Basha nuk mban fjalën, s'tërheq ministrat teknikë

30 Qershor 2017, 09:21Politika TEMA

Paradoks i paprecedentë. Pengmarrje dhe imoralitet politik. Në kundërshtim me vullnetin e mbi 760 mijë shqiptarëve, shprehur me votë në zgjedhjet e fundit parlamentare, në kundërshtim me marrëveshjen politike të 18 Majit, në kundërshtim me çdo parim politik dhe normë elementare njerëzore, kryetari i opozitës, Lulzim Basha vijon të mos tërheqë gjashtë ministrat teknikë nga qeveria ‘Rama’.

Ndonëse misioni i ministrave teknikë, në bazë të paktit politik, ka përfunduar që në momentin e numërimit të kutive të fundit të votimit, Lulzim Basha, jo vetëm nuk del nga çadra e qeverisë ‘Rama’, por ministrat e tij kanë nisur të firmosin tendera dhe të emërojnë kamikazë politikë nëpër ministri, sikur Partia Demokratike të kishte fituar zgjedhjet. Duke shfrytëzuar pamundësinë e kryeministrit Edi Rama për t’i shkarkuar, për shkak të ndarjes me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe anësisë politike të Presidentit Bujar Nishani, ministrat teknikë dhe stafet e tyre nuk dalin nga zyrat.

Qëndrimi i tyre sigurisht që inkurajohet nga Lulzim Basha, i cili po përdhos marrëveshjen politike me Edi Ramën. Befasuese është edhe heshtja e Sali Berishës, i cili vijon të mos mbajë asnjë qëndrim mbi këtë çështje, që kompromenton rëndës moralisht Partinë Demokratike. Pas përfundimit të misionit të përcaktuar nga marrëveshje politike Rama-Basha, pra për garantimin e zgjedhjeve nga ndërhyrja e qeverisë, misioni i ri ministrave teknike tashmë duket se është tepsia, pra përfitimi i pagës mujore prej 1 60 mijë lekësh, përfitimi i dietave, nderet dhe emërimet partiake.

Që pas përfundimit të zgjedhjeve, ata nuk janë më rojtarë të zgjedhjeve, por po qeverisin vendin, në kundërshtim me vullnetin e popullit. Kjo sjellje e ministrave teknikë dhe e Partisë Demokratike legjitimon më tej shuplakën që i dhanë shqiptarët në 25 Qershor, të cilët votuan edhe një herë që kjo parti që qëndrojë larg qeverisjes së vendit.

Gjithashtu, qëndrimi i dy partive që u ndëshkuan me votë në qeveri, konfirmon tezën e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilës interesi i tyre është vetëm për ndarjen e tepsisë.

PD drejton MB, s’mban përgjegjësi për kriminalitetin

Shumica e shqiptarëve që morën pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit i besuan Partisë Socialiste vijimin e qeverisjes së vendit. Për rrjedhojë, Partia Socialiste dhe qeveria ‘Rama’ janë përgjegjëse edhe për sigurinë e qytetarëve. Ditët e fundit janë shënuar disa ngjarje të rënda kriminale, duke krijuar pasiguri dhe një perceptim sikur krimi po del jashtë kontrollit. Po kush mban përgjegjësi për situatën? Ministria e Brendshme vijon të drejtohet nga një përfaqësues i Partisë Demokratike, të cilës shqiptarët nuk i kanë besuar sigurinë e tyre. Situata është paradoksale.

Partia Demokratike drejton Ministrinë e Brendshme, por nuk mban përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit, pasi nuk është votuar për të qeverisur vendin. Situata në Ministrinë e Brendshme është edhe më e nderë, në kushtet kur kryeministri ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e Brendshëm, përfaqësues i LSI, por ky i fundit vijon të shkojë në zyrë, duke e konsideruar këtë detyrë si një vend të rëndomtë pune. /shqiptarja.com/

10 komente në “Basha nuk mban fjalën, s’tërheq ministrat teknikë”

  1. Lenci says:

    Si mendoni ju qe shkarkimi ministrave do ti lere institucionet rrumpalle. Ministrat duhet te vazhdojne deri ne qeverine e re qe do miratohet nga parlamenti. Le te marrim skenarin, kush zv. do e qeverisi ministrine e punes…..nje zv i lsi nje i ps eshte me aftesi te kufizuar.
    Po ministrine e Arsimit, do jete sekretari pergjithshme banditi ndreca apo zv ministrja e LSI.

    Po me ministrat e LSI qe po i japin doren e fundit vjedhjeve cfare do behet?

    Perpara se te beni artikuj leshi mendoni me pare, mos krijoni rrumpalle ne administrate, dhe flisni me kembe ne toke.

    1. spartaku says:

      Lenci! A e di ti se keta ministra teknik po bejne reprazalje neper dikasteret e tyre? A e di ti se at po zhdukin dosje dhe po grisin dokumenta te rendesishme,po i hedhin ne koshin e plehrave dhe po i djegin? Pse? sepse ata jane te pd-ke ,dhe dosjet jane pune e madhe qe eshte bere nga ministrat socialist.Ata duhet te hiqen urgjent,se do bejne zullume akoma me te medha.Njerzit e pd-ke gjithmon kane qene te pabese,dhe prandaj populli nuk i do,e nuk i voton.

  2. the Punisher says:

    Tallin bythen te gjithe me ne krye Edi Ramen. Dhe mire bejne. Me nje popull 90% analfabet dhe militant eshte me se normale kjo qe ndodh dhe do ndodhe. Te na rroje edhe presidenti i ri Ilir Meta.

  3. izi hoti says:

    Basha tani nuk din cfarw eshte marreveshja .Ai tha qe do jene vetem per zgjedhje kete palo teknike dhe tani duhet te japin doreheqje . Ka ardhur koha te largohen . Ky palo tekniku i rendit qs zvministrin spranon ta heqe . #Rambogohome. #kungfu

  4. bujar selimi says:

    Sdi ca te bej nga deshperimi. Terhiq ministat teknik se lat nam!!!

  5. zamira hoxha says:

    Po ca fjale te mbaj ky. Njeri pa karakter nuk eshte fare per politik. Turp qe PD ka nje lider te till

  6. gertiana llamo says:

    Basha duhet te heqi mnistrat teknik. Eshte nje turp i madh qe i mban akoma. Cfare do fitoj?

  7. arta kasepi says:

    Ministrat teknik duhen te largohen. Populli tha fjalen e tij te fundit. PD dhe ministrat teknik nuk i do askush.

  8. Ardit Kodra says:

    O Bashe leshoji ato karrige se ska me kuptim ti mbash kot. Tlqeveri teknike ,qeveri teknike. Na cmende . tani qe humbe largoji tekniket e dreqit.

  9. Zigur Qarri says:

    “Basha nuk mban fjalën”…!
    Hahaha….te mbajm fjalën e dhënë,fjalen e dhënë.
    Sa mire do te ishte,te marresh kredi ne Banke pa marrveshje,por vetem duke dhënë fjalen!
    Firmosi diku nje leter Spartak Poçi me firmen amerikane“General Electric”,per nje marrveshje
    qe Qeveria pasardhese u terhoq,20milion Dollare i kushtoi takspaguesve shqiptare.
    Ore,ka mundesi te na tregoni kerkesen zyrtare te K.Rama per kete problem,dhe jo shkrime anonime!
    Kerkesa zyrtare merr edhe pergjigje zyrtare,keshtu qetesohen edhe shpirtrat.
    U bo Shteti lesh arapi,han horri dhe trapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje