“LSI forcë e parë”, reagon për herë të parë Ilir Meta: Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit

Presidenti i zgjedhur, ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Meta dhe deputeti i LSI-së Lefter Koka kanë falënderuar votuesit e LSI-së në Durrës.

Ndërkaq, presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 qershorit.

Mirënjohës të gjithë votuesve të LSI në Durrës e Shqipëri.

Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit.

Votuesit heroikë të LSI shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Krenar që kam punuar me ju”, iu është drejtuar kreu i Kuvendit votuesve durrsakë.

LSI arriti të merrte 2 deputetë në Durrës, Nora Malajn dhe Lefter Kokën, PS mori 8 mandate dhe PD-4 mandate.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...