“Basha ik” mbërrin në derën e selisë së PD në Kukës, demokratët kuksianë kërkojnë largimin e Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ndonëse në Qarkun e Kukësit PD arriti të marrë dy deputetë përkundrejt një të socialistëve, rënia e ndjeshme në vota dhe rritja me 17.44 përqind apo mbi 7 mijë vota e PS, nuk është pritur mirë nga demokratët kuksianë.

Të cilët ndonëse e vlerësojnë Kodhelin dhe kandidatet të tjerë të listës së PS për përkushtimin me të cilën e morën fushatën dhe bashkëbisedimin me njerëzit, nuk ia falin Bashës dhe ekipit të kandidatëve të qarkut Kukës të kryesuar nga Flamur Noka këtë rezultat zhgënjyes.

Kështu, duke qënë se pas shpalljes së rezultatit përfundimtar në selinë blu pati shumë reagime dhe protesta kundër Bashës, të cilët e detyruan atë që të merrte vendimin për të ngrirë të gjitha funksionet në PD dhe të rikandidojë në zgjedhjet e 22 korrikut për kryetarin e ri të PD, demokratët nuk janë mjaftuar me kaq.

Anëtarsia e PD në të gjithë vendin kërkon me ngulm dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës, dhe vazhdon ende ta kërkojnë atë.

Kësaj kërkese i janë bashkuar edhe demokratët kukësianë, të cilët kanë protestuar kundër Bashës duke vendosur pankartën e institucionalizuar tashmë “Basha IK”, në zyrat e PD të këtij qyteti.

Tashmë vendosja e pankartave në selitë e PD me mbishkrimin “Basha ik” është bërë virale, duke mbërritur deri në Holandë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Basha ik” mbërrin në derën e selisë së PD në Kukës, demokratët kuksianë kërkojnë largimin e Bashës”

  1. Xen deledashi says:

    Nul Moka pask ngjit trakte edhe ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *