I dashur Ilir, desh na more më qafë!

30 Qershor 2017, 12:55Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Pa mbushur ende dy muaj në krye të LSI-së, kryetari Petrit Vasili jep dorëheqjen dhe zgjedh të jetë kryetar i grupit parlamentar. I zgjedhur kryetar pa garë e pa votim po veç me duartrokitje në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pas dorëheqjes së ish kryetarit Ilir Meta që mori detyrën e Kryetarit të Shtetit, Petrit Vasili do të mbahet mend si kryetari më jetëshkurtër i një partie të rëndësishme në skenën e politikës shqiptare. Të jetë vallë kjo ndjenjë përgjegjësie për rezultatin që korri LSI-ja? Epo gjatë gjithë fushatës u pompua me të madhe se kjo forcë politike do të jetë e para, njësoj siç numri në fletën e votimit. Jo vetëm kaq, por nga Presidenti i zgjedhur u theksua me forcë se kryeministri i ardhshëm do të jetë Petrit Vasili i cili do të kishte timonin e qeverisë.

Absurdi arriti deri aty ku, pasi të ndodhte kjo, Presidenti Meta do të jepte dorëheqjen nga detyra e lartë shtetërore!!! Pyetja që lind vetiu është: po çdo të bënte pas kësaj Ilir Meta, kur nuk është as deputet? Do kthehej në një shtëpiak të devotshëm që do merrej me rritjen e fëmijëve dhe gatimin që Zonja e tij ta gjente gjellën të ngrohtë?! Kuptohet që ato kanë qenë thjesht deklarata boshe të hedhura pa doganë për konsum publik që kush ta hante ta hante. E vërteta e thjeshtë është që populli shqiptar u kuptoi që Petrit Vasili ishte figura groteske e çiftit Meta në krye të LSI-së, njësoj siç është Lulzim Basha figura e Sali Berishës në PD. Askush s’e mori seriozisht Petrit Vasilin si kryetar, as brenda në LSI e as jashtë saj, kështu që, ai, në ndryshim nga Lulzim Basha, nuk ia lejoi vetes të bëhej objekt talljeje.

Ajo që mua më shqetëson është fakti se Ilir Meta na e paraqiti për gati një muaj Petrit Vasilin si një personalitet që jo vetëm i plotësonte kushtet për të qeverisur Shqipërinë, por që kishte aftësi të mbinatyrshme për ta udhëhequr atë drejt prosperitetit. Tashmë që ai nuk qe i zoti t’i jap dum një partie më shumë se dy muaj, e jo më Shqipërisë, i duhet thënë me plot gojën Presidentit të zgjedhur: I dashur Ilir, po t’i desh na more më qafë! Po si mund t’i besohej e ardhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve një lideri të tillë të dështuar? A ndjen ndopak përgjegjësi për ato deklarata që lëshove kudo që shkove, duke bindur edhe ata që t’i dhanë 19 mandate se Petrit Vasili ishte drejtuesi i duhur? Nuk po e zgjas më tej me zotin Vasili sepse ai është kapitull i mbyllur dhe më duhet t’ia njoh meritën se e kuptoi në kohë situatën për t’u larguar me nder, pa u përsëritur ndonjë situatë tjetër si ajo që po përflitet rëndom si thashethemnajë këto ditë në Tiranë.

Tani, mirë që iku zoti Vasili, po cili/a do e pasojë atë? Kandidatura kryesore që po thuhet se do e zëvendësojë është ajo e Zonjës së Parë të ardhshme, bashkëshorte e ish kryetarit Meta. Që LSI-ja është parti familjare kjo nuk do shumë mend për ta kuptuar, por zgjedhja e Zonjës në fjalë do jetë vulosja edhede jure i këtij perceptimi. Në fakt LSI-ja funksionon dhe ekziston veç po pati në krye çiftin Meta. Ata janë themeli, kolona dhe soleta. Po ranë ata, LSI-ja mbijeton aq sa mbijeton kripa në ujë. Deri më sot LSI-ja është identifikuar mediatikisht vetëm me imazhin e zotit Meta, por që në realitet aty ligjin e bën Zonja e tij. Jepi Çezarit atë që i takon Çezarit, prandaj është e kotë të fshihesh pas gishtit e t’ia heqësh meritat Zonjës, kur i ka fituar me vite ato. Është organizatore e shkëlqyer dhe këtë e ka treguar jo vetëm nga rezultatet e LSI-së, por edhe nga ato personale ku ka humbur vetëm një garë nga katër të tilla ku ka marrë pjesë në 16 vitet e fundit. I çuditshëm është fakti se përse ka kandiduar në zona të ndryshme zgjedhore dhe asnjëherë nuk ka tentuar të njëjtin qytet. Fillimisht doli si deputete e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2001 ku përfaqësoi lagjen Kombinat në Tiranë. Pas krijimit të LSI-së, tentoi të bëhej deputete në vitin 2005 në Dibër, por dibranët e saj nuk ia besuan votën. Rifitoi mandatin në zgjedhjet e vitit 2009 duke kandiduar në qarkun Lezhë. Në zgjedhjet e fundit të 25 qershorit mori mandatin e ri në qarkun Elbasan.

Zonja karakterizohet si përfillëse ndaj kujtdo që i shërben LSI-së po edhe i atyre që s’e shohin LSI-në me armiqësi. Fjala e Zonjës aty është ligj edhe sikur zoti Meta të jetë kundër. Nuk është politikane mirëfilli, bile në artikulim publik është shumë e dobët dhe këtë e ka shfaqur edhe në bisedat ku u ftua gjatë fushatës. Jashtë kamerave, po i shkele në kallo, mjerë ti po re në gojë të saj. Por, si organizatore fushate, e ritheksoj, është për t’i hequr kapelën. Jep frymëzim tek brezat e rinj ku ndjehet si në habitatin e vet, ndonëse vitet kanë bërë të vetën. Nuk njeh lider tjetër veç vetvetes dhe këtë e ka shfaqur qysh në krye të herës, kur ishte sekretare e Përgjithshme e FRESSH-it me kryetar formal Ilirin. Diku nga vitet 1993-1994, kur PS-ja zhvillonte mitingje për dënimin e kryetarit të burgosur Nano, kur gjithë salla e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” thërriste në kor emrin e tij, Zonja së bashku më FRESSH-istat thërrisnin në kor pa pushim vetëm: “Eurosocialist”, pa ia përmendur asnjëherë emrin Nanos. Ishte një sfidë më vete kjo, për të bërë diferencën dhe një shkëputje nga interesi i momentit i socialistëve, për t’u faktorizuar si grupim më vete, gjë që në fakt e zbatuan ku FRESSH-i nisi të formësohej dalëngadalë si një parti brenda PS-së.

Gjithsesi, precedenti i trashëgimisë në politikë që po vendoset nga LSI, ndonëse është çështje e brendshme e tyre, merr paska nota jo kaluese kur mendon që bashkëshorti i Zonjës së Parë është edhe Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Detyra e tij është të qëndrojë mbi palët, për çfarëdolloj situate politike dhe këtu ka një konflikt të pastër interesi. Dihet që LSI-ja do të jetë njëra nga dy partitë kryesore në opozitë e si e tillë nuk përjashtohen përplasje me qeverinë apo me vetë kryeministrin Rama. Po imagjinoja tani një takim të thirrur në Presidencë nga zoti Meta për të sheshuar mosmarrëveshjet ku në krahun e majtë është kryeministri e në krahun e djathtë Zonja e Parë. Pyetja që unë s’di t‘i jap përgjigje për momentin është nëse Presidenti i ardhshëm Meta do sillet si President apo si bashkëshort?! Sjellja e tij gjatë fushatës ku shfaqi anët me të këqija të një Presidenti në ardhje, më bëjnë të besoj se do anoj nga e dyta. Veç në qoftë hipokrit dhe të shtiret siç u shtir për 4 vjet me radhë për të fituar staturën e Presidentit. Të shohim!

28 komente në “I dashur Ilir, desh na more më qafë!”

  1. Gjini says:

    Bukur dhe saktë. Duhet të nisë pa vonesë fushata mbarëpopullore: Meta, larg duart nga presidenca!!!

    1. €piriiiiii says:

      Nuk kuptoj sa pa Dinjitet jane keta persona si Vasili Basha etjetj qe bëhen dordoleca te ketyre Mostrave dhe familjeve te tyre mafioze. Ne pak koh Rama ja hapi ja zbertheu Petet Lakrorit.

    2. Gjoni says:

      Bravo Gjin filloje!
      Na pri Gjin!
      Te gjiheve prapa na ke!
      Mezi po presim udheheqjen tende!

  2. edlir says:

    me kete fytyre te neveritshme jemi mesuar tashme ai eshte ne gjendje qe ti kaloje postet partiake dhe shteterore ne qehajajte e tij familiare .shpresojme qe figura e ilir metes te jete e para e qeruhar njehere e pergjithmone nga vetingu.bur te perjetshem trfikantit me te madh e sehan lepirsit me te madh qe shqiperia ka njohur

  3. Guri says:

    Nje analize e shkelqyeshem me pikpyetje qe kerkojne pergjigje te drejtperdrejte nga Ku vendi i ardhshem. Konflikti i interesit ne kete rastet eshte me flagranti qe mund te mendohet.

  4. Nga gr says:

    sa per ndryshimin e zonave te Mones eshte e thjeshte dmth ajo nuk realizon asnje premtim ne ato zona por thjesht nuk ka tu te coj parate e vjedhura dhe nuk ka te madh e te vogel mos ta dije qe shit- blerjen e votes nuk e ben kjo personalisht me kokelopen do te diskretitohen populli vetem atij nuk ja hedh dot do ta shohim ne z. Lokale pikiaden

  5. spartaku says:

    Ineresant! sikur nuk ka kuadro te tjere LSI-ja,por ngelet te Monika antipatike dhe mediokre.Ne ate parti ka shume kuadro te fuqishem dhe shume te ngritur moralisht dhe politikisht,qe jane shume ne gjendja te drejtojne partine.Nje nga at eshte Luan Rama,etj.etj. Pastaj zgjedhja e Metes president ishte veprimi me i gabuar.Ai nuk ja vlen te jete president.Mendoj qe partite nuk duhet te vene ne parlament per betimin e Metes.T’a bojkotojne ate.Ne shtator te zgjidhet nje president tjeter.Mendoje te zgjidhet Lulezim Basha.

  6. Vesa says:

    Perse duhet kjo parti, care u ka ofruar shqiptareve dhe cila eshte sfida aktuale e saj? Gjithmone parazite, perber nga te pakenaqur, te arratisur nga PS. Keta njerez perbejne ajken e LSI, shtuar disa femije, si garniture per te genjyer opinionin dhe te rinjte.

  7. Gurmazi says:

    Ka lindur me vend ne fund pyetja: presidenti do sillet si president apo si bashkeshort?
    Mendoj se do jete keshtu: jemi qe jemi, po futemi te dy ne presidence, si bashkeshortë, dhe vazhdojme te punojme aty une si president – thote Iliri – ti si gruaja e presidentit dhe si kryetarke e pertise. Ne shtepi nuk kemi nevoje te vemi (lodhemi), lodhjen e konsumojme ketu ne presidence. Aq me teper qe te dy nje qellim kemi: te prosperojme Shqiperine. E ku ka me mire se keshtu: me qetesi e dashuri.
    Oh çfare lumturie! As Saliu se ka arritur kete dite.

  8. Zigur Qarri says:

    Si kofini pas te vjelit.Tragjikomedia publicistikes politike vazhdon.Nje analize prej
    militanti porositur nga Partia.Na trego more Z.Ketro ndonje shkrim kaq agresiv ndaj
    LSI-s,nga momenti i koalicionit me PS dhe deri ne momentin e marrveshjes Rama-Basha!
    E kupton besoj,nese do te jeshe i besueshem per thashethemet e tua.Publicisti duhet
    te jete i paster,jo partiak,ndryshe ka shitur shpirtin.Nese nuk i del te keqes perpara,
    atehere ti je shkaktari i saj,bashkpuntor,vete fajtor.Provoje nje here te besh analizen
    4 vjeçare te dashurise Rama-Meta,te siguroj se do te jete shkrim teper interesant!

  9. TRAPI says:

    KUSH JANE LIDERAT E PARTIVE SOT
    1 EDI RAMA..MIKU I NEXHMIJE HOXHES
    2 SALI BERISHA MIKU I VATRES SE NEXHMIJE HOXHES
    3 PETRIT VASILI NIPOTI MANUSH MYFTIUT
    4.MONIKA KRYEMADHI MBESE JO E LARGET E NEXHMIJE HOXHES
    5 SHALCI I JATI DJALE TEXE ME NEXHMIJE HOXHEN
    6 PASHKO,E\ GAZETARE ETJ ETJ ME DOSJE TE SIGURIMIT

    1. Korabi says:

      Miku i Nexhmijes ishte Fatos Nano dhe jo Edi Rama. Edi Rama mbase dhe per shkak te dellit te tij psikopatik shante poshte e larte regjimin kur te tjeret i thurnin lavde udheheqjes se lavdishme te PPSH-se.

  10. hajdut says:

    Duhet te thuash: I dashur kryehajdut!

    1. Lugati says:

      e ke pusht ose palaco..cfare ka bere ky politikan per ket vend qe te therasim i dashur.me te vertete kujtoni se ja vlen edukata me kto politikan

  11. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Vasili nuk eshte fajtori kryesor per humbjen e LSI !
    LSI ka 12 vjet qe drejtohet nga familja Meta.
    Vasili ishte kryetari i LSI ne fushate,por fushaten e drejtoi Meta.

  12. Qipidhuci says:

    Pecua dhe Luli jane bere si lins-it e grave

  13. Plato says:

    Paturpesi dhe zullum I madh, ai president ajo kryeministre dhe femite do ti ket ministra….o shqiptar ku u katandiset!!!!!!!
    ….ju bej thirrje gjith emigranteve shqiptar ne shenje proteste ta braktisin shqiperine deri sa te zhduket nga skena kjo rrace kanceroze ne krye te vendit

  14. Dash says:

    Po Lugati….?, ….po Rama seshte si ata,dicka ka bere dhe te shpresojme te vazhdoje…jo per ps pd lesheli, po per vendin..

    1. Lugati says:

      dash kur ti vi koha rames flasim pe te . komenti esht ne specifike per shtangistin ilir meta.qe ne tironcat e qujme ( muti rras)

  15. Tung says:

    Vetem nje gje e vogel te ka “shpetuar” …vasili u vu aty kastile qe “monika” mos te kishte mbi supe HUMBJEN E ZGJEDHJEVE, pavarsishit se kjo ishte nje prpagande e ndyre.
    Persa i perket “marrjrs ne udheheqies”…ketu do jemi…Lsi me moniken do shkoje drejt 4-5%.
    Nervozizmi i Metes ne keto zgjedhje…nuk ka te bej me pazaret rama-basha por ka te bej me Bashkeshorten e tij…sepse ai e di shume mire qe “strategjia” e cadres dhe ne pergjithesi menyra e mendimit i takon Monikes…ketu do jemi po nuk u ndane keta te dy…ne 2vitet e ardheshme.

  16. miku says:

    Ne krye te fushates ka qene Iliri me sharabajgen e tij, pra Jane ATA qe duhet te japin doreheqjen.Metà jo vetem qe se bejne doreheqjen,po perkundrazi njeri hipen ne presidence e tjetra ne krye te Lesh e lise.absuditet qe vetem ne Shqiperi mund te ndodhe

  17. Bravata says:

    Altin, ti e njihka Moniken me mire sesa Kollovari Meta?Monika dhe Iliri jeton me vjedhjet golopante te thesarit te shqiperise se per keto eshte akuzuar dhe cdo gje e bejne bashke dhe pergjegjesite dhe meritat I ndajne po bashke.Kane krijuar parti hajdute dhe me ate do te vazhdojne gjer sa te kapen e te denohen. Persa I perket zoteive te tyre si Mafia ata po perdorin me mjeshtri Lokalizmin e semure Skrapallinj qe votjne per ata gjithnje dhe nuk shikojne demtimet qe ky cift I ben shqiperise dhe ata qe e votojne kane qene Kapterrat e ushtrise se Enver Hoxhes qe jane shtuar si shushunjzat ne shqiperine e mesme duke e braktisur Skraparin.

  18. Ed tironci says:

    Bir selman i nenes…cte te qaj me pare..Smith nje force politike e rendesishme te kthehet …ne firme private…vetem te LSI..mund te ndodhte…monalisa dhe ilir topja e kane kthy LSI ne kete menyre…e te mendosh qe lir topen ne fakultet sia varte askerkush…SHQIPERI E SHQIPTAREVE…LSI E KUSAREVE…kur u zhviirgjeru ky topja e mori vesh gjithe fakulteti ekonomik dhe filoqyli!!

  19. ilir floriri says:

    ilir meta duhet te kerkoje ndjese perfushaten elektorale me lsi-ne, fushate e tipit fashisto-naziste, duke promendur gjak, duke u mburrur se eshte trim kupto trim budalle. presidenti, ne radhe te pare, duhet te kete mend. sa per mundje te beje ne kohen e lire, si gangster po shfaqen keto dite edhe petro vasili e sidoemos monika kryemadhe. lsi eshte ekip munje apo alternative, a duhet me shume me pase mend apo fizik. shqiperise I duhen mendje te medha e jo gangestere tipit mete,monika,petriti e luani. ne parlament e kishim mandatin e shkuar nje plak te rrjedhur. kujt I duhet tani ne parlamentin e ri nje plak I rrjedhur e I pjerdhur si petrit vasili.

  20. Denis says:

    Strukuni ju komentuesit se,
    “ka ardhur Ilir Meta me eskorten e tij
    tu tregoje vendin te gjithe zagareve”.
    dhe tund gishtin me qetesi dhe dashuri.

  21. rrumpalla says:

    Une e kam fiksim ate Kol Dervishin. E kam pa nje here duke lujt poker. kishte dore qeratai. Pse mos ta provojne nje here se mos e fuse ne poker LSI dhe e nxjerr ne qeveri !

  22. Emigranti says:

    Aq te etur jan per pushtet kjo race e f elliqur, qe ben cmos dhe i vun berlin P. Vasilit ne fushate. Vasili mbeti ne leter kryetar i LSI, se ne fakt se la te pipetinte gjekundi Meta.
    Esht e sakt qe Meta, veproi ne kundershtim me cdo etik, jo si president i zgjedhur, por sikur te ishte kryetar i LSI, duke u cirur e bertitur, sikur sishte ne bashkeqverisje per gati kater vjet me Ramen. Akoma me keq qe tani qe dolli ne opozit, akoma mban ministrat ne qevrin Rama. Beriste se dote dilte forc e par, por edhe e tret dolli me makinacjone. Dalja per dit ne fushate, te cirurat e bertiturat si i droguar, jo vetem qe se nderojn, por e injorojn, per shijen e hidhur qe la la, jo vetem brenda vendit, por edhe ne Evrop e me gjer. Per kete qendrim e veprim dote hy ne gines.
    Aq te etur jan per pushtet bur e grua keta soi, sa ska te treguar . U shuan femrat dhe meshkujt ne LSI, por rekomandojn per te zgjedhur Moniken, Po behen me keq nga koha e dulles dhe Nexhmie Hoxhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje