‘Familja’ në aksion/ Dhëndri i Berishës reagon për humbjen e PD: Kemi gabuar rëndë, por kritikat mos i nxirrni në kafene..!

Kreu i departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit ne PD, Jamarber Malltezi, njeheresh dhendri i ish-­kryeministrit Sali Berisha ka reaguar ashper pas humbjes se PD ne zgjedhje dhe kritikat e akuzat qe kane shperthyer se fundi brenda partise.

Me një postim ne faqen e tij ne FB, ai shkruan “kishte gabime te renda te PD dhe keto duhet t’i themi per te miren e PD dhe te Shqiperise”, por sugjeron se “mire eshte qe mendimet tona t’i ndajme ne forumet e PD dhe jo neper media apo kafene”.

Postimi i Malltezit ne rrjetin social:

PD eshte krijuar nga studentet dhe intelektualet si parti e njerezve te LIRE nen moton “Liri – Demokraci!”.

Nuk u krijua per pushtet. A kemi mundesi qe gjithkush te thote lirshem dhe me respekt per njeri­tjetrin mendimet dhe qendrimet e tij?

Dhe mire eshte qe mendimet tona t’i ndajme ne forumet e PD dhe jo neper media apo kafene. Kemi njerez me bagazh te madh intelektual dhe me eksperience te madhe ne zgjedhje.

Duhet degjuar zeri i anetareve dhe te forumeve pasi ky rezultat ishte i pamerituar, i vjedhur padyshim, por kishte gabime te renda te PD dhe keto duhet t’i themi per te miren e PD dhe te Shqiperise.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...