“S’ka garë serioze për kreun e PD, por një lojë e klanit Berisha ku kanë rënë dhe kundërshtarët e Bashës”

29 Qershor 2017, 22:27Politika TEMA

Kreu i PSV ’91 Petro Koçi shprehet se nuk ka garë serioze brenda PD për zgjedhjen e kryetarit të ri, por e gjitha është një lojë e klanit të Berishës për interesa personale.

Sipas tij në këtë lojë kanë rënë dhe ata që janë kundër Bashës, pasi PD në këtë far feje e katandisi vetë Sali Berisha.

“Deri tani nuk shoh ndonje gare serioze per kreun e ri te PD.

Duket nje loje ku kane rene edhe ata qe jane kunder Bashes.

Eshte nje loje e organizuar per interesa te klanit Berisha.

Ne fakt njeriu qe e katandisi PD ne kete fare feje eshte vete Sali Berisha.

Nese PD nuk heq dot dore nga berishizmi, nga revolucionarizmi dhe nga antiinstitucionalizmi, nuk ka per tu sheruar dot kurre.

Fatkeqesisht shumica ne PD dhe ata rrotull saj mendojne se fajin e kishte marreveshja dhe jo cadrizmi revolucionar.

Analistet pro PD mendojne se PD duhej te prishte zgjedhjet me potere, denoncime dhe kontestime.

Ne fakt gjeja me civile dhe moderne qe ka bere ndonjehere PD ishte sjellja korrekte diten e zgjedhjeve.

Por mendesia ballkanike e gjoja te djathtes nuk e pranon kete sjellje.

Ngaqe kjo mendesi nuk sheh te nesermen por vetem interesine dites.

PD duhet te sherohet nga mjeku i gabuar, nga doktori fajtor!”, deklaron Koçi.

1 komente në ““S’ka garë serioze për kreun e PD, por një lojë e klanit Berisha ku kanë rënë dhe kundërshtarët e Bashës””

  1. Star says:

    Analize perfekte. I vetmi qe e ka gjete me siguri matematikore se cfare po ndodh ne PD. Te gjithe hidhen e perdridhen. Per kete raste jam i zhgenjyer vetem nga Mero Baze.Bravo z Koci pergezime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje