Zëdhënësja e PD, mesazh të fortë dhe kërcënues ndaj kritikëve të Bashës: Ja të vërtetat...!

29 Qershor 2017, 13:24Politika TEMA

Pas kritikave dhe sulmit ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për humbjen dramatike të PD-së në zgjedhje, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar me nje shenin te gjate ndaj kritikeve, duke zbuluar edhe disa te verteta.

Zedhenesja e PD-se, Ina Zhupa ne faqen e saj ne FB, ajo u kujton demokrateve brenda PD se ne cfare situate u fut PD ne zgjedhje.

Postimi i zedheneses se PD:

Gjithë anëtarët e PD duhet të kenë një qëllim të përbashkët fitoren e kësaj force për të qeverisur vendin.

Nisur nga kjo kushdo ka të drejtën të bëj analizën e tij se përse humbëm këto zgjedhje parlamentare, por pa harruar premisën që duhet të ketë dashur fitoren e partisë së tij.

Në të kundërtët nëse do donin humbjen, do punonin për humbjen, nuk do mobilizoheshin për fitoren nuk kanë nevojë të kërkojnë arsye më shumë për humbjen sesa tek vetja e tyre.

Futem tek ata njerëz që kam bërë opozitë aktive me zë dhe figurë, në çdo medium dhe mundësi përballë pushtetit të Rilindjes. Dhe mendoj se vetëm ky fakt dhe asnjë pozicion tjetër politik brenda partisë më mjafton për të thënë arsyet që gjykoj pse humbëm.

Do kisha preferuar që ky debat të bëhej brenda strukturave të partisë, mos ishim të detyruar të jepnim spektakël të panevojshëm por meqë u hap loja kështu, le ti përshtatemi.

Duke mos besuar që kam monopolin e të vërtetës dhe duke respektuar lirinë e gjithë atyre që janë kundër po ju shtroj këto pyetje: Kush nga ju beson se paratë të pista të narko-shtetit që krijoj Rama dhe e pranoj gjithë bota nuk do të ndikonin në zgjedhje?

Kush nga ju beson se kriminelët dhe mbështetësit e tyre nuk u përfshin në zgjedhje?

Kush nga ju beson se policia e shtetit nuk ishte në presion, edhe të hapur biles të thirrjeve të kryeministrit që u detyrua të tërhiqej nga halli? Kush nga ju beson se blerja e votës nuk ka funksionuar si një mekanizëm i garantimit të votës? Kush nga ju beson se varfëria nuk është ulur këmbëkryq në shtëpitë e shqiptarëve?

Nëse dikush i beson këto atëherë ka gjithë të drejtën e botës të thotë që Basha është fajtori për humbjen tonë. Nëse nuk i beson këto atëherë le të mos përdorin inatet dhe qejfmbetjet personale për të sulmuar një individ.

Ndoshta reflektimi për humbësit dhe humbjen duhet të fillonte që në 2013 që mos fshihej dot askush pas dorëheqjes së liderit historik Sali Berisha. Në këtë mënyrë humbësit nuk do të thërrisnin dot më gjeni humbësit. Si anëtare e kryesisë mund të them që askush pa përjashtim, në mbledhjet e kryesisë, nuk mohonte fuqinë e parasë së drogës dhe krimit që mbante me vete Edi Rama.

Po ashtu edhe grupi parlamentar ngrinte shqetësimin se me këtë pushtet që kishte Rama dhe Meta nuk do na ngelej gjë tjetër veçse të prisnim sa mandate do kishte dëshirë të na linte Rama. E nëse kujtesa nuk ju ka lënë bashkëudhëtarët e mi demokrat atëherë më thoni: A ishte Lulzim Basha ai që luftoj bashkë me demokratët për ligjin e dekriminalizimit? Pa të cilin sot do kishte dhjetëfish më shumë presion dhe kriminel me pushtet në parlament.

A ishte Lulzim Basha ai që luftoj bashkë me demokratët për të kthyer gjithë vëmendjen ndërkombëtare se droga ishte masive në vend derisa u kthye në problem e pranuar nga vetë qeveria e ndërkombëtarët? Pa të sot do kishim dhjetëfish më shumë mundësi që jo vetëm këto zgjedhje por edhe për 15 vitet e ardhshme të ishin të kapura.

A ishte Lulzim Basha me aksionin e tij politik bashkë me demokratët, në çadrën e lirisë që detyroi Ramën të hiqte gjysëm e qeverisë?

Me një ministër si Sajmir Tahiri do e kishe policinë dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Ilir Beqja do i kishe mjekët dhjetëfish më shumë në fushatë, me një ministër si Lindita Nikolla do i kishe mësuesit dhjetëfish më shumë në fushatë.

A ishte Lulzim Basha që bashkë me demokratët paraqitën një program, biles të vetmin program në këtë fushatë, të konsultuar me ekspert gjerman dhe amerikane dhe një plan konkret për zhvillimin e ekonomisë? Pa këtë fitorja do ishte edhe më e largët. Këto janë arritjet e tij dhe tonat, se jemi mësuar që sukseset i ndajmë bashkë. Ndërsa humbjen duam t’ja faturojmë vetëm atij.

Por këto arritje nuk mund të zhduknin me shkop magjik gjithë planin, paratë, kriminelët dhe drogën e Edi Ramës. A mund të bënim ne demokratët gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po. A mund të bënte Basha gjëra më mirë në këtë fushatë? Patjetër që po.

Të kërkosh përmirësime dhe reflektime në funksion të fitores është gjëja më normale. Të hedh rrufe, me qëllim vetëm për të zënë poshtë kryetarin e partisë që ringriti shpresën e demokratëve, që ju dha një projekt shqiptarëve nuk është të kërkosh fitoren.

Ka gjëra më të këqija sesa humbja e zgjedhjeve, gjëja më e keqe është të humbësh besimin tek ajo që bën, tek projekti që ke dhe mos tju thuash njerërzve të vërtetën.

Lulzim Basha nuk ka bërë asnjërën nga këto. Ka bërë një fushatë me një projekt që kemi besuar ne dhe e beson ai dhe ju ka thënë qytetarëve të vërtetën.

Ina K. Zhupa Zëdhënese e PDSH, Anëtare e Kryesisë së PDSH, Anëtare e Këshillit Kombëtar PDSH, Koordinatore Kombëtare.

19 komente në “Zëdhënësja e PD, mesazh të fortë dhe kërcënues ndaj kritikëve të Bashës: Ja të vërtetat…!”

  1. Populli says:

    Lus zotin të vazhdoni me këtë logjik që të zhdukeni përfundimisht ju partia që kini lyer duart me gjakun e shqiptarëve të pa fajshëm.

    1. spartaku says:

      Populli! Ke te drejte.Kjo tyryfyçke,qenka pa tru ne koke.Duket se do jete ndonje nga dashnoret e bukuroshit Basha.Sa per dijeni ai nuk eshte i afte te drejtoi Pd-ke.Ajo çadra qe thot kjo fyçke,ishte çadra e turpit.dhe nga turpi e nxori Edi Rama.Sa per blerjen dhe shitjen e votave nuk jane te verteta se ps-t na i ka bere. Jane shpifje dhe justifikime te saj edh te disa te tjereve te pd-ke per t’u shfajsuar para elektoratit per humbjen e madhe qe pati ne 25 qershor.Humbja e pd.ke ishte nje pergjigje e merituar nga populli,per radikalizmin qe tregonte Basha ne çadren e turpit “Lufte doni,lufte do kini”.Pd-ke po nuk u reformua,do shkoi me dhi ne pyll.

  2. Gerti says:

    Bravo,me kete llogjike qe paske shkrujt socialistet rrine edhe 25 vjet ne pushtet.Me thene te drejten,socialisteve i intereson te rrije Luli,si debil qe eshte,por edhe tek Pd-ja nuk shoh ndonje lider qe te marre partine,te gjithe jane nivel injorantesh politik,pa ide,pa vizion etj,d.m.th. idiote komplet,si Ed Paloka,Jozefina,Patozi etj.Aty eshte mbledhur ajka e idiotesise.

  3. ILIRET says:

    Fajtoret ti kerkoje tjeterkund PD-ja. Me Bashen ne krye Partia Socialiste do te caje nga fitorja ne fitore.

  4. Maverick says:

    Vazhdoni dhe vazhdo kështu Ina K. Zhupa (kta jan bo t’gjithë amerikon mër jahu….). Fajësoni për humbjen gjithmonë kundërshtarët dhe KURRË nuk do të mund të vini në pushtet. Lexoni me kujdes Mero Baze-n dhe kur ta kuptoni që opozita është frymë atëherë (ndoshta) do filloni të shikoni dritë në fund të tunelit, por para se të shndërroheni në autokritikë të besueshëm që krijojnë frymë, duhet të hidhni një herë e përgjithmonë në koshin e plehrave “liderin historik” që nqs do të jetë akoma aty, bëjini vetes një favor dhe shkrijeni atë parti të dhjerë dhe merruni me ndonjë zanat tjetër nqs e keni.

  5. kot lodheni says:

    Kesaj partie i mbaroi funksioni, pasuroi ke pasuroi sa populli ishte injorant dhe i lenduar nga periudha komuniste, dhe tani qe i erdhen mendt ja bene prape naften te djathtes dhe budalliqeve te saj. E djathta ishte thjeshte nje eksperiment tranzicionar ne Shqiperi, por shqiptaret jane thelbesisht te majte si natyre dhe sic duket kriza e identitetit qe kishin pas renies se sistemit eshte venitur tashme. Pergatituni per dekada te tjera te majta, cdo parti tjeter kot sa garon. Thjeshte mund t’i perdorni si burim fondesh dhe mbijetese, po harrojeni se e merrni pushtetin. Pas vjedhjeve kolosale per hesap te PD, ndergjegjja politike e votuesve eshte cimentosur majtas tashme.

  6. Miu i arave says:

    Moj zuskë, me flokë të gjata e mëndje të shkurtër, idiote e injorante si e gjithë banda juaj shpellare e mediokre, si mund të injorosh një popull të tërë, duke thënë se “është kaq budalla” (ose diçka tjetër më e rëndë), që zgjodhi përsëri për Kryeministër (fuqiplotë kësaj rradhe), një “drogaxhi dhe shef i bandave të Mafies”…???!!! Ju nuk dini fjalë të tjera, përveç fjalë rrugaçësh, hajdutësh dhe kriminelësh analfabetë, duke kujtuar se kështu bëni “opozitë të fortë”…(?!) Duke recituar një hartim mediokër, që asaj i duket “i hatashëm”, me atë zhargon të varfër rrugësh, kjo bionde trupeshk, mendon se bën “politikë të madhe”… Pika bythës…! siç thotë shqiptari…

  7. Dordomus says:

    Ke harruar një “argument”, madje më kryesorin: A nuk ishte Edi Rama dhe e PS që paguan 200 e ca mijë ndjekës të PD për të mos marrë pjesë në votime???

    PS – Mirë këtyre votimeve ua gjetët “rrënjët dhe shkaqet”, po atyre që do të vijnë në 2021 si do ua bëni hallin? Ju rekomandoj t’i sajoni qysh sot “shkaqet e sebepet” e humbjes së ardhshme 2021 e në vijim.

    Suksese në jetë.

  8. Faro says:

    Keta nuk jane parti! Keta nuk kane bese! Si ka mundesi qe edhe Ministrin e policeve e paten te tyrin dhe pa pike turpi akuzojne per banda e blerje votash?
    Mjere SHQIPERIA per opoziten qe ka!

  9. Shqiptari Ilirise says:

    Ik moj bibë!
    Kerkoni te ndyni gjithe Shqiperine per te shpetuar Bashen meqe ju beri deputet ju anonime.
    Kujtoni se do vini ne pushtet patjeter siç erdhi Berisha mbas 97.
    Po ti harron moj bibe se K/ministr nuk eshte Fatos Nano qe i vari k….punes por EDVIN RAMA.Degjon?
    EDVIN RAMA!
    Dhe mbaje mend:Humbjen do ta keni akoma me te thelle!!Por me me nje ndryshim se shume nga kriminelet tuaj me Berishen ne krye do i qerroje drejtesia.

  10. Luan says:

    FAJTORI KRYESOR ESHTE ENVERI DE FAKTO I PD-se. ASNJE VLERE NUK DOREHEQJA MEHMETEVE , RAMIZEVE………… PER SA KOHE QE NUK DO TE VENI DOREN TEK PLAGA, KURRE NUK KENI PER T’U SHERUAR.

  11. Ylli says:

    Hahahaha…pergatituni per dekada te tjera te majta????.Keto “sofizma” i shkruajne njerez qe argumentin me te ” forte” e me te “llogjikshem ” kunder Berishes ,kishin te qenit ne pushtet 13 viite.Kjo po quhet demokraci ashtu sic e ka menduar gjithmone nje i majte.Heqim qofte dhe me dhune te zgjedhurit e djathte dhe vendosim te rrime ne pushtet edhe 45 vjet te tjera …..ne emer te demokracis.Nesje ,traplliqet majtiste ne kete vend kane filluar qe ne 1924 me te ashtuquajturin revolucion karagjozo demokratik majtist ku Noli u zgjodh kryeminister me leter me vrime dhe ne 6 muaj ku karagjozlleku me i madh ishte njohja e Bashkimit Sovjwtik…..i vetmi delirant ne gjithe Europen
    Znjsh Ina ,askush nuk e mendomte qe atyre qe ju shemben banesat ,dyqanet ,pallatet do votonin per PS.
    Askush nuk e mendonte qe familjaret e 100 mije shqiptareve te larguar do votonin per PS e Edi Rames.
    Askush nuk e imagjinonte qe shqiptaret qe kane paguar gjoba parkimi.keto kater vite sa per 27 vite bashke do zgjidhnin te votonin per Edi Ramen
    Flas per gjoba te perditeshme poshte pallatit.
    Askush nuk e mendonte qe pensionistet do votonin masivisht per Edi Ramen pse ky nuk.ju rriti.pensionet as edhe 1 lek.
    Askush nuk mendonte qe njerezit qe paguajne energjine me 30 % me shtrenjte do votonin per Edi Ramen
    Askush nuk e parashikonte qe Ai qe akuzonte Berishen per rritje te borxhit te jashtem do ta dyfishonte per palma dhe lyerje pallatesh .
    Askush nuk mundi te kuptonte pse kryeministri qe nuk beri 1 km rruge nacionale u votua masivisht.
    Askush nuk e shpjegon pse kryeministri nuk solli nje investim te huaj serioz ,dhe ekonomia shqiptare mbahet akoma me leket e TAP ,te sjelle nga qeveria demokratike.
    Askush nuk e shpjegon qe nen ” diktaturen ” e Berishes kishim dy televizione krejtesisht opozitare Vizion dhe Top Chanel dhe 5 gazeta super opozitare Tema Shekulli Shqiptarja Sot ,Gazeta Shqiptare ,Sot dhe te moderuaren majtas Shqip dhe nen “Demoktacine” e Edi Rames nuk ka as edhe nje gazete opozitare se per Televizione as qe behet fjale.
    Ka dhe shume te tjera por Edi Rame nuk ka faj .Me nje muaj barcaleta mori 74 deputet.Me dy muaj barcaleta do marri 148 deputete .I lumte palla ,sinqerisht i lumte .
    Mos kerkoni arsyetim dhe llogjik .Lexoni komentet e Temes dhe mos u lodhni duke shpjeguar shkaqet e humbjes.E thote ky i ” lodhuri” socialist.Jane aq evropiane dhe perparimtar sa duan dhe 45 vjet te tjera pushtet ????Suksese o popull i majte.

    1. kot lodheni says:

      Demokracia nuk kerkon detyrimisht rotacionin e partive, thjeshte rotacionin e posteve duke i vene afate. Per dekada do e kesh te majten ne pushtet pas hordhive Berishiane dhe hajduterise Bashiste, ky popull nuk do ja harroje dhe nuk do ja fale kurre.

  12. valentina says:

    TI MOJ SHOQA NGA FSHATI JENI E PARRITUR MIRE TE BENI TE TILLA FLETERRUFE.TE VETMEN FITORE REALE QE KA MARRE PD-ja ESHTE MBAS RENIES SE REGJIMIT KOMUNIST,DHE ATE FITORE E MORI SE SHQIPETARET ISHIN TE FRIKESUAR SE MOS U KTHEHEJ PERSERI AI REGJIM,PD NUK KA QENE ASNJEHERE PARTI DEMOKRATIKE SEPSE QE NE FILLIMET E SAJ KJO PATI MBLODHI PAS VETES TE GJITHE SHRESEN ME PROBLEMATIKE TE KOHES.SI SPIUNAT-HAJDUTET-VRASESIT-PERDHUNUESIT DHE NJE NJE PJESE TE MIRE TE BURGOSURVE QE ISHIN DENUAR PER KRIME ORDINERE DHE U VETSHPALLEN TE PERSEKUTUAR POR EDHE PINJOLLET E ATYRE QE KISHIN BASHKEPUNUAR ME ARMIQTE E SHQIPERISE.NEQOFTESE PARTIA DEMOKRATIKE E RRITI ELEKTORATIN ESAJ NE VITET NE VAZHDIM ISHTE SEPSE NJE PJESE E MIRE E SHQIPETAREVE QE PUNONIN NEPER EUROPE NUK E CANIN SHUME TRAPIN PER PARTITE SEPSE EKONIMIKISHT ISHIN NGRITUR DHE I NDIHMONIN PA PROBLEM FAMILJET E TYRE QE KISHIN NE ATDHE,KESHTU PRA QE NUK E VLERESONIN SHUME VOTEN E TYRE EDHE KUR KTHEHESHIN PER PUSHIME DHE VOTONIN EDHE PER PD-ne, POR KUR KRIZA MBERTHEU EUROPEN ATEHERE SHQIPETARET FILLUAN TA VLERESOJNE VOTEN E TYRE DHE NGA KY VLERESIM QE ATA IKANE BERE VOTES ESHTE E KUPTUESHME PERSE CETA E BANDITEVE TE PD-se NUK MUN DHE NUK KA PER TE FITUAR KURRE SIDOMOS KUR DIHET QE CFAREDO NDRYSHIMI QE TE BEJE PD-JA DO TE KETE DISFATE PAS DISFATE SA TE KETE SALI VUK KARADZICIN QE E DREJTON NE HIJE.

  13. Xen deledashi says:

    Kokat një orë e më parë !

  14. Haka Tekizoti says:

    Po të ishin paratë e narko-trafikut në lojën e fitores apo të humbjes së zgjedhjeve, atëherë kjo zonj/a/usha duhet të gjejë përgjegjësinë te vetja e tek të vetët se pse nuk i mundët në zgjedhjet për parlamentin siç i mundët për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kavajë?!!!! ato banda blerësish të votave .A nuk tha kështu Basha & Co për fitoren në Kavajë. Ju kur ua fusin të tjerët e ndjeni, kur ja fusni vetes, jo. Shikojeni njëherë këtë punën e ndjeshmërisë.

  15. PD-isti says:

    Ku eshte katandisur partia.Kjo mendje pula te beje apologjine e humbjes.Pretendon te thote te verteten duke parashtruar vetem genjeshtra.Ilir Meta thoshte se Luli genjen edhe per oren.Nuk ka dhe nuk keni per te gjetur mashtrues me te madh se ai.Detyra e tij identike si e Saliut eshte per te penguar me cdo mjet ngritjen e nje partie te vertete te djathte me fryme kombetare. Tani me futjen ne krize edhe te kesaj palo partie,perendoi edhe kjo opozite fallco.Te gjithe shqiptaret me ide vertet te djathta duhet ta flene mendjen per perfaqesimin e tyre. Te pakten te mos hyme ne burg per idete se per te djathten,mirupafshim!Partia e njerezve me dosje,e spiuneve te sigurimit,e benjamineve te ish byrose politike,e vrasjeve,e tarafeve familjare,e gerdeceve,e servileve te grekut e serbit,e armiqeve te prones, te antipatrioteve nuk ka lidhje me te djathet.Ajo eshte partia e byrose politike kundershtare e partise tjeter te byrose. Pershendetje ze-dhenese! Ti mund te jeshe “dhenese”,sa per”zerin” me mire mbaje bre
    nda!

  16. skelari says:

    Shume trishtues eshte niveli intelektual i asaj partie. Nuk e di a ka ndonje qe te pakten te shkruaje ne menyre korrekte gjuhen shqipe ne ate parti?
    Apo e perjashtojne si te papershtatshem nje te tille…

  17. saliu says:

    Ik moj shurre e Lulashit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje