FOTOT e rralla, Shqipëria në vitet 1924–1928

30 Qershor 2017, 17:45Lifestyle TEMA
FOTOT e rralla, Shqipëria në vitet 1924–1928

Këto fotografi të rralla nga Shqipëria datojnë në vitet 1924–1928.

Ato janë realizuar nga botanisti gjerman, Fridrih Markgraf i cili kreu disa udhëtime shkencore në Shqipëri, ku studioi dhe mblodhi bimët e vendit.

Më pas këtë foto janë risjellë dhe publikuar nga studiuesi Robert Elsie.

“Në vitet 1924-1928 në emër të Kopshtit Botanik të Berlinit, botanisti gjerman, Fridrih Markgraf (1897-1987), kreu disa udhëtime shkencore në Shqipëri, ku studioi dhe mblodhi bimët e vendit.

Rezultatet e punës së tij shkencore dolën në disertacionin An den Grenzen des Mittelmeergebietes: Pflanzengeographie von Mittelalbanien (Në kufijtë e Mesdheut: gjeografia e bimëve të Shqipërisë qendrore), Berlin 1927, i cili doli në një version të zgjeruar me titullin Pflanzengeographie von Albanien (Gjeografia e bimëve të Shqipërisë), Shtutgart 1932.

Në vëllimin Pflanzen aus Albanien, 1928 (Bimët e Shqipërisë, 1928), Vjenë 1931, shënoi edhe emrat shqip të bimëve të mbledhura.

Në vitet e mëvonshme punoi si drejtor i Kopshtit Botanik të Mynihut.

Me interes më të përgjithshëm është udhërrëfimi i tij In Albaniens Bergen (Në Malet e Shqipërisë), Shtutgart 1930, me shumë fotografi, të paraqitura këtu-, shkruan Elsie.

6 komente në “FOTOT e rralla, Shqipëria në vitet 1924–1928”

  1. Lani says:

    Dmth keta jane ata qe pas 15 vitesh sollen komunizmin dhe e ” shkaterruan” Shqiperine?

    1. ERA says:

      hahahahaha sa e forte!
      Tamam, si harruam aq shpejt sesi ishim dhe sesa pun u be qe te rregullohej Shqiperia (edhe pse keta pikerisht a ndertuan me duart e tyre vullnetarisht)?
      Nejse, jam kurioze, kjo ura ne foton 8, mbi Lane eshte ura e Tabakeve? Kush e di?

  2. Babadimri says:

    Kështu e mori,, shtetin “e popullin Enver Hoxha dhe për dy dekada bëri mrekulli.
    Ndërsa demokracia për dy dekada Shqipërinë e bëri në një ferr dhe shqiptarët që dikur ndiheshin krenar tani duhet në çdo bisedë me një joshqiptarë të arsyetohesh dhe shpesh të mos ndihesh mirë.

  3. Tin Tin says:

    Te dalin islamiket e te na tregojne zhvillin turk qe na lane pas 500 vitesh pushtuesit,ne te njejten kohe vendet rrotull nesh ishin shume perpara.
    Mos e shani Enver Hoxhen se beri mrekulli dhe revolucion e emancipoi shume njerez,sidomos maloket e eger qe flinin me derrin.
    Ti lepijme kembet Edi Rames se mos ben dicka ,se po pritem zhvillim nga partia e malokeve serbe me sali qenin,do jemi me keq se keta ketu.
    I Zoti e nxjerr gomarin nga balta dhe Shqiperia ka bere shume zhvillim keto 100 vite,por duhet me shume akoma.

  4. Andreas says:

    Edhe per kete shqiperia fillonte ne Shkoder me kufi lindor Dibren dhe mbaronte ne kufirin jugor Berat-Maliq. Interesante!

  5. perkthyesi says:

    Perjashto vlerat historike, ajo qe te befason eshte varferia e tejskajshme e popullit, qe nuk i u nda asnjehere, deri ne ditet tona!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje