Balla zgjedh flamurin kuq e zi për të falenderuar mbështetësit në qarkun e Elbasanit për fitoren

Kryesuesi i listes se deputeteve të PS ne qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka bëre nje falenderim të veçante për të gjithë mbështetësit e tij dhe te PS në këtë qark, të cilët e votuan në mënyrë masive alternativën e PS për Shqipërinë që duam me shtet, punë dhe mirëqenie.

Në foton e postuar në rrjetin social facebook, Balla ka vendosur në sfond flamurin kuq e zi, me mbishkrimin FALEMINDERIT.

Ndryshe nga fushatat e tjera zgjedhore PS në këtë fushatë doli përpara popullit shqiptar, pavaresisht bindjeve politike me flamurin kuq e zi, flamurin e Skenderbeut dhe Ismail Qemalit.

Duke lënë mënjanë flamujt e partive politike dhe duke i ftuar të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin të bashkoheshin të gjithë rreth flamurit kuq e zi për të mirën e Shqiptarëve.

Por dhe për të çuar përpara reformat e nisura, për te bëre te mundur sa me shpejt anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Balla zgjedh flamurin kuq e zi për të falenderuar mbështetësit në qarkun e Elbasanit për fitoren”

  1. vaso says:

    Asnje parti nuk ka te drejte te perdore flamurin kombetar.Ai eshte flamuri me i bukur ne bote,dhe t’a mbajme te paster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *