Ministrja Kodheli në ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel, Shqipëria vlerësohet për kontributin në Letoni

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO.

Kodheli fillimisht zhvilloi një takim shumëpalësh me ministrat e Mbrojtjes të vendeve kontribuese në grup-batalionin e dislokuar në Letoni. Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë Harjit Singh Sajjan dhe ai i Letonisë Raimonds Bergmanis falenderuan ministren Kodheli për kontributin e dhënë nga Shqipëria dhe angazhimin në kuadër të kësaj nisme.

Ministrat diskutuan nevojën e harmonizimit dhe të bashkërendimit të strategjive dhe aktiviteteve të vendeve kontribuese në përputhje me objektivat e NATO-s. Ministrja Kodheli falenderoi vendet pritëse dhe organizatore dhe ato pjesëmarrëse dhe deklaroi se ky kontribut do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018.

Ministrja Kodheli gjithashtu pati një takim me homologun Malazez, Predrag Bošković, i cili falenderoi ministren Kodheli për mbështejen e vazhdueshme dhe të gjithanshme që Shqipëria ka dhënë për anëtarësimin e plote të Malit te Zi në NATO.

Ministrja Kodheli zhvilloi një takim dhe me homologen e saj Maqedonase, Radmilla Sheqerinska. Gjatë këtij takimi të dy ministret diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe shkëmbimin e informacionit si domosdoshmëri për të qenë efikas në luftën kundër terrorizmit. Ministrja Kodheli përsëriti faktin se Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura njësoj si aleatet.

Gjatë këtij ministeriali ministrja Kodheli zhvilloi biseda edhe me sekretarin Stoltenberg dhe ministrat e vendeve më të mëdha anëtare të NATO-s, si SHBA, Kanada, Itali, Gjermani etj.

Ky ministerial vjen menjëherë pas takimit të kryetarëve të shteteve të mbajtur në maj 2017 në Bruksel dhe ka në axhendën e tij diskutimin dhe implementimin e vendimeve të tyre.

Forcimi i marrëdhënieve trans-atlantike, ndarja e barrës përgjëgjsive mes aleatëve, zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes të NATO-s, bashkëpunimi konkret NATO-BE dhe rritja e rolit të NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *