroj kete qelbesire shume duke i dhane dhjetra shance. Rama me buke dhe kjo qelbesire me gure.
      Jam i kenaqur qe kjo ndyresire qe ja kaloj edhe Sales per fjalor eshte jashte parlamententit.

  12. kleptofagos says:

    Per “Adrianat” e te gjitha partive..
    Moj kasolle, ku na mblodhe..

  13. shigjeta says:

    pse nuk flet ben blushi eee ???? eshte shume e thjeshte ,e para u lodh duke bere gam gam gam , u lodh si qente , edhe qente kur lehin kot , nje moment lodhen , dhe e dyta , fliste pa pik pergjegjesie , shante ata qe e nxoren si politikan , po qe se quhet keshtu , bukshkeles, intrigant, karierist i semure , ambicioz , e pa qe te gjitha ato qe shprehte posht e lart kunder rames dhe ps nuk dolen , me pak fjale llomotiste pa baza , te gjitha keto perbejne nje kompleks negativ , per te cilen vjen nje moment qe mer ate qe te takon , kjo eshte jeta dhe parimi baze i saj : cdo hedhesh do presesh ……….

  14. Vedat Shehu says:

    Ben Blushi u be shkrimtar e historian i famshem per politikanet medioker dhe politikan i madh per shkrimtaret dhe historianet medioker. Populli e njohu tamam “tullumbace vete, tullumbace Libra

    1. Une says:

      Mire e the, por harrove edhe kazanin mediatik qe e trajtonte si te ardhur nga nje planet tjeter.

  15. Pandi Korce says:

    O Vedat se pate fate fat.As i majte, as demokrat.Kur karvani zuri e lehu.I prin kopese Vedat Shehu.

  16. uns says:

    cfare dite zeza po vijne per Shqiperine! Si demokrat s’mund dhe nuk votova Lulushin, kelyshin e preferuar te plakut Mere. Edi Rama ka ender te behet si plaku Mere nje dite dhe po ja arrin, e vetmja alternative ishte Beni. Por, e dini cfare? Nuk e meritojne shqiptaret nje intelektual te tille, nejemi bisha te terbuara, civilizimi thjeshte eshte varrosur biles siper eshte betonizuar me cimenton e interesit dhe klientelizmit durrsak te Vangjushit!

  17. Arber Iliri says:

    O goce lene mi Beni ne punen e vet, nuk e din ti se e kan debu nga shptepia, nuk thom na krevati nga shtepia; i kishte premtu grus se pas ketyre zgjedhjeve do ishte ose Km ose minimumi minister i jashtem, se i duket vetja i qut.E zbuan nga shtepia sa moren vesh se nuk ka me rroge shteti e pranojne vetem kur te kthehet e te thote se ka gjet pune e merr jo me pak se 1 milion leke rroge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje