Kosovë/ Ish-deputetët i morën shtetit rreth gjysmë milioni euro për dy muaj

30 Qershor 2017, 09:28Rajoni TEMA

Edhe pse nuk janë më deputetë, ata vazhdojnë të marrin pagë. Vetëm për muajt maj dhe qershor, nga buxheti i shtetit janë shpenzuar mbi 400 mijë për paga për deputetët e Kuvendit të Kosovës, i shpërndarë më 10 maj. Qeveria në largim, Isa Mustafës më 10 maj u rrëzua kur ish-deputetët vendosën të votojnë pro mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicioni PDK-LDK. Pak orë më vonë, presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, nxori dekretin për ta shpërbërë Kuvendin. Por, kjo nuk ka qenë ndalesë që buxheti i Kosovës të shpenzojë mbi 250 mijë euro për të paguar tashmë ish-deputetët.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, përmes postës elektronike ka thënë për kallxo.com se janë 14 deputetë të cilët kanë realizuar të ardhura vetëm më 10 maj, për shkak se të njëjtit kanë realizuar të ardhura nga institucione tjera. “14 deputetë të Legjislaturës së pestë, në muajin maj 2017, kanë realizuar të ardhura vetëm deri më 10 maj 2017, meqë të njëjtit kanë realizuar të ardhura në institucione tjera. Shuma e përgjithshme e pagave për muajin maj dhe kompensimeve për muajin prill dhe maj 2017 (deri në datën e shpërbërjes së Kuvendit), kanë qenë në shumën prej 250,013.07€ neto”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa mëditjet për muajin maj kanë qenë në vlerën 2 mijë e 938 euro e 76 centë. Neni 14 i Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit specifikon që deputeti pas përfundimit të mandatit do e marrë pagën kalimtare, që do të thotë se deputeti do e marrë edhe për 12 muaj tjerë pagën. Sekretari i Kuvendit të Kosovës ka treguar se mbi 155 mijë euro janë shpenzuar në qershor për deputetët e Kuvendit të shpërndarë më 10 maj.

“106 deputetë të Legjislaturës së pestë kanë realizuar të ardhurat e muajit qershor 2017. Shpenzimet e pagave për muajin qershor 2017 janë në shumë prej 155,390.91€ neto”, ka thënë sekretari i Kuvendit. Kjo i bie që buxheti i Kosovës ka shpenzuar 1,465 euro për një ish-deputet. Të gjithë ish-deputetët që nuk do të rizgjidhen ose që nuk do të punojnë në ndonjë institucion publik do vazhdojnë ta marrin pagën mujore prej 1 mijë e 465 euro për 12 muaj rresht. Ish-deputetët gjatë qershorit nuk kanë marrë mëditje nga Kuvendi i Kosovës. Emisioni “Jeta në Kosovë” kishte pyetur disa deputetë se sa është paga e tyre dhe askush nuk kishte dhënë shifrën e njëjtë me tjetrin dhe ka pasur prej tyre që nuk e ka ditur fare se sa është paga e tyre./kallxo.com

1 komente në “Kosovë/ Ish-deputetët i morën shtetit rreth gjysmë milioni euro për dy muaj”

  1. goni says:

    Shkruaj nje koment dhe edhe sot te ndigjojne per rastin e Kosoves.Korrupsioni nuk eshte problemi kryesor ne Kosove!Ne Kosove problemi qendron tek lufta per Pushtet,Njerezit qe dhane jeten per Kosoven gjinden te rrethuar,nga bashkepunetoret e Serbosllaveve,dhe kushdo tjeter qe i mbeshtet!Heronjet e Popullit Shqiptare Bedri Shala,Muj Krasniqi,Bashkepunetoret e Heroit Adem Jashari,them Heroit,dhe jo Komandantit legjendare,per te mos hiperbolizuar,vepren e Tije sepse qdo teprim eshte i tepert,dhe demton jo vetem Familjen Jasharipor edhe Popullin E Kosoves!Ngalja e thikes pas shpine te Shqiptareve te vertete,,te Cilet nuk kursyen jeten per Kosoven,nuk do te kaloje pa ndeshkim!Dhe tash po hap zemren,Erdogan,i Cili i dha mbeshtetje Vllehut Rama,gabon ne menyre hiperbolike,dhe qdo ndeshkim i pasardhesve te Shalajve dhe te Krasniqeve ne Turqi do te ndez zjarr Turqine!Shqiptaret e vertete nuk i perkulen Erdogan,dhe sahanlepirsit qe ka rreth veti nuk perfaqesojne Shqiptarine.Erdogan do te shkoje me turp nga froni,dhe do te hyje ne histori si i pari Turk qe tradhtoj Shqiptaret e vertete.Nuk mund te mposhten Pasardhesit e Shalajve e te Krasniqeve, Erdogan te heqe dore nga loja me dy porta,dhe te ndaj Pushtetin,sepse nuk mund te vrasesh mesuesin,per ti dhene nxenesit te shitur drejtimin e Shtetit!Ndjekjet kunder Shqiptareve ne Turqi,te Cilet nuk shiten e nuk blihen,do te hyjne ne Histori.Era Erdogan eshte drejt fundit,dhe ju lutem mos i zini ne goje Iliret,se Iliret e Vertete,jan pasardhesoit e Shalajve e te Krasniqeve,sepse pikerisht aty eshte ,ishte dhe do te jete zemra e Ilirve te vertete!I bej thirrje gjith Popullit Shqiptare ne krejt Boten,te mos shkojne pas asnje Lideri,por te shkojne pas Liderve te vertete Shqipetare,te Cilet nuk mposhten,,dhe qdo perpjekje e kujdo kjofte ,le te jete Amerika,India,Kina,Izraeli,do te deshtoje.Bota po dridhet,dhe do te vazhdoje te dridhet,deri sa te vihet ne vend drejtesia,dhe kerkoj nga Indija,dhe Izraeli heqjen dore nga perpjekjet per nenshtrimin e Shqitareve te Vertete,sepse mund te shuash ket vater drejtesije,ne teori,por kjo eshte vetem teori,Bota eshte e madhe,dhe fatmiresisht Bota rrotullohet.Pse e them kete,sepse goditja vetem ne nje krah,qe po ta vesh ne Kandare,eshte me me pak gabime ,eshte e pa deshiruar,dhe sjell Konflikte,qe nuk mund te shmangen!Amerika(Amerika udhehiqet ne menyre latente nga Indjanet,dhe Jahudite,dhe Trump eshte vetem nje Figure,qe po ta pyesish tash me siguri mendon se kam gabuar qe pranova Postin,dhe nuk kish aftesite per tju shmangur zgjedhjes si President,sepse vete Sistemi Amerikan prodhon konfliktin!) dhe Indija nuk jan Zoti .Qe nga Themelimi i Amerikes,si Shtet i Pavarur mbi dhe Bota ka bere gabime te llahtareshme,dhe drejt ksaj rruge po shkon Indija me shpejtesi te jashtezakonshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje