Ministrat e PD miratojnë tarifat e përmbarimit dhe të shitjes së pronave në ankand, direkt duar tek lekët…!

Dy ministrat teknikë të partisë Demokratike përkatësisht i drejtësisë Gazment Bardhi dhe e Financave Hegla Vukaj tre ditë pas zgjedhjeve të 25 qershorit miratojnë tarifat e reja të shërbimit përmbarimorë privat.

Sipas udhëzimit këto tarifa janë tashmë të detyrueshme dhe duhet të aplikohen nga cdo përmbarues në dhënien e shëbimeve.

Referuar tabelës për shifrat e ekzekutimeve të detyrimeve nga 1 në 100.000 lekë përmbaruesi privat paguhet 15.000 lekë.

Nga 100.001 në 300.000 lekë tarifa që duhet paguar nga qytetarët është 22.000 lekë ndërsa për shifrat deri në 500.000 lekë kjo tarifë arrin në 30.000 lekë.

Për vlerat mbi 500.000 lekë aplikohet tarifa 10 % e shumës ndërsa duke u rritur shuma që duhet të ekzekutohet % e tarifës ulet deri në kufirin maksimal jo më shumë se 15 milion lekë për vlera mbi 90.000.000 lekë.

Dy ministrat teknik kanë miratuar dhe tarifat për shitjen e pronave në ankand ku përmbaruesi përfiton deri në 3 % të vlerës së objektit që shitet.

Udhëzimi mban numrin 385/7 dhe prej 28 qershor 2017 është në fuqi me firmën e dy ministrave teknik.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/tarifa-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/tarifa-1.jpg","attachment_id":"717056"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/tarifa-2-150x134.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/tarifa-2.jpg","attachment_id":"717058"},{"thumb":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ministrat-150x150.jpg","full":"http:\/\/Www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/ministrat.jpg","attachment_id":"717053"}]

2 komente në “Ministrat e PD miratojnë tarifat e përmbarimit dhe të shitjes së pronave në ankand, direkt duar tek lekët…!”

  1. Zigur Qarri says:

    Te gjith horra dolen,te gjith tek Leket e kan mendjen.Leket si ha as Qeni!
    Thone,se Leku ka hise me shpirtin.Fatos Nano dha bythen per te shpetuar shpirtin!!!
    Si nuk doli edhe nje i vetem i hajrit nga keto te PD-s more aman,perveç Olldashit?!
    Nje PD-ist i mire,eshte vetem nje PD-ist vdekur!!!
    Rrofte Partia,rrofte Skenderbeu Librazhdit,Taulant Palla!

  2. mirel says:

    Uau..jepini sa te mundeni.
    Ju ka dhene karta blanke kryeministri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *