Federbet, ja letra e Kukësit në Uefa

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga e thëna në të bërë, Kukësi nuk ka mbetur në kuadrin e fjalëve. Kampionët e Shqipërisë janë në fazën e fundit të ndërmarjes së një aksioni ligjor kundër Federbet ndërsa i janë drejtuar për këtë cështje Uefa-s me dhe më konkretisht Presidentit Aleksandër Ceferin ku jo vetëm hedh poshtë shpifjet e Federbet por madje kërkon që Kukësi të mos kuotohet në kompaninë e basteve dhe shfaqet i gatshëm për një hetim nga ana e Uefa-s.

Supersport ka mundur të sigurojë letrën zyrtare drejtuar Uefa-s nga Kukësi, ku kampionët e Shqipërisë informojnë se ditët e fundit Federbet ka shpërndarë informacione false, keqdashëse dhe shpifje në lidhje me ndeshjet miqësore të Kukësit javën e kaluar. Kukësi nënvizon se këto postime të Federbet në Facebook janë realizuar për të njollosur reputacionin e Kukësit dhe njëkohësisht dëmtuar financiarisht klubin në aspektin e marketingut.

Duke qenë se Federbet ka akuzuar në mënyrë eksplicite se ndeshjet e Kukësit kanë qenë të trukuara, klubi shqiptar siguron se ka prova se postimet e Federbet përmbajnë shoufje serioze në drejtim të klubit që i janë komunikuar mijëra njerëzve në botë dhe vecanërisht në Shqipëri duke përbërë një kërcënim serioz për reputacionin e Kukësit dhe zyrtarëve të tij.

Kukësi madje është detyruar të kryejë një hetim privat në lidhje me pretendimet e Federbet duke dalë në ëprfundimin se në ndeshjet miqësore kundër Botosanit e fituar 3-1, dhe në atë të humbur 7-0 përballë Ëolfsberger nuk ka patur flukse të pazakonta bastesh dhe pretendimet e Federbet janë krejtësisht të pabazuara.

Në këtë mënyrë për të kërkuar drejtësi në mbështetje të parimeve të Fair Play të Uefa-s, Kukësi informon organizmin europian në lidhje me shpifjet e Federbet duke siguruar se do të nisë një cështje ligjore kundër Federbet për të mbrojtur emrin dhe njëkohësisht markën Kukësi që cënohet edhe në aspektin financiar si një pjesëmarrës i rregullt në kompeticionet e Europa dhe Champions League.

Kukësi kërkon solidaritetin e Uefas që shpifje të tilla të mos përsëriten e madje i kërkon qeverisë europiane të përdorë influencën e saj në mënyrë që Kukësi të mos përfshihet në kuotat e basteve, si një masë që të shërbejë për të bindur edhe Federbet se ky klub është krejtësisht i papërfshirë në lidhje me aktivitete që kanë të bëjnë me bastet. Kukësi gjithashtu është i hapur dhe shpreh gadishmërinë dhe bashkëpunimin për të ndihmuar Uefa-n për një hetim të sajin lidhur me këtë cështje.

Një letër e gjatë që përfundon me falënderimin dhe shpresën e Kukësit për tu mbrojtur në Uefa dhe rrugë ligjore ndaj shpifjeve të Federbet. Lufta sapo ka nisur.

LETRA KUKESI
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *