Anëtarët e kryesisë së Bashës, parashikim ogurzi: Më 22 korrik, PD merr fund!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Arben Skënderi, Endira Bushati dhe Leonard Olli kanë sqaruar publikisht akuzat dhe arsyet se përse hodhën firmën për largimin e Bashës nga PD

Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, ata cilësojnë si rrezik kryesor që pas 22 korrikut Shqipëria mund të mbetet pa opozitë.

Sipas tyre jo vetëm me marrëveshjen që bëri fshehtas me Edi Ramën, jo vetëm me humbjen skandaloze në zgjedhje por edhe me ngrirjen dhe garën për kryetar duke shkelur statutin e partisë Luzlim Basha po e çon vendin pa opozitë.

Ja disa deklarata më të rëndësishme që ata bënë gjatë emisionit..

Arben Skënderi, anëtar i kryesisë së PD: “Kemi 4 vjet që shkelet statuti i PD. Kemi tre vjet që nuk është mbledhur asnjherë Këshilli Kombëtar dhe tani duke u shkelur të gjitha, madje edhe gara për kryetar dhe po shkelet sërish statuti.

Çfarë është ky nxitim që të bëhen zgjedhje më 22 korrik? Kjo do të thotë se nuk do ketë garë dhe më e keqja vendi nuk do ketë opozitë”.

Endira Bushati, anëtarë e kryesisë së PD: “Ne të PD­së gjatë fushatës nuk kemi bërë fare opozitë kundër qeverisë. Ne kemi bërë opozitë vetëm kundër LSI­së. Më 22 korrik Lulzim Basha mund të jetë sërish kryetar, por nuk do ketë Partinë Demokratike me vete”.

Leonard Olli, kordinator, kryetar i këshilltarve të PD, Bashkia e Tiranës: “Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë që nuk kemi kërkuar largimin e Lulzim Bashës për shkak të hatërmbetjeve pse nuk ishim pjesë e listave të kandidatëve për deputet.

Ne kërkojmë që PD të reformohet dhe nuk ka lidhje as me amra të përveçëm e as me mua. Nëse vazhdojmë kështu rrezikojmë që vendi të mbetet pa opozitë”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Anëtarët e kryesisë së Bashës, parashikim ogurzi: Më 22 korrik, PD merr fund!”

  1. shqip says:

    Personalisht jam per nxjerrjen jashte ligjit te pedes . Po persa i perkete teorise vendi pa opozite , ne parlament vendet ndahen 74 me 66 . +- 2 – 3 . Çfare kuptojne me opozite keta ? Apo e duan opoziten me te madhe se pozita . Nje gje eshte e sigurt . Nese ne krye te pd do ishte doktor mortja , keta sot do numeroheshin me gishta .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *