Gara për kreun e PD, Presidenti Nishani 'driblon": Nuk kam platformë për kryetar partie...!

30 Qershor 2017, 18:52Politika TEMA

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, për emisionin Përballë dhe që transmetohet sonte në RTSH 1 Presidenti Nishani ka folur për mandatin e tij 5 vjeçar, marrëdhëniet me mazhorancën dhe jep vlerësim për zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet në PD.

Presidenti Nishani thotë se shitblerja e votës ka qenë një nga dy problemet e mëdha që shoqëruan zgjedhjet parlamentare.

“Informacionet e mia zyrtare, serioze tregojnë që është përdorur resurs i madh financiar për të blerë votat. Në të gjithë territorin shqiptar.” – tha Nishani.

“Nuk ka diskutim. Në mandatet dhe në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Për sa kohë ndikon në mandate, mandatet përbëjnë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”, tha Presidenti.

Presidenti Nishani është kritik për këtë fenomen ndaj organeve ligjvënëse.

“Fakti që nuk ka pasur në raport me fenomenin, në gjykimin tim, nuk ka pasur minimumin e reagimit dhe goditjes së këtij fenomeni në përqindje, as minimumin në gjykimin tim, tregon që ose është toleruar nga institucionet e zbatimit të ligjit ky fenomen, ose kanë qenë të paaftë për ta identifikuar e për ta goditur.

Fenomeni i shitblerjes së votës po kthehet në një kulturë shoqërore për fatin e keq dhe që po thellohet” – tha Nishani.

Nishani u shpreh edhe për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe për të ardhmen e tij pas 24 korrikut, ditë kur mbaron mandati si President.

“Unë jam investuar në politike, por nuk kam asnjë platformë, asnjë ide, asnjë qëllim për t’u kthyer kryetar partie apo për t’u bërë kryetar partie apo për të krijuar një parti politike.” – tha Nishani.

3 komente në “Gara për kreun e PD, Presidenti Nishani ‘driblon”: Nuk kam platformë për kryetar partie…!”

  1. boom says:

    Nishan ti je ushtar shembullor. Nuk mund te kesh platforme ti pa te urdheruar komandanti.

  2. Hey says:

    Mire ben qe nuk ke asnje platforme per kryetar parties Nje njeri si Ju me probleme te tilla fizike dh e mendore do ti benit me shume sherbim vendit po te rrinit ne hije Ka qene fatkeqesi qe Ju kini qene ne ate karrige

  3. shpresa says:

    Nishanit i eshte vjedhur vota! Pika mu ne Nishan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje